Falsifikimet

Produktet e falsifikuara Canon janë më të vështira për t'u dalluar - dhe ndoshta më të rrezikshme - se sa mund të kishit menduar. Produktet e falsifikuara ose "të rreme" Canon mund të duken thuajse identike me produktet origjinale Canon, por nuk janë ashtu. Produktet Canon që falsifikohen zakonisht përfshijnë kutitë e bojës dhe tonerët, bateritë dhe karikuesit, si dhe aksesorët e kamerave.

Prodhimi, importimi ose shitja e një produkti të falsifikuar është një aktivitet kriminal. Canon punon me policinë, doganat dhe organizatat dhe autoritetet kundër falsifikimeve në Eeropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë (EMEA) për të penguar tregtinë e produkteve të falsifikuara Canon.

anti-counterfeit-awareness

Informacionet e mëposhtme do t'ju ndihmojnë të kuptoni rreziqet e përdorimit të produkteve të falsifikuara Canon, si t'i identifikoni ato dhe çfarë të bëni nëse e keni blerë një të tillë.

Rreziqet e përdorimit të produkteve të falsifikuara Canon

Siguria

Produktet e falsifikuara Canon nuk janë prodhuar dhe nuk janë testuar sipas standardeve të rrepta të cilësisë të produkteve origjinale Canon dhe mund të shkaktojnë dëmtime për ju ose produktin tuaj. Për shembull, bateritë e falsifikuara mund të lëshojnë nxehtësi të tepërt, të rrjedhin ose të shpërthejnë kur përdoren, duke shkaktuar dëmtime të rënda personale ose dëmtime të pariparueshme për produktin tuaj.


Cilësia

Bojërat dhe tonerët e falsifikuar të Canon mund të rrjedhin, të bllokojnë kokën e printerit ose të çojnë në turbullim dhe vijëzim të ngjyrave. Gjithashtu ka mundësi që kutitë e falsifikuara të bojës të ofrojnë shumë më pak kapacitet printimi se produktet origjinale. Kapaciteti i printimit të kutive të falsifikuara të bojës që Canon ka testuar variojnë nga 28% deri në 69% në krahasim me kutitë origjinale të bojës të Canon.


Mjedisi

Produktet origjinale Canon janë në përputhje me ligjet evropiane dhe ndërkombëtare, duke përfshirë direktivën WEEE, RoHS dhe rregulloren REACH. Produktet e falsifikuara ka shumë mundësi që të mos i respektojnë këto ligje dhe, për këtë arsye, të shkaktojnë një rrezik më të madh për mjedisin.

Si t'i identifikoni produktet e falsifikuara Canon

Kutitë e bojës, tonerët laser, tonerët e fotokopjeve, bateritë e kamerave dhe videokamerave Canon

Përfshihet një hologramë unike Canon në paketimin e të gjitha kutive origjinale të bojës1, tonerëve laser, tonerëtë fotokopjeve, baterive të kamerave dhe videokamerave Canon.


Holograma ka një veçori unike të ndryshimit të ngjyrës, e cila duket si ngjyrë floriri me shkëlqim kur shikohet nga para, por ndryshon në jeshile të errët me shkëlqim kur anohet horizontalisht. Nëse holograma është e rreme, ky ndryshim ngjyre nuk ndodh ose ndryshimi është shumë i vogël.

Hologram - Top and Bottom

Gjërat që duhet të kërkoni në produktet e falsifikuara

  • Hologramet e falsifikuara shpesh shfaqen në një mënyrë të çrregullt dhe duken të dëmtuara, të turbullta, në ngjyrë ose madhësi të gabuara.
  • Logot e Canon mbi paketimet e falsifikuara mund të jenë në ngjyrë, shkrim ose madhësi të gabuara.
  • Paketimi mund të duket sikur është vulosur përsëri, ripërdorur ose ngacmuar.
  • Paketimi mund të ketë gabime drejtshkrimore ose mungesë të shenjave të pikësimit.
  • Bëni kujdes nga shitësit me çmime jashtëzakonisht të ulëta.
  • Tregoni kujdes kur blini nga faqet e ankandeve në internet. Jo të gjitha produktet e blera nga këto faqe janë të falsifikuara, por falsifikuesit shpesh përdorin faqet e internetit të ankandeve për të shitur produkte të falsifikuara për shpejtësi, anonimitet dhe një mbulim global. Ne kemi marrë raporte të konfirmuara për produkte Speedlite të falsifikuara dhe bateri të falsifikuara për kamerat dixhitale dhe videokamerat e Canon që shiten nëpërmjet këtyre faqeve, kështu që jini të vëmendshëm kur përdorni faqet e internetit të ankandeve.

Çfarë të bëni nëse mendoni se keni blerë një produkt të falsifikuar

Nëse keni dyshime për vërtetësinë e një produkti të markës Canon që keni blerë, mos e përdorni atë dhe kontaktoni më mirë me një shitës të autorizuar të Canon ose na kontaktoni në ipr.info@canon-europe.com.

Fatkeqësisht, ne nuk mund të zëvendësojmë produktet e falsifikuara të markës Canon, por ne mund të arrijmë të konfirmojmë nëse një produkt është origjinal ose jo dhe të japim një njoftim me shkrim për vërtetësinë e produktit.

Për t'u siguruar që po blini vetëm produkte origjinale Canon, vizitoni faqen tonë Ku të blini për një listë jo shteruese të shitësve të autorizuar të produkteve Canon.

Mund të jeni të interesuar edhe për:

Fraudulent store warnings

Paralajmërimet për dyqanet mashtruese

Tregohuni të vëmendshëm kur blini produkte Canon në internet. Sigurohuni që po përdorni një nga dyqanet tona zyrtare të Canon. Mësoni se si t'i njihni ata këtu.

Fraudulent stores -Legal & compliance

Informacione ligjore dhe respektimi i rregulloreve

Ne veprojmë në përputhje me ligjet dhe rregulloret përkatëse në shumë vende ku ne veprojmë. Mësoni më shumë për respektimin e rregulloreve dhe deklaratat ligjore, pozicionet dhe udhëzimet tona këtu.

1 Paketimi evropian i tipit plastik të bojës ose paketat me shumë njësi mund të mos përfshijnë hologramën unike.