Thonë se edhe gjërat e mira, kur teprohen nuk janë më aq të mira. Qartësisht, kushdo që e krijoi këtë frazë nuk kishte provuar kurrë të priste një klip vertikal 9:16 për rrjetet sociale nga pamjet me ekran të gjerë 16:9.
Kur bëhet fjalë për rezolucionin e videos, rrallë zbatohen rregullat e moderimit. Pasi hyni në procesin e modifikimit, pikselët nuk janë kurrë të tepërt - ka vetëm shumë pak vend dhe RAM. Si Canon EOS R50 V dhe PowerShot V1 ofrojnë regjistrim 4K UHD, për shembull, duke ju dhënë katër herë më shumë pikselë se Full HD (1080p) për një imazh më të detajuar. Gama e kamerave Canon gjithashtu përfshin modele të afta për të regjistruar në rezolucione më të larta se 4K, duke përfshirë EOS R6 V, çka ju lejon të regjistroni video deri në 7K.
Nëse i eksportoni klipet tuaja të YouTube dhe klipet e medias sociale në 4K ose Full HD, atëherë mund t'ju duket e panevojshme të regjistroni në rezolucion më të lartë. Madje, e kotë. Fundja, filmimi me rezolucion të lartë zë hapësirë dhe zgjat kohën e transferimit dhe përpunimit të videove.
Sidoqoftë, ju jep fleksibilitet të jashtëzakonshëm kur modifikoni përmbajtjen. Aftësia për të prerë një kuadër 4K ose Full HD nga një shkrepje 7K lë vend për rikuadrim gjatë post-produksionit pa sakrifikuar cilësinë. Mund të krijoni shkrepje me kënde të ngushta nga një pozicion i vetëm i kamerës ose të zmadhoni ose panoramoni në mënyrë dixhitale një pamje më të gjerë. Kjo gjithashtu e bënë më të thjeshtë aplikimin e fotostabilizimit dixhital gjatë filmimit me kamerën në dorë.
Dekodimi i teknologjisë së kamerës: Rezolucioni i videos
Regjistrimi Open Gate kap një zonë më të madhe imazhi se një raport i zakonshëm i pamjes së videos, duke ju ofruar një mundësi për të prerë klipe vertikale dhe horizontale me cilësi të lartë nga një pjesë filmimi. Shënjuesit e raportit të pamjes në ekran ju ndihmojnë që të kompozoni për të dyja ndërsa filmoni.
Cili është avantazhi i regjistrimit Open Gate?
Regjistrimi Open Gate e çon këtë në një nivel më të lartë. I disponueshëm në Canon EOS R6 V dhe kamerat e tjera të zgjedhura Canon, regjistrimi Open Gate kap të gjithë zonën 3:2 të sensorit në vend që ta presë në një raport pamjeje të parazgjedhur, si ai 16:9.
Kjo jo vetëm që jep më shumë liri për të rikuadruar shkrepjet, por gjithashtu ju lejon të prisni disa raporte pamjeje nga një klip i vetëm duke shfrytëzuar maksimalisht rezolucionin e sensorit. Mund të bëni një prerje me ekran të gjerë 16:9 dhe një prerje vertikale 9:16 nga i njëjti xhirim pa kompromentuar pamjen kinematografike të videos suaj.
Aftësia për të mbuluar modifikime vertikale dhe horizontale pa pasur nevojë të ndryshoni orientimin e kamerës kursen shumë kohë, veçanërisht kur po filmoni ngjarje të papërsëritshme ose po filmoni në vende ku është shumë e vështirë ose shumë e kushtueshme të ktheheni sërish.
Është një avantazh i vërtet për videot Reels dhe Shorts, - thotë kineasti Daniel Ernst, videot dokumentare të së cilit me stil kinematografik filmohen shpesh në mjedise të egra dhe të largëta. "Njerëzit duan të shikojnë përmbajtje vertikale në media sociale, por mua nuk më pëlqen të xhiroj vertikalisht. Kështu që, është diçka e shkëlqyer të kesh mundësinë të filmosh horizontalisht dhe më pas ta presësh".
Danieli gjithashtu shfrytëzon Open Gate në mënyrë krijuese në versionin përfundimtar të videove të tij. "Nëse ke një skenë të filmuar me kamerën të fiksuar në stativ, mund t'i shtosh lëvizje gjatë post-produksionit", - thotë ai. "Ka shumë informacion mbi videon në pjesën e sipërme dhe të poshtme, sa mund ta anosh kamerën lart ose poshtë, edhe pse xhirimi është bërë me kamerë të palëvizshme. Mund ta zvogëlosh pamjen më shumë dhe të lëvizësh majtas ose djathtas, kështu që ky është një përfitim i konsiderueshëm për punën time".
Ky është një truk i dobishëm për krijuesit e paasistuar: duke shtuar lëvizje delikate të kamerës ose duke prerë në një pamje më të ngushtë ose më të gjerë në post-produksion, një pamje statike bëhet më dinamike. Kjo zonë shtesë e imazhit është pothuajse si të kesh në dispozicion një kënd të dytë kamere edhe shumë kohë pasi filmimet kanë përfunduar, duke bërë që një filmim i vetëm me kamerë të fiksuar të ofrojë shumë më tepër mundësi.
Çfarë është mbimodulimi?
Përveç mundësive krijuese që ofron përdorimi i videos 6K, 7K ose edhe 8K në një proces pune 4K, regjistrimi në një rezolucion më të lartë gjithashtu mund të prodhojë video 4K me pamje më cilësore sesa materiali i regjistruar drejtpërdrejt në 4K.
Kjo është falë një procesi që quhet mbimodulim, një veçori e integruar në shumë kamera Canon – duke përfshirë EOS R6 V dhe EOS R50 V. Kamera fillimisht regjistron një imazh me rezolucion më të lartë se ai i regjistrimit përfundimtar dhe më pas përdor të dhënat shtesë të imazhit për të krijuar versionin përfundimtar me rezolucion më të ulët. Mendoni sikur po zvogëloni një imazh më të madh dhe më të detajuar në një imazh më të vogël. Rezultati është më shumë qartësi, me zhurmë dhe hijezim të reduktuar.
Për të aktivizuar mbimodulimin në kamerat Canon EOS R System që e mbështesin atë, thjesht zgjidhni opsionin HQ (cilësi e lartë) të listuar nën madhësitë e filmimit (Movie Rec. Size).
EOS R6 V ofron regjistrim me dy karta, duke ju mundësuar të regjistroni njëkohësisht një skedar video 4K në kartën CFexpress dhe një skedar dublikatë 2K ose Full HD në kartën SD – gjë që ju lejon të filloni punën shpejt me skedarin dublikatë me rezolucion të ulët.
Filmimi i videove në rezolucione standarde
Një nga disavantazhet e filmimit të videove me rezolucion më të lartë është sforcimi më i madh i procesorit të kamerës, veçanërisht nëse jeni duke filmuar në format RAW. Por EOS R6 V dhe disa kamera profesionale Canon janë të pajisura me ftohëse aktive për të ndihmuar rregullimin e nxehtësisë së gjeneruar gjatë detyrave të vështira, si për shembull regjistrimi 7K RAW Open Gate.
Hapësira ruajtëse dhe menaxhimi i skedarëve është një tjetër aspekt që duhet të merret në konsideratë kur punoni me përmbajtje me rezolucion të lartë. Me dy fole për karta, EOS R6 V mund të konfigurohet që të ruaj skedarët tuaj kryesor me rezolucion të lartë në një kartë dhe skedarët dublikatë me rezolucion më të ulët në tjetrën.
Modifikimi me skedarë dublikatë ju lejon të punoni më shpejt. Meqenëse janë shumë më të vegjël, skedarët dublikatë mund të ngarkohen më lehtë dhe të transferohen midis drajverëve ndërsa materiali origjinal me rezolucion të lartë ruhet i sigurt derisa të nevojitet.
Kjo nuk do të thotë që të filmoni gjithmonë me rezolucionin më të lartë të mundshëm. Nëse po filmoni një aktivitet që zgjat gjithë ditën ose jeni duke udhëtuar dhe keni hapësirë të kufizuar ruajtëse, atëherë 4K standard është një zgjedhje praktike që ofron gjithsesi cilësi të shkëlqyer të imazhit.
Kur Daniel Ernst përdori EOS C50 në Patagonia – një kamerë me aftësi filmimi të ngjashme 7K Open Gate me EOS R6 V – ai e ruajti 7K për filmimet kyç. "Përveç kësaj, të gjithë pjesën tjetër e filmova në 4K", - thotë ai. "Duhet të mbaja në kontroll hapësirën ruajtëse. Ishim duke bërë ngjitje në mal dhe më duhej të mbaja me vete të gjitha pajisjet, përfshirë çadrën, furnellën me gaz dhe ushqimet, ndaj nuk e mora me vete laptopin".
Në fund të fundit, filmimi me rezolucion më të lartë nuk ka të bëjë vetëm me kapjen e më shumë pikselëve. Bëhet fjalë për t'i dhënë vetes më shumë mundësi krijuese gjatë modifikimit, qoftë kjo duke rikuadruar një filmim, duke krijuar formate të shumta nga i njëjti regjistrim ose duke maksimizuar cilësinë përmes mbimodulimit. Kur nuk keni nevojë për një fleksibilitet të tillë, është e thjeshtë të kaloni në 4K për një proces pune më të lehtë.
Produkte të ngjashme
-
- Risi
- Produkt shumë i pëlqyer nga krijuesit
EOS R6 V
Zhvilloni përmbajtjen tuaj me një kamerë që ka prioritet videon, me kuadër të plotë, e krijuar për përdorim dorazi. Kompakte, kinematografike, gati për historitë tuaja. -
-
- Produkt shumë i pëlqyer nga krijuesit
EOS R50 V
Shfaqni krijimtarinë me një kamera me objektiva të ndërrueshëm që i jep përparësi videos, me shumë veçori të përparuara të filmimit, për të përmirësuar përmbajtjen tuaj. -
-
- Produkt shumë i pëlqyer nga krijuesit
PowerShot V1
Një kamerë kompakte që i jep përparësi videove me regjistrim 4K, fokus automatik preciz dhe tingull të qartë si kristali - ideale për krijuesit e përmbajtjes në lëvizje. -
-
- Risi
RF 20-50mm F4L IS USM PZ
Një objektiv me zmadhim të brendshëm, të fuqishëm për kuadër të plotë. Krijoni video dhe fotografi dinamike me servomotorin fluid ose zmadhimin manual preciz. -
-
RF-S 14-30mm F4-6.3 IS STM PZ
Një objektiv ultra i gjerë me zmadhim të brendshëm e të fuqishëm për tranzicione efikase zmadhimi, ideal për krijimin e përmbajtjeve dhe filmimin e videoblogimeve. -
RF 16-28mm F2.8 IS STM
Një zmadhim kompakt me kënd ultra të gjerë 16-28 mm me hapje të shpejtë f/2,8 dhe stabilizues figure që është i përsosur për udhëtime dhe peizazhe. -
Stereo Microphone DM-E100
Shkrepni me lehtësi audio të jashtëzakonshme falë mikrofonit të vogël stereo që është gjithnjë gati për regjistrim. -
Tripod Grip HG-200TBR
Përmirësoni praninë tuaj përpara kamerës me këtë dorezë stativi me telekomandë dhe ergonomi të shkëlqyer, të krijuar për filmime të qëndrueshme që spikasin.