Aplikacioni
Shfrytëzoni fuqinë e 5G dhe ripërcaktoni proceset tuaja të punës me lidhje me valë, përmes një aplikacioni transferimi skedarësh për pajisjet portative që ju mundëson krijimin, modifikimin dhe shtimin e të dhënave IPTC në imazhe për etiketim dhe katalogim më të shpejtë kur jeni në terren.
Merrni avantazhin në proceset tuaja të punës dhe skedojini imazhet më shpejt përmes një aplikacioni që është krijuar me synim rendimentin. Shtojuni metadata imazheve përmes shkrimit apo asistencës zanore, konfiguroni protokolle FTP dhe shumë të tjera përmes këtij aplikacioni të Canon për pajisje portative me telefonin tuaj që mbështet 5G. Ju sjell nivele të reja dorëzimi – edhe kur jeni ende duke shkrepur.
Përdoreni aplikacionin për të shtuar metadata IPTC në imazhe para apo pas shkrepjes. Ngarkojeni kamerën me detaje të shkrepjes si p.sh. vendndodhjen, subjektin, aktivitetin dhe kamerën e përdorur për të kursyer kohë më pas.
Koha e shpenzuar përpara një shkrepjeje rrit efikasitetin në vijim, prandaj dhe aplikacioni ju lejon të shtoni automatikisht informacion dhe shënime zanore tek imazhet në çastin që shkrepen.
Përdoreni aplikacionin për të ruajtur deri në 20 adresa FTP, duke transferuar foto përmes telefonave që mbështesin Wi-Fi ose 5G; një zgjidhje ideale për fotografët profesionistë që janë në lëvizje.
Aplikacioni lejon lidhje me kabllo ose me valë për transferim të shpejtë dhe të qëndrueshëm imazhesh nga kamera drejt aplikacionit, përdorni lidhjen celulare ose Wi-Fi për të transmetuar imazhe drejt klientëve në çastin që i shkrepni.
Shikojini imazhet në aplikacion dhe dërgojini individualisht ose në grup përmes transferimit për shumë imazhe njëherësh. Pas dërgimit, miniaturat do të shënohet me simbolin e kryerjes për të treguar ngarkimin e suksesshëm.
Pritini dhe dërgojini imazhet, si dhe përdorini vlerësimin e mirënjohur me yje për të treguar preferencën, plus shtoni shënime zanore në pozat tuaja për informacion apo udhëzime specifike.
Regjistroni metadata përmes fushave të tekstit të aplikacionit
Ruani deri në 20 adresa individuale serverësh FTP
Lidhje përmes USB ose Wi-Fi
Dërgojini automatikisht imazhet gjatë shkrepjes
Shtoni shënime zanore në imazhet tuaja