Objektiva për DSLR
Një lente profesionale prime telefoto e serisë L me hapjen e gjerë të diafragmës f/2.8.
EF 200mm f/2,8L II USM është pjesë e gamës të lentave profesionale të Canon të Serisë L. Është e pajisur me një unazë me fokusim USM dhe dy elementë UD për mprehtësi dhe performancë imazhi të shkëlqyer.
Shikoni specifikimet e plotaKonstruksion dhe optikë L-series
Dy elementë UD të lentës
Fokusim automatik USM i shpejtë, i qetë
Veshjet Super Spectra
Aperturë rrethore për bokeh sfondi të shkëlqyer
E kalon informacioin e distancës tek aparati për sistemin e blicit E-TTL II
Kuti e butë dhe mbulim lentesh
Dy elementë xhami UD (ultra-low dispersion), të kombinuar me teknologjinë e fokusimit të pasmë, mundësojnë që EF 200mm f/2,8L II USM të sjellë imazhe jashtëzakonisht të mprehta. Turbullimi i sfondit duket i ëmbël dhe natyral.
Seria L eshte sfera profesionale kryesore e lentave Canon, duke perfaqesuar më të mirën në optikat EF të krijuara me saktesi. Lentat e serisë L kombinojnë rendiment të shkëlqyer me trajtimin superlativ dhe janë të qëndrueshme ndaj pluhurit dhe lagështirës.
Një hapje maksimale e shpejtë f/2.8 siguron shpejtësi të shkëlqyer për fotografim në kushte me dritë të dobët, pa nevojën e fleshit. Apertura e gjerë gjithashtu siguron kontroll të imët mbi thellësinë e fushës.
Një motorr ultrasonik i llojit unazë drejton fokusimin automatik jashtëzakonisht shpejt dhe pothuajse në heshtje. Rrotullimi i mbajtjes i shkëlqyeshëm siguron se pika e fokusit arrihet saktësisht, pa rregjistruar më tej. Për më tepër, mbivendosja manuale gjatë gjithë kohës është e disponueshme, duke e bërë të mundshëm të rregullohet fokusi pa dalë nga modaliteti AF.
Veshjet Super Spectra sigurojnë ekuilibër të saktë të ngjyrës dhe përmirësojnë kontrastin. Ato gjithashtu zvogëlojnë hijet dhe shkëlqimin – një problem i zakonshëm i shkaktuar nga drita që rikthehet nga një sensor i kamerës.
Lenta i kalon informacionin e distancës një sistemi të pajtueshëm E-TTL II të kamerës EOS për të siguruar matje optimale të fleshit.
Lentja EF 200mm f/2.8L USM vjen bashkë me një kapak lenteje cilindrik dhe një kasë të butë.