Risi NEW

Canon CJ20ex5B IASE T

Një objektiv transmetimi 20x 4K koncepti hibrid, që mbulon një kënd të gjerë 5mm deri në 100mm telefoto.

Njësia dixhitale e drajverit eXs-V

Njësia e re dixhitale e drajverit përmirëson objektivët e përzgjedhur Canon UHDxs, duke tejkaluar standardet e larta të kërkuara nga profesionistët. Falë vetëfokusuesit të përmirësuar, ekranit të informacionit të ripozicionuar dhe lidhjes me USB-C për një konfigurim dhe mirëmbajtje më të lehtë, drajveri eXs-V përmirëson linjën aktuale dhe të ardhshme të objektivëve portativë për transmetim.

Kënd i gjerë me raport të lartë zmadhimi

Një koncept hibrid që ofron kënd të gjerë 5,0 mm deri në 100 mm telefoto (10 - 200 mm me zgjatues 2x), për një shumëllojshmëri transmetimesh

Performancë optike e cilësisë së lartë

Me rezolucion 4K nga qendra e imazhit deri në skajet e jashtme dhe veshjet e avancuara për objektivë, objektivët thuajse e zhdukin aberracionin kromatik hijezimin dhe njollat e dritës, dhe ofrojnë cilësi mahnitëse optike UHDxs.

Pajtohet me sistemet virtuale

3 fishat 20-kunjëshe mundësojnë leximin e informacionit tejet të saktë pozicional për përdorime virtuale edhe kur përdoren njëherësh pulte zmadhimi e fokusimi. Një enkodues 16-bitësh rezolucioni të lartë garanton zbulimin e saktë të informacionit pozicional për kalibrim të lehtë pa e aktivizuar dhe objektivin, si dhe gjurmim preciz gjatë përkimit të imazheve konkrete e virtuale.

Kompakte dhe me peshë të lehtë

Edhe me specifikimin dhe performancën e vet të lartë, objektivi CJ20ex5B IASE T ruan dizajnin kompakt e të lehtë tradicional të linjës sonë të objektivëve ENG.

Linja e gjerë 4K e "Canon"

Me objektivin CJ20ex5B IASE T, Canon tani i ofron sektorit një shumëllojshmëri objektivësh transmetimi 4K, duke përfshirë 11 opsione objektivësh portativë dhe 6 të llojit kuti.

Specifikimet

  • Cilësi optike 4K e klasit UHDxs

  • Diapazon zmadhimi 5.0-100mm (10-200mm me zgjatues optik)

  • Një objektiv telefoto, këndgjerë, koncepti hibrid

  • f/1.8 - f/2.95 aperturë maksimale

  • Zgjatues 2x i integruar

  • Njësi e optimizuar motori elektronik

  • Pajtueshmëri me sistemet virtuale përmes enkodimit 16-bitësh

Çfarë ka në kuti

  • CJ20ex5B IASE T

  • Njësia e qafores

  • Kapaku i lentes

  • Kapaku i pluhurave

  • Kapak

  • Manual përdorimi/CD-ROM