Capture compelling video

EOS M6 Mark II

Shkrepni video tërheqëse

Shkrepni video krijuese duke përdorur të njëjtën kamerë që ju pëlqen për fotografi, duke realizuar filmime të pabesueshme në 4K, videointervale dhe efekte ngadalësimi. Qoftë nëse merreni me filmime të pavarura, krijoni përmbajtje për një videoblog apo blog të thjeshtë, apo thjesht ju pëlqen të filmoni familjen tuaj, "EOS M6 Mark II" do t'jua bëjë filmimet të duken profesionale falë teknologjisë së fokusimit "Dual Pixel CMOS AF" dhe ekranit me prekje që e bën fokusimin të lehtë, kinematografik dhe automatik.

Filloni të krijoni

Nëse jeni fillestar që synon të hedhë hapat e parë në fushën e videos, me një kamerë të vogël e praktike, funksioni "VideoSnapshot" do t'ju mundësojë hapin e parë në shkrepjen e videove krijuese duke kombinuar fragmente nga dita juaj dhe duke i kombinuar brenda kamerës që të mund t'i tregoni me lehtësi historitë e ndodhitë e udhëtimeve.

Fokuso si profesionist

Sistemi ynë me emër "Dual Pixel CMOS AF" mbulon thuajse të gjithë kuadrin dhe mund të gjurmojë me lehtësi subjektet në lëvizje përgjatë kuadrit – duke përfshirë edhe fytyrat – duke i mbajtur në fokus të mprehtë. Rregulloni shpejtësinë e fokusimit, për tranzicione të shtruara, dhe largojeni fokusin nga njëri subjekt tek tjetri me prekjen e ekranit të kamerës (ose nëpërmjet pajisjes tuaj inteligjente me aplikacionin "Canon Camera Connect").

Çiftojeni "EOS M6 Mark II" me një objektiv që përmban teknologjinë STM ose "Nano USM" për fokusim të shtruar e të pazëshëm që duket po aq profesional se ç'dhe tingëllon.

Zgjidhni pamjen tuaj

Shkrepni filmime 4K në 25/30 fps duke përdorur gjerësinë e plotë të sensorit të kamerës, për rezultate kinematografike që duken fantastike në televizorin tuaj të shtëpisë. Ose kaloni në modalitet "Full HD" për shpejtësi më të larta kuadrosh, duke përfshirë 50/60p, ose zgjidhni modalitetin e shpejtësisë së lartë të kuadrove prej 100/120 fps – ideal për efekt superngadalësimi.

Është gjithashtu e mundur të shkrepni drejt një regjistruesi të jashtëm duke përdorur daljen HDMI të kamerës.

sample beach volleyball

Kolona zanore që meritojnë filmat tuaj

Regjistroni zë që tingëllon po aq mirë sa ç'duken dhe filmat tuaj. Caktojeni nivelin e regjistrimit automatikisht ose manualisht dhe përdorni lidhjen e mikrofonit të jashtëm për ta regjistruar zërin teksa filmoni.

Shiheni lëvizjen në një botë ndryshe

Përveç filmimit të objekteve në lëvizje me ngadalësim në 120 fps, mund të shkrepni videointervale në 4K që shfaqin lëvizje në shkallë më të ngadalta kohore. Konfiguroni kamerën, përcaktoni intervalin midis pozave dhe sa kuadro duhen regjistruar, pastaj ejani sërish pak më vonë për të parë filmin mahnitës në 4K që krijon "EOS M6 Mark II".

Mund të pëlqeni gjithashtu