Canon MAXIFY MB2750 Series

Pajisja të-gjitha-në-një, e plotë për zyrën e shtëpisë.

Canon Camera

Përfitimet

  • Produktivitet real: 24 ipm në mono, 15,5 ipm me ngjyra
  • Lidhja me Wi-Fi dhe LAN për printimin dhe skanimin
  • Printoni nga shërbimet e resë kompjuterike dhe skanoni tek ato
  • Rendimentet e bojës me 1200 faqe mono dhe 900 faqe me ngjyra
  • Kapaciteti i lartë me 500 fletë dhe ADF me 50 fletë

Veçoritë e detajuara

Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon MAXIFY MB2750 Series

  • Për zyrat në shtëpi që kërkojnë produktivitet

    Një printer, skaner, fotokopje dhe faks me veçori të plota për zyrat në shtëpi. Me një kasetë të madhe me 500 fletë dhe një furnizues automatik të dokumenteve me 50 fletë, seria Canon MAXIFY MB2750 krijon printime të jashtëzakonshme me ngjyra të gjalla, të zezë të thellë dhe me dendësi të lartë dhe tekste të qarta me bojërat e saj DRHD rezistente ndaj fërkimit dhe shënimeve. Kjo cilësi nuk ndikon aspak te shpejtësia: printoni në A4 me një shpejtësi jashtëzakonisht të lartë me 24 ipm në mono dhe 15,5 ipm me ngjyra, ndërsa koha për nxjerrjen e faqes së parë (FPOT) është vetëm 6 sekonda.

  • Mbajini në minimum kostot e përdorimit

    Nga konsumi i ulët i energjisë me vetëm 0,2 kWh (TEC) e deri te fishekët e bojës me ngjyra me zëvendësim individual, kursimet kanë gjithmonë përparësi. Fishekët e bojës së zezë sigurojnë një rendiment ISO me 1200 faqe dhe ata me ngjyra 900 faqe. Paketa opsionale e shumëfishtë me 4 ngjyra përfshin një komplet të plotë të bojërave zëvendësuese për t'ju ofruar një vlerë edhe më të mirë.

  • I projektuar për produktivitetin

    Printimi në dy anë dhe mbështetja për një larmi madhësish dhe lloje të letrës, nga letra e thjeshtë A4 e deri tek etiketat, zarfet, letra fotografike si dhe kopjimi i katrave të identitetit me dy anë, e bën më të lehtë punën me aktivitetet e zakonshme të printimit në zyrë. Printimi, kopjimi, skanimi ose dërgimi i faksit është vetëm disa trokitje larg, me një ekran me prekje me ngjyra TFT 7,5 cm (3”) me reagim të lartë dhe një ndërfaqe përdoruesi të përmirësuar.

  • Gati për pajisjet celulare, për renë kompjuterike dhe për punë

    Mbështetja për Apple AirPrint (iOS), Mopria dhe aplikacionin Canon PRINT siguron printim dhe skanim të shpejtë e të lehtë nga pajisjet portative. Mund të printoni nga reja kompjuterike dhe të skanoni dhe t'i ruani dokumentet në shërbimet e resë kompjuterike. Shërbimet e mbështetura përfshijnë Google Drive, Dropbox, Evernote, OneNote, OneDrive dhe Concur. Modaliteti i integruar i Pikës së aksesit do të thotë se përdoruesit e pajisjeve inteligjente mund të lidhen me printerin pa një rrjet Wi-Fi.

  • Aftësitë e zgjeruara të monitorimit dhe të mirëmbajtjes

    Filtrimi i adresave IP bën të mundur opsionet e kufizimit të aksesit, duke iu dhënë leje vetëm disa përdoruesve të zgjedhur, ndërsa mbështetja e emailit me SMTP lejon përdorimin në mënyrë të sigurt të skanimit tek emaili. Një gamë e gjerë opsionesh të tjera i lejojnë administratorët e sistemit të konfigurojnë me lehtësi dhe me shpejtësi printerin dhe të kufizojnë veprime të caktuara, si p.sh. skanimi në USB.

  • Integrimi në rrjet

    Menaxherët e teknologjisë së informacionit dhe administratorët e sistemit do të vlerësojnë përputhshmërinë e Protokollit të menaxhimit të thjeshtë të rrjetit (SNMP) të serisë Canon MAXIFY MB2750, gjë që e bën më të lehtë menaxhimin dhe integrimin e pajisjes në rrjetet ekzistuese të zyrës. Protokolli SNMP bën mundur një gamë të gjerë funksionesh monitorimi të mirëmbajtjes, duke përfshirë nivelet e bojës, statusin e gabimeve dhe numërimet e faqeve.

Specifikimet

  • Printimi i parë për 6 sekonda

  • Kopjim automatik i shumë faqeve

  • Përdor dhe ndaj pa tela

  • Trajtim produktiv i letrës

  • Ekran me prekje 7,5 cm (3") i lehtë në përdorim

  • Ngarkon dokumente në shërbimet e resë kompjuterike

  • Gati për kompjuterët portativë (tablet) dhe telefonat e zgjuar

  • Bojëra efikase XL

Çfarë ka në kuti

  • MAXIFY MB2750 Series

  • Kabëll energjie

  • Montimi i kutive të bojës

  • CD konfigurimi për Windows (drajverat Mac gjenden online)

  • Manualet

  • Kabëll për linjë faksi/telefoni