PROGRAM

eMaintenance

Shpenzoni më shumë kohë në aktivitetet bazë të organizatës suaj duke ia kaluar programit eMaintenance kujdesin e menaxhim-administrimit të të gjitha pajisjeve tuaja Canon MFP dhe SFP të lidhura në rrjet. Ky program diagnostik monitorimi në distancë automatizon proceset për të maksimizuar produktivitetin, efikasitetin dhe sigurinë, ndërsa minimizon përpjekjet për ju.
Kërkoni informacione
Work professional using Hybrid working as-a-service model

EMAINTENANCE

Menaxhim pajisjesh, pa telashe

eMaintenance merret me detyrat që ju marrin kohë në lidhje me menaxhim-administrimin e pajisjeve. Lexime të automatizuara të matësve, diagnostikim në distancë, njoftime çasti për veprimet, menaxhim i përmirësuar i pjesëve të konsumit dhe instalimi i njësuar i pajisjeve, të gjitha e ndihmojnë biznesin tuaj të bëhet më efikas.
Shkarkoni broshurën

Përfitimet kryesore

Si program shërbimi monitorimi pajisjesh nga distanca, eMaintenance merret me një listë kontrolli detyrash menaxhim-administrimi me ndërhyrje apo përpjekje minimale nga përdoruesi.

  • Pakësoni administrimin me lexime të automatizuara të matësve

    Nuk ka nevojë të vlerësoni leximet mujore.

  • Maksimizoni kohën e punës pa ndërprerje falë diagnostikimit nga distanca

    Defektet dhe alarmet zbulohen automatikisht.

  • Përmirësoni efikasitetin me njoftime çasti për veprimet

    Përditësohuni rreth rendimentit të pajisjes suaj.

  • Menaxhimi i pjesëve të konsumit merret me riporositjet

    Nivelet e ulëta të tonerit vlerësohen dhe marrin zgjidhje.

  • Monitoroni profilet e përdorimit për instalim të përmirësuar të pajisjeve

    Monitoroni nga distanca statusin, ngarkesën e punës dhe mënyrat e përdorimit.

Automatizoni proceset e menaxhimit për t'ju dhënë më shumë kohë

eMaintenance automatizon proceset e menaxhimit të pajisjeve tuaja të lidhura në rrjet, ndërsa ndjek protokolle të rrepta sigurie, duke ju dhënë më shumë kohë për t'u marrë me aktivitetet thelbësore.

Nuk ka nevojë të regjistroni matjet mujore apo të përdorni vlerësime, as ta hapni manualisht statusin, fluksin e punës dhe format e përdorimit të pajisjeve – gjithçka organizohet automatikisht me transferim të sigurt të të dhënave.

Optimizim pajisjesh për më shumë kohë pune pa ndërprerje

Programi është projektuar për të maksimizuar rendimentin e pajisjeve tuaja dhe për të ulur kostot e mirëmbajtjes.

Njoftimet e veprimeve dërgohen në çast, duke ju mbajtur të përditësuar, ndërsa Canon ose ofruesi i shërbimit sinjalizohet automatikisht për defektet për t'u dhënë zgjidhje të shpejtë.

Ai vlerëson gjithashtu nivelet e tonerit dhe kryen automatikisht porosi për të reja kur nevojitet, që të keni gjithnjë mjaftueshëm pa qenë nevoja t'i bëni kapicë.

  • Diagnostikim automatik në distancë

    Diagnostikimi në distancë nga Canon monitoron defektet dhe alarmet dhe informon automatikisht ofruesin tuaj për zgjidhje të shpejtë.

  • Porositje pjesësh konsumi në kohën e duhur

    Sistemi eMaintenance monitoron nivelet e tonerit dhe kryen porosi tek ofruesi i shërbimit kur ju nevojiten të reja.

  • Nuk ka më lexime mujore të matësve

    Nuk ka nevojë të kryeni lexime me matje apo të korrigjoni vlerësime të gabuara. eMaintenance regjistron automatikisht të dhëna të sakta.

  • Përditësime automatike të printerit me orar

    Përfitoni nga përditësimet automatike të firmuerit për pajisjet imageRUNNER ADVANCE.

Produkte dhe zgjidhje të ngjashme

Eksploroni programe, produkte dhe zgjidhje të tjera të Canon, të projektuara për t'i bërë flukset tuaja të punës më produktive, efikase dhe të sigurta.

Eksploroni më tej

JU DUHET NDIHMË?

Dëshironi të dini më shumë rreth eMaintenance?