Printerë "MegaTank"

Canon PIXMA G4400

Një printer i fuqishëm 4-në-1 që ofron kosto të ulëta në përdorim, kuti boje me rimbushje me rendiment të lartë dhe lidhjen me Wi-Fi dhe në renë kompjuterike.

  • Produktiviteti i fuqishëm

    Printer, fotokopje, skaner dhe faks që ofron printime me kosto të ulëta dhe veçori të fuqishme për administrimin e dokumenteve për në shtëpi dhe në zyrë.

  • Rendimente të pabesueshme të faqeve

    Printoni më shumë pa pasur nevojë të zëvendësoni bojërat me rendimentet e larta të faqeve. Me ngjyra: 7000 faqe. Me ngjyrë të zezë: 6000 faqe.*

  • Veçoritë e lidhjes Wi-Fi dhe të resë kompjuterike

    Lidhuni pa tela me pajisjet inteligjente për printime, skanime, dërgime faksesh dhe veçoritë e resë kompjuterike që ju lejojnë të punoni me shërbimet tuaja të preferuara të resë kompjuterike, si Google Drive dhe Dropbox.

  • Cilësi printimi e garantuar

    Siguroni dokumente teksti të qarta me ngjyra të zeza të thella dhe të plota. Bojërat e zeza dhe me ngjyra me pigment ju sigurojnë imazhe të gjalla dhe fotografi pa bordura, edhe në formatet katrore.

  • Veçori të përshtatshme

    Punoni me lehtësi për çdo detyrë me ekranin e qartë LCD me 2 linja dhe Furnizuesin automatik të dokumenteve (ADF) me 20 fletë për funksionet e shpejta të skanimit, kopjimit dhe dërgimit të fakseve.

Specifikimet

  • Printim dokumentesh dhe fotografish me volum të madh

  • Printim pa bordura

  • Kuti boje me rimbushje të drejtuara përpara

  • Lidhja Wi-Fi dhe në renë kompjuterike

  • 20-sheet Auto Document Feeder

  • Mbështetja për printimin 13x13 cm (5x5”)

  • Printimi/skanimi nga smartfonët dhe tabletët

  • Faks

Çfarë ka në kuti

  • PIXMA G4400

  • 4 shishe boje me rendiment të lartë

  • Kordoni elektrik

  • Paketa CD-ROM

  • Manualet

Aksesorët

Shishe boje standarde

  • GI-490

    I zi Kjo kuti boje e zezë me pigment 135 ml përdoret për të printuar dokumente në letër të thjeshtë dhe garanton tekst të qartë, të pastër dhe me jetëgjatësi të madhe.

  • GI-490

    E kaltër Kjo shishe boje të kaltër 70 ml përdoret për printimin e dokumenteve dhe fotografive me ngjyra.

  • GI-490

    E purpurt Kjo shishe boje të purpurt 70 ml përdoret për printimin e dokumenteve dhe fotografive me ngjyra.

  • GI-490

    E verdhë Kjo shishe boje të verdhë 70 ml përdoret për printimin e dokumenteve dhe fotografive me ngjyra.

Letra fotografike

  • LU-101

    Letër Fotografik Pro me Llustër Merrni printim fotografik me ngjyra të gjalla dhe monokrom mahnitës me Letrën Fotografike Pro me Llustër, një letër fotografik profesional me sipërfaqen me llustër për një pamje të laboratorisë fotografike tradicionale që cilën mund t'a krijoni në shtëpi.

  • PP-201

    Letër fotografike plus me shkëlqim II Letra Fotografike Plus me Shkëlqim II e Canon është letra fotografike e përsosur për prodhimin me cilësi të lartë me një mbështjellëse me shkëlqim. Ajo siguron veshjen e përsosur për fotografitë digitale dhe për të gjitha riprintimet tuaj.

  • SG-201

    Letër fotografike plus me gjysmë shkëlqim Letra Fotografike Plus me Gjysmë Shkëlqim e Canon është një letër me tekstuë sateni me sipërfaqen e një letre fotografike të vërtetë. Kjo letër me cilësi të lartë prodhon fotografi të shkëlqyera me shkëlqim të pakësuar, për një paraqitje më të butë.

  • GP-501

    Letër fotografike me shkëlqim për “përdorim të përditshëm” Letra fotografike me shkëlqim për printimin e fotografive të përditshme dhe riprintimeve me cilësine e laboratorit fotografik. Letra fotografike e "Përdorimit të Përditshëm" siguron një mënyrë ekonomike për të prodhuar fotografitë e pushimeve tuaj me shkëlqim në shtëpi.

  • MP-101

    Letër fotografike mat Letra Fotografike Mat prodhon fotografi, grafikë dhe tekst me cilësi të lartë, me një mbështjellëse mat. Gjithashtu e përshtatshme për përdorimet më krijues, të tillë si kartolina, pankarta dhe artin e letrës.

  • HR-101N

    Letër me rezolucion të lartë Profesional Kjo letër me veshje është krijuar për të prodhuar ngjyra të shkëlqyera dhe imazhe të mprehtë, të gjallë. Ideal për printimin e dokumenteve, tabelave dhe prezantimeve me cilësi të lartë që përmbajnë fotografi dhe grafikë.

Produktet përkatëse

  • Printerë "MegaTank"

    PIXMA G1400

    Printer fotografish dhe dokumentesh me një funksion të vetëm, kompakt dhe i besueshëm. Perfekt për printim në volume të mëdha.
  • Printerë "MegaTank"

    PIXMA G2400

    Model ultra i efektshëm, 3-në-1 i cili ofron cilësi imazhi mahnitëse dhe printim me kosto të efektshme.
  • Printerë "MegaTank"

    PIXMA G3400

    Printer dokumentesh dhe fotografish multifunksional me funksione WiFi dhe cloud. Ideal për përdorim në shtëpi ose zyrë.

Videoja e serisë PIXMA G

Shikoni se si printerët me bojë të vazhdueshme të Canon ju sigurojnë më shumë printime për më pak - pa kompromise.
  1. *Rendimenti i faqeve është vlera e llogaritur bazuar në metodën individuale të Canon për testimin duke përdorur grafikun ISO/IEC 24712 dhe simulimin e printimit të vazhdueshëm me shishet zëvendësuese të bojës pas konfigurimit fillestar. Rendimentet e faqeve nuk duhet të kombinohen.