Canon MAXIFY iB4150

MAXIFY iB4150

I krijuar për produktivitet, rendiment dhe qëndrueshmëri Printimi i shpejtë 24 ipm në mono dhe 15,5 ipm me ngjyra m një rendiment deri në 2500 faqe, me kosto të ulët përdorimi si dhe Wi-Fi - i përsosur për zyrat e vogla.

iB4050_Detail

Përfitimet

  • Printimi i shpejtë me 24 ipm në mono, 15,5 ipm me ngjyra
  • Mundësia e lidhjes Wi-Fi dhe LAN
  • Printoni drejtpërdrejt nga shërbimet më të njohura të resë kompjuterike
  • Rendimente të larta të bojës: 2500 faqe në mono/1500 faqe me ngjyra
  • Kapaciteti produktiv me 500 fletë

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon MAXIFY iB4150

Një printer i fuqishëm për zyra plot me punë


Një printer me hedhje boje me ngjyra me shpejtësinë, kapacitetin dhe ekonominë e duhur për të qenë një pjesë themelore e çdo zyre të vogël. Me një kasetë letre me kapacitet të lartë me 500 fletë, printeri Canon MAXIFY iB4150 prodhon printime të jashtëzakonshme me ngjyra të gjalla dhe tekste të qarta duke përdorur bojërat e tij DRHD rezistente ndaj fërkimit dhe shënimeve. Printeri Canon MAXIFY iB4150 printon në A4 me një shpejtësi jashtëzakonisht të lartë me 24 ipm në mono dhe 15,5 ipm me ngjyra, ndërsa koha për nxjerrjen e faqes së parë (FPOT) është vetëm 6 sekonda.

Kursime të jashtëzakonshme


Nga konsumi i ulët i energjisë e deri te fishekët e bojës me rendiment të lartë dhe fishekët me ngjyra me zëvendësim individual, printeri Canon MAXIFY iB4150 është i projektuar për të zvogëluar kostot e përdorimit. Fishekët e bojës së zezë sigurojnë një rendiment të ISO me 2500 faqe dhe fishekët e bojës me ngjyra me 1500 faqe, duke lejuar që zyra juaj të vazhdojë të punojë pa i ndërruar vazhdimisht fishekët e bojës. Për më tepër, opsioni i paketës së shumëfishtë me 4 ngjyra është po ashtu i disponueshëm për një efektivitet edhe më të lartë në printime.

Printime për aktivitete të ndryshme në zyrë


Canon MAXIFY iB4150 e bën më të lehtë të jini produktivë dhe të realizoni detyrat tuaja. Printimi në dy anë dhe mbështetja për një larmi madhësish dhe lloje të letrës, nga letra e thjeshtë A4 e deri tek etiketat, zarfet, letra fotografike, e bën më të lehtë punën me aktivitetet e zakonshme të printimit në zyrë. Plot me veçori të lehta në përdorim, Canon MAXIFY iB4150 është krijuar për t'u siguruar të gjitha opsionet e printimit që duhen për një përdorim tipik në zyrë.

Në renë kompjuterike ose në pajisjet celulare


Mbështetja për Google Cloud Print, Apple AirPrint (iOS), Mopria dhe aplikacionin Canon PRINT siguron printimin me shpejtësi dhe me lehtësi nga pajisjet celulare. Mund të printoni po ashtu nga shërbimet më të njohura të resë kompjuterike, duke përfshirë Google Drive, Dropbox, Evernote, OneNote dhe OneDrive. Modaliteti i integruar i Pikës së aksesit do të thotë se përdoruesit e pajisjeve inteligjente mund të lidhen me printerin pa një lidhje Wi-Fi.

Menaxhimi dhe monitorimi janë bërë më të lehtë


Canon MAXIFY iB4150 ofron një cilësi të pabesueshme printimi dhe një produktivitet më të madh për mjediset e zyrave të vogla, por edhe veçori të përparuara të administrimit për ta bërë më të thjeshtë menaxhimin, mirëmbajtjen dhe kontrollin e tij. Një larmi opsionesh të tjera i lejojnë administratorët e sistemit që të konfigurojnë me shpejtësi dhe me lehtësi printerin dhe të kufizojnë veprime të caktuara.

Integrimi në rrjet me protokollin SNMP


Përputhshmëria e Protokollit të menaxhimit të lehtë të rrjetit (SNMP) e Canon MAXIFY iB4150 do të thotë se është e lehtë ta integroni printerin në një rrjet ekzistues të zyrës. Protokolli SNMP bën të mundur një gamë të gjerë të funksioneve të monitorimit e të mirëmbajtjes, duke përfshirë nivelet e bojës, statusin e gabimeve dhe numërimet e faqeve.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon MAXIFY iB4150, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

Quick 1st Print

Printimi i parë për 6 sekonda

Connectivity (Wi-Fi and Ethernet)

Përdor dhe ndaj pa tela

Auto 2-sided Print

Printim automatik nga të dyja anët

500 Sheet Capacity

Trajtim produktiv i letrës

MAXIFY Cloud Link

Printim nga shërbime të resë kompjuterike

Smartphone and Tablet print

Aplikacioni Canon PRINT

Tablet and smartphone ready

Gati për kompjuterët portativë (tablet) dhe telefonat e zgjuar

High Page Yield

Bojëra efikase XL

  • MAXIFY iB4150
  • Kabëll energjie
  • Montimi i kutive të bojës
  • CD konfigurimi për Windows (drajverat Mac gjenden online)
  • Manualet
  • Kabëll për linjë faksi/telefoni

Video

2016-2017-3-year-warranty-campaign