Një printer i efektshëm multifunksional, me shishe boje me rendiment të lartë të cilat ju lejojnë të krijoni printime me kosto të ulët për dokumente dhe fotografi në shtëpi ose në zyrë.
Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon PIXMA G2400
Perfekt për t’u përdorur brenda shtëpisë, zyrës të shtëpisë dhe ambienteve të bizneseve të vogla, i përshtatshëm për çdo përdorues që ka nevojë për printime të dokumenteve të punës dhe fotografive. Pajisja jonë shumëfunksionale vjen me rendimente të pakrahasueshme të faqeve - me ngjyra: 7000 faqe, e zezë: 6000 faqe*, gjë që do të thotë se mund të arrini kursime të konsiderueshme me kostot e ulëta të printimit.
Përmirësoni cilësinë e printimeve tuaja me bojën tonë të zezë pigmenti dhe bojërat me ngjyra me cilësi të lartë për t’ju ndihmuar në krijimin e teksteve shumë të qarta dhe imazheve jashtëzakonisht të gjalla. Gjithashtu ju lejon të bëni printime pa bordura të fotografive 4 x 6” në rreth 60 sekonda.
PIXMA Seria G është bërë duke pasur fokus kryesor dizajnin, kutitë e bojës të vendosura përpara rimbushen lehtë duke e bërë të thjeshtë kontrollin e niveleve të bojës, duke garantuar që të mos mbeteni asnjëherë të papërgatitur. Ndërsa ndërtimet tona kompakte dhe elegante bëjnë të mundur integrimin e plotë në ambientin e një shtëpie/zyre.
Ne kemi punuar për të garantuar që sistemi ynë i printimit të mbetet i qëndrueshëm gjatë printimeve të volumit të madh përmes përmirësimeve në kokën e printimit FINE dhe në teknologji të cilat sigurojnë që të mos futet ajër në sistemin e tubave të bojës.
Ne besojmë se të gjithsecili duhet të jetë në gjendje të krijojë printime të bukura, me lehtësi. Integrimi i softuerit tonë ‘My Image Garden’ e bën të thjeshtë që të organizoni, radhitni dhe modifikoni fotografitë, në këtë mënyrë mund të bëni printimet që ju duhen.
*Rendimenti i faqeve është vlera e llogaritur bazuar në metodën individuale të Canon për testimin duke përdorur grafikun ISO/IEC 24712 dhe simulimin e printimit të vazhdueshëm me shishet zëvendësuese të bojës pas konfigurimit fillestar. Rendimentet e faqeve nuk duhet të kombinohen.
Zbuloni më shumë për Canon PIXMA G2400, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.
Printim pa bordura
Printim dokumentesh dhe fotografish me volum të madh
Bojë e zezë pigmenti dhe bojëra me ngjyra
Printim i fotografive me rezolucion të lartë
Softuer kreativ One Stop
Kuti boje që rimbushen lehtë
Printim i dokumenteve me tekst të qartë
Pikëza mikroskopike të bojës për printim të saktë