Printerë "MegaTank"

Canon PIXMA G5040

Zgjasni kohën e punës pa ndërprerje dhe shkurtoni kostot me anë të një printeri pa telashe, me kuti boje me rimbushje

  • Dorëzoni volume të larta

    Printoni deri në 18 000 faqe të zeza nga 3 shishe boje të zezë ose 7700 faqe nga kompleti i ngjyrave*. Shkurtoni ndërprerjet e punës me printimin 2-anësh automatik dhe me kapacitet 350-fletësh letre të thjeshtë.

  • Komoditet inteligjent

    Printoni me pajisjen tuaj inteligjente përmes aplikacionin "Canon PRINT" dhe lidhuni me renë kompjuterike duke përdorur "PIXMA Cloud Link", praktike për sipërmarrësi me ambiente shtëpie ose zyrash të vola.

  • Printim pa telashe

    Printoni thjesht me anë të "AirPrint (iOS)", "Mopria (Android)" ose "Windows 10 Mobile" dhe përfitoni lidhje të sigurta të shpejtësisë së lartë me rrjetin lokal nëpërmjet lidhjes "Ethernet".

  • Kontroll më i madh

    Merrni kontrollin përmes LCD mono me 2 rreshta dhe qëndroni një hap përpara me anë të diktimit të bojës. Bizneset me pika të ndryshme mund t'i monitorojnë në distancë nivelet e bojës, konsumin dhe statusin me anë të "Management Information Base (MIB)".

  • Rezultate profesionale

    Printoni tekst të qartë me bojë të zezë të dedikuar pigmenti dhe foto pa marzhe deri në A4 me bojëra të ndezura ngjyrash. Evitoni çdo telash me rimbushjet falë shisheve të bojës së përmirësuar pa telashe.

Specifikimet

  • Kuti boje të integruara

    4 kuti boje me rimbushje të rendimentit të lartë

  • Rendiment i lartë i faqeve

    Deri në 18 000 faqe nga 3 shishe të zeza ose 7700 faqe nga një komplet me bojëra me ngjyra*.

  • Kapacitet 350-fletësh

    Kapacitet i madh për letër të thjeshtë

  • Mundësi të plota lidhjeje

    Ethernet dhe Wi-Fi

  • Gati për celularë

    Merreni në kontroll të plotë me aplikacionin "Canon PRINT" (në "iOS" dhe "Android")

  • Cilësi maksimale, shpejtësi e lartë

    Printoni teksti të zi, të qartë dhe foto pa marzhe deri në madhësi A4

  • Komandim i thjeshtë

    Gëzoni përdorim dhe komandim të lehtë përmes LCD mono me 2 rreshta

  • Printim automatik 2-anësh

    Kurseni kohë me printim dyanësh automatik

Çfarë ka në kuti

Të gjitha mjetet që ju duhen për të filluar printimin e volumeve të larta me kosto më të ulëta pune.

  • Printer njëfunksional me kuti boje me rimbushje nga "Canon" – PIXMA G5040

  • 6 shishe boje të rendimentit të lartë (3 të zeza dhe 1 C/M/Y)

  • Kordoni elektrik

  • Disku CD-ROM i konfigurimit

  • Manualet dhe dokumentet e tjera

Merrni më shumë nga printeri juaj Canon.

Nga media sociale dhe printimi në renë kompjuterike e deri tek albumet e kolazheve dhe kartolinat me reliev. Eksploroni krijimtarinë tuaj me aplikacionin Canon Print dhe softuerin Creative Park.

Produktet e lidhura

  1. * Rendimenti i faqeve për shishen e bojës të përdorur për konfigurimin fillestar është më i ulët se shishja zëvendësuese, pasi një sasi e caktuar e bojës konsumohet për të mbushur kokën e printimit gjatë konfigurimit. Rendimenti i faqeve është vlera e llogaritur bazuar në metodën individuale të provës së "Canon" duke përdorur grafikun e ngjyrave ISO/IEC 24712 dhe simulimin e printimit të vazhduar me shishet zëvendësuese të bojës pas konfigurimit fillestar.
    Rendimentet e faqeve me bojë të bardhë dhe me ngjyra nuk duhet të kombinohen.
    Rendimenti i faqeve varion shumë në varësi të përmbajtjeve të printuara dhe faktorëve të tjerë.

    ** Matur me standardet ndërkombëtare, në modalitetin standard. Gjatë printimeve pasuese, printeri mund të ngadalësojë përdorimin për të parandaluar rritjen e temperaturës së brendshme.