Canon MAXIFY MB2350

Rritni në maksimum potencialin e zyrës të shtëpisë tuaj

Canon Camera

Përfitimet

  • Printer i shpejtë Gjithçka-Në-Një për zyrën e ngarkuar të shtëpisë me funksione printimi, fotokopje, skanimi dhe faksi.
  • Nuk ka nevojë të prisni për dokumentet me Quick First Print plus 15 faqe me ngjyra/min dhe 23 faqe mono/min.
  • Lidhja Wi-Fi plus Ethernet: printim dhe skanim nga PC, smartfonë, tableta dhe shërbime cloud.
  • Furnizues Automatik Dokumenti i integruar me 50 fletë dhe kapacitet letre prej 500 fletësh
  • Printoni deri në 1,200 faqe mono dhe 900 me ngjyra me kutitë e bojës XL të zëvendësueshme një nga një

Veçoritë e detajuara

Shikoni në më shumë detaje Canon MAXIFY MB2350

  • Gjithçka-Në-Një për zyrat e shtëpive

    Ambientet e zyrave shpesh kërkojnë produktivitet dhe gjithanshmëri nga një dizjan që kursen hapësirën dhe ky printer inkjet biznesi Gjithçka-Në-Një i ofron. Me lidhshmërinë pa tela dhe Ethernet, cilësinë profesionale të printimit plus funksionet e fotokopjes, skanimit dhe faksit ai ka një volum mujor printimi të rekomanduar midis 200 dhe 1,000 faqesh.

  • Printim i dokumenteve me shpejtësi të lartë

    Mos prisni më asnjëherë për dokumentet tuaja të biznesit. Shpejtësi të mëdha printimi ISO të dokumenteve A4 prej 23 ipm mono dhe 15 ipm me ngjyra të cilat janë të kombinuara me një kohë po ashtu të shpejtë të printimit të faqes së parë prej 7 sekondash.

  • Cilësi biznesi

    Bojërat Rezistente Dyshe me Dendësi të Lartë prodhojnë tekst të mprehtë dhe ngjyra të gjalla. Këto bojëra pigmenti kanë shpejtësi të jashtëzakonshme - në këtë mënyrë nuk do të zbehen me kalimin e kohës - dhe janë rezistente ndaj bojërave marker dhe fërkimit duke i bërë kështu perfekte për dokumentet e biznesit me cilësi të lartë.

  • Kosto e efektshme

    Printoni deri në 1,200 dokumente A4 mono dhe 900 me ngjyra me kutitë e bojës XL. Kuti boje të zëvendësueshme një nga një të cilat sigurojnë produktivitet maksimal me humbje minimale. Një opsion multipako me 4 ngjyra përmban një set të plotë me bojëra rezervë për rezultate me kosto edhe më të efektshme.

  • Produktivitet tek i cili mund të mbështeteni

    Bëni më të lehta punët e përditshme përfshirë skanimin me shumë faqe dhe fotokopjen falë kasetave prej 250 fletësh, një ADF-je të integruar me 50 fletë dhe një ekrani të madh me prekje me ngjyra. Gjithashtu është në dispozicion printimi i lehtë në dy anë për më shumë profesionalizëm dhe më pak konsum letre.

  • Lidhshmëria

    Me MAXIFY Cloud Link mund të printoni dhe të skanoni në shërbime të njohura reje kompjuterike si Evernote, Dropbox ose Google Drive - direkt nga ekrani i printerit ose nga një smartfon duke përdorur aplikacionin MAXIFY Printing Solutions. Mbështeten edhe funksionet e skanimit në email dhe Apple AirPrint.

Specifikimet

  • Printimi i parë për 7 sekonda

  • Kopjim automatik i shumë faqeve

  • Përdor dhe ndaj pa tela

  • Trajtim produktiv i letrës

  • Ngarkon dokumente në shërbimet e resë kompjuterike

  • Ekran me prekje 7.5 cm i thjeshtë

  • Skanim në memorien USB

  • Gati për kompjuterët portativë (tablet) dhe telefonat e zgjuar

Çfarë ka në kuti

  • MAXIFY MB2350

  • Kabëll energjie

  • Montimi i kutive të bojës

  • CD konfigurimi për Windows (drajverat Mac gjenden online)

  • Manualet

  • Kabëll për linjë faksi/telefoni