Teknologjia e Canon e përgatitur për të mundësuar operacione më të qëndrueshme
Shqetësimi kryesor i shumë bizneseve në lidhje me qëndrueshmërinë është realizimi i një efikasiteti energjetik më të lartë dhe ne bashkëpunojmë nga afër me klientët dhe partnerët tanë për t’i ndihmuar t’i arrijnë këto synime.
Teknologjia e printimit ecën me ritme të larta dhe zhvillohet shpejt dhe, për rrjedhojë, është e rëndësishme që ofruesit PSP t’i eksplorojnë investimet e reja në mënyrë të plotë, nga kostot operative fillestare dhe afatgjata e deri te mënyra se si teknologjia mund të përmirësojë performancën e tyre mjedisore në përgjithësi.
Gjithashtu, ne i projektojmë dhe prodhojmë produktet tona me qëndrueshmërinë në mendje që nga fazat më të hershme të projektimit, duke u përpjekur në mënyrë të vazhdueshme që të përmirësojmë produktet tona dhe performancën e tyre mjedisore. Për shembull, imagePRESS V900 përdor 7,5% më pak energji se modeli i tij pararendës dhe në “modalitetin e gatishmërisë” printerët ColorWave aktualë përdorin 22% më pak energji krahasuar me ata të gjeneratës së 1-rë.
Nëpërmjet forcimit të kërkimit dhe zhvillimit, ne gjithashtu vazhdojmë të përmirësojmë performancën e përgjithshme të printerëve tanë dhe të reduktojmë kostot, duke menduar me kujdes për të gjitha aspektet e portofolit tonë, përfshirë pjesët harduerike, softuerët dhe pjesët e konsumit.
Gama e printerëve imagePROGRAF me format të madh gjenerojnë një sërë përfitimesh të qëndrueshmërisë, duke përfshirë paketimin i cili është pa shkumë polistireni të zgjeruar (EPS), me depozita boje 100% të zbrazura dhe zero mbetje 3. Modelet përmbajnë një depozitë boje me ndërrim pa fikje dhe një nëndepozitë boje rezervë, që lejojnë vazhdimësinë e printimit edhe gjatë zëvendësimit të depozitës së bojës; kjo ndihmon në kursimin e energjisë dhe ruajtjen e produktivitetit.
Teknologjia “UVgel” gjithashtu përdor 50% më pak energji krahasuar me teknologjitë e mëparshme, ndërkohë që teknologjia “VariaDot” në printerët Arizona përdor deri në 50% më pak bojë sesa printerët me shtrat të sheshtë me gjashtë ngjyra, me pika fikse.
Megjithatë, pjesët harduerike dhe të konsumit nuk janë të vetmet që mund të ndihmojnë në mbështetjen e synimeve mjedisore të ofruesve PSP. Paketa PRISMA e zgjidhjeve softuerike i ndihmon klientët t’i optimizojnë ciklet e punës, duke përmirësuar përdorimin e energjisë dhe reduktuar ndërprerjen e punës. Edhe përdorimi i materialeve dhe bojës/tonerit në të gjithë flotën tonë është reduktuar falë gabimeve më të pakta në punët e printimit dhe përditësimeve në kohë reale të statusit të çdo printeri brenda një flote.