ZGJIDHJE PËR PRODHIMIN E VIDEOVE PËR KORPORATA

Dëshironi të rrisni nivelin e përmbajtjeve për korporata me më pak burime? Jeni në vendin e duhur. Ne kemi kompletin që ju duhet për të ndërtuar një studio për korporata brenda kompanisë që sjell efikasitet dhe ndikim të dukshëm në biznes.

Spikatja e thjeshtuar

Canon mban biznesin në punë, falë cilësisë së spikatur të imazhit, fleksibilitetit të produkteve dhe dizajnit intuitiv. Pavarësisht sektorit, zbuloni vlerën e plotë të teknologjisë së imazhit për bizneset e të gjitha formave dhe madhësive.

Prodhoni më shumë, paguani më pak

Zgjidhjet me kosto të ulët të Canon rrisin kthimin e investimit për biznesin tuaj. Maksimizoni kompletin tuaj ndërsa ulni kostot e palëve të treta dhe kryeni dorëzime më të shpejta.

Shiko ndryshimin

Krijoni lidhje më të thella në çdo pikë kontakti me cilësinë e imazhit kinematografik dhe shkencën unike të ngjyrave të Canon. Përmbajtja cilësore kërkon vëmendje.

Krijoni me lehtësi

Kushdo me pak njohuri teknike mund të krijojë video me cilësi të lartë në majë të gishtave, falë komandave të thjeshta në përdorim të Canon.

Rrisni ose zvogëloni prodhimin

Paketa jonë e pakrahasueshme e produkteve për fotografi, video dhe transmetim mbështet të gjitha proceset e punës, duke siguruar zgjidhje të personalizuara për nevojat tuaja brenda kompanive.

Kërkesa në rritje për studiot për korporata brenda kompanisë

Ndaloni së ndjekuri pas të tjerët. Qëndroni një hap para me tendencat e reja mbi të ardhmen e prodhimit të videove brenda kompanisë, përfshirë kamerat më të mira për përmbajtje për korporata, me ekspertin e studiove Marc Hak.
Kërkesa në rritje për studiot për korporata brenda kompanisë

Ndërtoni konfigurimin tuaj ideal brenda kompanisë

Nga konfigurimet virtuale më të avancuara te studiot klasike të fotografive dhe aktiviteteve të drejtpërdrejta, ne ofrojmë të gjitha zgjidhjet, në ambiente të brendshme dhe të jashtme, për të cilat biznesi juaj ka nevojë.

STUDIO VIRTUALE

Një nga llojet më fleksible të konfigurimeve të studiove, studioja virtuale ofron një gamë të gjerë mundësish për krijimin e përmbajtjeve, nga fushatat e marketingut te komunikimet korporative, demonstrimet e produkteve dhe tutorialet, deri te seminaret nga interneti dhe transmetimet e drejtpërdrejta.

STUDIO PODCAST-i

Filmoni podcast-et tuaja, dyfishoni sasinë e materialeve kreative dhe tërhiqni më shumë vëmendje në platformat e ndryshme sociale. Studiot e podcast-eve ofrojnë mundësi për prodhimin e përmbajtjeve episodike të marketingut, si dhe intervista për korporata. Kamerat PTZ dhe kinokamerat përshtaten më mënyrë të përsosur këtu.

STUDIO ME DISA KAMERA

Për të përfituar më shumë nga përmbajtja juaj për korporata, studiot me disa kamera që përdorin kamerat PTZ janë një mënyrë ekonomike për të ecur përpara, duke mundësuar një qasje fleksible në kapjen e përmbajtjeve. Të ngjashme me studiot virtuale, videokamera, PTZ, kinokamera dhe kamera hibride, janë të gjitha të përshtatshme për këtë konfigurim.

STUDIO FOTOGRAFIKE

Për të gjitha nevojat tuaja të fotografisë, studioja klasike fotografike është zgjedhja e përsosur, së bashku me gamën e plotë të kamerave hibride ose fotografike të Canon.

NË TERREN

Nga kinokamerat dhe kamerat hibride te videokamerat, Canon ofron një sërë zgjidhjesh portative që janë të përshtatshme për të shkrepur në ambiente të jashtme. Këto mund të jenë lajme, reportazhe, dokumentarë ose përmbajtje editoriale, ku vetë vendndodhja është thelbësore për narracionin.

AKTIVITETET ME TRANSMETIM TË DREJTPËRDREJTË

Nëse kapni shumë aktivitete të drejtpërdrejta në hapësira të mëdha, atëherë zgjedhja jonë e kamerave PTZ është një opsion fantastik. Me mundësinë e automatizimit dhe transmetimit të drejtpërdrejtë, kamerat tona PTZ lidhen lehtësisht me një kontrollues dhe mund të përdoren nga vetëm një operator.

VIDEOKONFERENCA

Regjistrimi i konferencave është një rast përdorimi i zakonshëm për bizneset, pasi kompanitë synojnë të mbajnë lidhjen me punonjësit në distancë. Kamerat tona PTZ i shndërrojnë takimet e biznesit në transmetime të drejtpërdrejta, duke zgjeruar menjëherë shtrirjen e tyre në mbarë botën.

Cilat janë kamerat më të mira për përmbajtje për korporata?

Paketa e produkteve Canon është më e mira në treg. Pavarësisht nëse kërkoni kamera PTZ, Cinema ose EOS R, gama jonë gjithëpërfshirëse ofron një zgjidhje për çdo lloj konfigurimi.

Sistemi Canon EOS R

Kompakte, peshëlehta dhe të vogla, kamerat tona pa pasqyra dhe me objektiva të ndërrueshëm, përmbledhin optimumin e modeleve kompakte dhe DSLR të "Canon" për të sjellë foto e filma në cilësi mahnitëse. Ato luhaten nga modelet APS-C me objektiva më të vegjël, deri te modelet e fuqishme ku krijimtaria u qëndron në themel.

Mësoni më shumë

Kamerat Canon PTZ

Një gamë kamerash distance 4K me panoramim-anim-zmadhim (PTZ), me cilësi të jashtëzakonshme figure dhe komandim preciz, të krijuara për t'u përshtatur me një larmi produksionesh dhe zbatimesh.

Mësoni më shumë

Kamerat Cinema EOS

Cilësi imazhi e jashtëzakonshme, kontroll krijues i pakufi.

Mësoni më shumë

Nxitje për rritjen e bizneseve

Ne kemi kamerat më të mira për bizneset, me cilësi të imazhit në 4K dhe fokus automatik të jashtëzakonshëm. Zbuloni se si zgjidhet e Canon thjeshtojnë prodhimin e përmbajtjes në praktikë çdo ditë.

Rritja e besimit në treg për Raiffeisen

Zbuloni se si kamerat PTZ dhe videokamerat e Canon kanë ndihmuar Raiffeisen Capital Management të përmirësojë cilësinë dhe sasinë e prodhimeve të tyre.

Si u bënë ekspertët e kulinarisë të Miele-s krijues të fuqizuar nga Canon-i

Mësoni se si gjiganti i pajisjeve të kuzhinës, Miele, po i shndërron shefat e vet në krijues kursimtarë, falë zgjidhjeve të Canon-it, të ideuara posaçërisht për studion e tyre.

Potenciali i përmbajtjeve tuaja nuk do të realizohet kurrë plotësisht nëse nuk filmohet dhe ne mbështetemi tërësisht te Canon për të gjitha kamerat tona te [Diary of a CEO]

Pyetje të shpeshta përmbajtjeje për korporata

  • Pse duhet ta kaloj krijimin e përmbajtjes brenda kompanisë?

    Kalimi i përmbajtjes brenda kompanisë i jep biznesit tuaj më shumë kontroll, qëndrueshmëri dhe kursim. Me mjetet e duhura, ekipi juaj mund të prodhojë sipas kërkesës përmbajtje fotografish dhe videosh me cilësi të lartë, pa pritur për agjenci të jashtme ose profesionistë të lirë.

    Zgjidhjet novatore të imazherisë nga Canon janë krijuar për të fuqizuar bizneset e çdo madhësie, nga departamentet e marketingut deri tek ekipet e komunikimit të brendshëm, duke ofruar mjete që thjeshtojnë prodhimin profesional të përmbajtjeve.

  • Cilat kamera do të ishin ideale për prodhimin e përmbajtjeve të mia?

    Nga kamerat PTZ te ato hibride, Canon ofron një gamë të gjerë kamerash profesionale të përshtatura për nevoja të ndryshme biznesi, pavarësisht nëse jeni duke filmuar përmbajtje për media sociale, transmetime të drejtpërdrejta apo jeni duke krijuar video trajnimi të brendshëm. Për të zbuluar se çfarë është më e mira për ju, bisedoni me një ekspert të Canon.

  • Pse duhet të zgjedh Canon për këtë?

    Një nga markat më të njohura, Canon gëzon besimin në mbarë botën nga mijëra kompani që e shfrytëzojnë krijimin e përmbajtjeve për korporata si pjesë e komunikimeve të tyre vizuale. Cilësinë e imazhit dhe shkenca e ngjyrave, të mbështetura mbi dekada përsosmërie optike, shoqërohen me zgjidhje të besueshme e të lehta për t'u përdorur. Ne fokusohemi te dallueshmëria e thjeshtuar.

Artikuj të ngjashëm

Përmbajtje që spikat për korporatat, tashmë më thjesht

Krijoni në studio përmbajtje të veçantë për korporatën me Canon. Zbuloni kamerat, objektivët dhe zgjidhjet për studio që e thjeshtojnë prodhimin e videove profesionale.

Miratuar nga Netflix: Kamerat Canon Cinema EOS

Me gjithnjë e më shumë kamera nga linja Cinema EOS që përfshihen në listën e miratuar nga Netflix, ne shohim se çfarë do të thotë për kineastët.

Zgjidhje imazherie të nivelit të lartë për arsimin

Që nga sallat e leksioneve deri te laboratorët, zbuloni se si teknologjia jonë më e fundit krijon një përvojë mësimore më të thelluar dhe gjithëpërfshirëse, kudo që studentët tuaj ndodhen.

Kamera për podcast-e me video që tërheqin vëmendje me përmbajtje të spikatura

Dëshironi ta çoni podcast-in tuaj me video në një nivel tjetër? Zbuloni se si kamerat dhe objektivat Canon i japin shfaqjes suaj një pamje kinematografike.

Përgatitja e cikleve të punës për të ardhmen me kamerat PTZ të Canon

Nga kamerat panoramim-anim-zmadhim te kontrolluesit, firmuerët dhe aplikacionet, eksploroni gamën e plotë të kamerave PTZ të Canon dhe kapacitetet e tyre.

Jini në avantazh

Regjistrohuni për lajme të fushës, ftesa në aktivitete, tendenca, publikime të produkteve dhe përditësime të firmuerit