SOFTUERI
Maksimizoni produktivitetin e zyrës suaj dhe fokusohuni në detyra themelore të biznesit duke i zgjidhur në çast sfidat e menaxhimit të një flote.
iWEMC nga Canon ofron monitorim dhe zbulim të pajisjeve inteligjente dhe njëson detyrat për të përshpejtuar efikasitetin dhe për të kursyer në kosto.
iWEMC mund t'ju mbështetë me dukshmëri më të lartë dhe menaxhim të pajisjeve tuaja.
Mundësia për t'a përditësuar firmuerin e shumë pajisjeve njëherësh dhe për të kryer menaxhimin e versioneve të firmuerit. Kjo redukton punën manuale të përditësimeve individuale që mund të shpjerë drejt gabimeve, ndërsa e mban firmuerin rregullisht të përditësuar për të parandaluar vulnerabilitetet.
Përdoruesit mund të gjejnë informacion për printimet nga pajisjet e lidhura në rrjet, duke ofruar një raportim më efikas dhe të saktë për përdorimin e pajisjeve dhe menaxhimin e kostove.
Mundëson krijimin, shpërndarjen dhe gjetjen e listave të adresave në pajisjet e lidhura në rrjet, pa qenë nevoja për punën manuale të përditësimit të librave të adresave apo të përdoruesve nëpër pajisje të ndryshme.
Përdoruesit mund të sigurojnë instalim dhe përditësime të vazhdueshme të aplikacioneve të ndryshme përmes menaxhimit të centralizuar.
Ofruesi i shërbimit mund ta menaxhojë të centralizuar informacionin e konfigurimit të pajisjeve, duke përfshirë instalimin e përditësimeve të cilësimeve të pajisjeve të ndryshme nga distanca, duke liruar kohë për departamentin IT.
Aplikacioni njofton administratorët për ndryshimet në statusin e pajisjeve përmes emailit, u mundëson përdoruesve të monitorojnë pajisjet në kohë reale dhe ndihmon në zgjidhjen e menjëhershëm të gabimeve.
Lidhur me statusin e pajisjeve dhe monitorimin, k funksion i mundëson përdoruesit të zbulojë pajisjet nga një pikë qendrore dhe të konfigurojë informacionin bazë. Kjo redukton bashkëveprimin fizik dhe kursen kohë.
Paneli ofron një përditësim 360-gradësh të statusit të flotës me një shikim të shpejtë dhe mundëson personalizimin e cilësimeve sipas nevojave të biznesit.
Përdoruesit kanë mundësinë të shtojnë ose heqin çelësa pajisjeje dhe certifikata CA.
Monitorimi i vlerave të konfigurimit të pajisjeve dhe regjistrimi i ndryshimeve të zbuluara thjeshtohet me këtë funksion.
Zbuloni produktet dhe zgjidhjet më të fundit për të ndihmuar në suksesin e biznesit tuaj.
Shërbimet
ZGJIDHJA
Mësoni se si zgjidhjet e Canon mund t'ju ndihmojnë në transformimin digjital.