Canon imagePRESS V1000
Funksion robust dhe teknologji novatore e paketuar në një presë digjitale me ngjyra dhe që kursen hapësirë.
Amplifikoni përfitimin nga sistemi juaj i printimit volummesëm
Rrokni shansin për t'iu përgjigjur kërkesave më të gjera të klientelës me mendim të modernizuar. imagePRESS V1000 është ngritur mbi një platformë me teknologji të qëndrueshme, duke shfrytëzuar risinë dhe automatizimin për të prodhuar një larmi të gjerë zbatimesh në madhësi, lloje dhe pesha të ndryshme materialesh – të gjitha me shpejtësi.
Ruani rendimentin maksimal
Printim i shpejtë, vetëdyanësh, si dhe njësi e integruar ftohëse për të reduktuar shpeshtësinë e rregullimit të temperaturës për çdo fletë, realizim produktiviteti të lartë për një larmi pune printimi duke ruajtur të njëjtën shpejtësi në të gjitha peshat e materialeve.
Diversifikoni gamën e zbatimeve
Opsionet e produktivitetit novator përmirësojnë tashmë kapacitetet e zgjeruara të përdorimit të materialeve duke prodhuar një gamë zbatimesh, duke përfshirë broshura, kartolina, afishe dhe zarfe. Zgjeroni kanalet e fitimeve duke printuar në materiale 52-400gsm, sintetike dhe me reliev.
Kurseni hapësirë me modelimin kompakt
Projektuar për të përmirësuar prakticitetin e punëve të përditshme, imagePRESS V1000 ka përmasa të vogla, sipërfaqe të sipërme të rrafshët dhe panel magnetik për funksionim optimal.
Automatizoni proceset e rregullimit të ngjyrave
Kurseni në kohë dhe kosto pune me teknologjinë e integruar të menaxhimit të ngjyrave që përdor një sensor linje për të kryer kalibrimin e DFE, krijimin e profileve dhe verifikimin.
Printoni çdo herë me cilësi të jashtëzakonshme
Regjistrimi para-mbrapa dhe tonaliteti i ngjyrave rregullohen automatikisht gjatë printimit, duke garantuar saktësi fikse dhe njëtrajtësi të ngjyrave në çdo faqe.
Përmirësoni efikasitetin në punë me njohuri mbi rendimentin
PRISMAsync e përditësuar dhe hardueri e softueri i kontrollorit Fiery kombinuar me PRISMA Tools me bazë reje kompjuterike, ofrojnë përmbledhje në kohë reale, menaxhim nga distanca, mbledhje të dhënash dhe cikle të njësuara pune për t'ju ndihmuar të menaxhoni kostot dhe të maksimizoni produktivitetin në printim.
Shkarkoni përmbajtjen
Eksploroni se si mund t'i ndihmojë Canon imagePRESS V1000 ofruesit e shërbimeve të printimit dhe klientët e brendshëm për të shfrytëzuar shanse të reja fitimesh.
Skeda e të dhënave teknike dhe e konfigurimit
Shikoni specifikimet e plota teknike të Canon imagePRESS V1000.
Specifikimet
-
Printim, kopjim, skanim
-
Presë me ngjyra, digjitale, A3, me letër të prerë
-
Printim vetëdyanësh për letër 1,300mm
-
Mbështetje peshe materiali deri në 400gsm
-
Hyrje e re me vakuum për futjen e letrës
-
Kapaciteti i letrës deri në 11,100 fletë
-
Shpejtësi printimi 100ppm
-
Rezolucioni i printimit 2,400 x 2,400
-
Opsione finicioni palësh të treta
-
Shpejtësi skanimi 270ipm (A4 me ngjyra)
-
Energy Star
Opsionet e përfundimit
Kthejeni printerin tuaj në një sistem të plotë prodhimi me gamën tonë të zgjidhjeve opsionale të finicionit brenda linjës.