Regjistrimi – Transmetim i drejtpërdrejtë dhe zgjidhje audiovizuale për korporata

Jepini jetë çdo momenti me detaje mbresëlënëse, kontroll të pandërprerë dhe fleksibilitet dinamik.

Regjistrohuni për të mësuar më shumë rreth kësaj dhe zgjidhjeve të tjera për biznesin.

REGJISTRONI AKTIVITETE TË DREJTPËRDREJTA

Nga eventet e rëndësishme të korporatës deri te leksionet e papërsëritshme universitare, produktet dhe teknologjitë e Canon ju lejojnë të regjistroni në mënyrë të besueshme dhe të ndani aksionin, kudo dhe kurdo që ndodh.

Regjistroni me vetëbesim

Mbajini pjesëmarrësit të angazhuar me pamje vibrante. Rendimenti i avancuar i Canon në dritë të paktë siguron që përmbajtja juaj të qëndrojë e mprehtë në mjedise të paparashikueshme.

Teknologjia novatore e thjeshtuar

Komandat miqësore për përdoruesin dhe modalitetet inteligjente të shkrepjes ju lejojnë të fokusoheni te idetë, dhe jo te barrierat teknike.

Zgjidhje të shkallëzueshme

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për evente me rrethin e ngushtë apo produksione në shkallë të gjerë, gama e produkteve dhe e teknologjive Canon mund të përshtatet me nevojat tuaja.

Cilësi koherente, gjithmonë

I projektuar për besueshmëri, Canon jep rezultate profesionale të cilave mund t’u besoni në të gjitha projektet, platformat dhe formatet.

ZGJIDHJET TONA TË REGJISTRIMIT

Kapacitete novatore dhe fleksibël për t’ju ndihmuar të regjistroni momentet e shpejta.

Transmetimi

Transmetoni leksione dhe takime me video dhe audio me qartësi absolute. Teknologjia e transmetimit të Canon siguron regjistrime të besueshme me cilësi të lartë për eventet e korporatave, për demonstrimet edukuese ose të klientëve.

Dokumentacion mjekësor

Kapni imazheri mjekësore të saktë dhe të detajuar falë sistemeve imazherike me precizion të Canon, duke mbështetur diagnostikimin, të dhënat e pacientëve dhe më shumë.

Shërbime fotografike

Nga printimi në vend deri te portretet profesionale, zgjidhjet e shërbimit fotografik Canon ofrojnë cilësi të lartë, rezultate të menjëhershme që përmirësojnë përvojat e klientit.

Funksionet biometrike

Garantoni verifikim të sigurt dhe të saktë të identitetit falë imazherisë biometrike të Canon, projektuar për pasaporta, kontrollin e përdorimit dhe dokumentacione qeveritare.

Dokumentimi i incidenteve dhe provave

Teknologjia imazherike e Canon siguron regjistrimin e saktë, me stampimin e datës dhe orës dhe rezolucion të lartë të incidenteve dhe provave, duke mbështetur pajtueshmërinë, hetimin dhe raportimin.

Fotokabinë

Regjistroni përvoja të paharrueshme përmes fotografive, Canon ka të gjithë komponentët për të cilët keni nevojë për të prodhuar fotokabina në shkallë.

Flisni me ekipin e Canon për mënyrën se si mund të vazhdoni të jeni konkurrues me zgjidhjet për biznesin, të personalizuara sipas nevojave tua.

Kompleti i zhvillimit softuerik EOS (SDK)

Mundësia për të integruar kontrollin e kamerës në programet kompjuterike të biznesit bën që kontrolli i kamerës dhe i printerit të menaxhohet automatikisht. Mësoni se si ky njësim i proceseve tërësore redukton kostot dhe kursen kohë.

SDK-ja konsistente e Canon ju lejon të personalizoni gamën tonë më të gjerë të produkteve për fotografi, video dhe printim, pavarësisht nëse sfida juaj e imazheve kërkon një zgjidhje të me kabllo ose me valë.

Regjistrimi në largësi

Kontrolloni kamerën tuaj kudo, nga kati i fabrikës deri jashtë në terren. Rregulloni cilësimet, shkrepni fotografi dhe automatizoni proceset e punës për të kursyer kohë dhe për të rritur efikasitetin.

MËSONI MË SHUMË

Monitorim me pamje të drejtpërdrejtë

Shikoni subjektin tuaj në kohë reale. Inkuadroni dhe fokusoni menjëherë pa qenë pas kamerës, duke siguruar saktësi çdo herë.

MËSONI MË SHUMË

Transferimi i imazheve

Kaloni fotografitë dhe videot e regjistruara menjëherë në kompjuterin ose aplikacionin tuaj. Njësoni rishikimin, përpunimin dhe ndarjen, duke reduktuar vonesat dhe hapat manuale.

MËSONI MË SHUMË

Cilësimet e kamerës

Rregulloni ekspozimin, fokusimin dhe balancimin e ndriçimit lehtësisht, duke ruajtur saktësinë dhe konsistencën në çdo shkrepje.

MËSONI MË SHUMË

Buletini – Fitoni avantazhin

Regjistrohuni për lajme të fushës, ftesa në aktivitete, tendenca, publikime të produkteve dhe përditësime të firmuerit