Një kamer e përballueshme për prodhim videosh që ofron një kombinim unik të imazheve profesionale HD, ndërtimit kompakt dhe zhdëvjelltësisë të lentave, C100 e lehtë për përdoruesin është konfiguruar në mënyrë ideale për përdorimin e një personi të vetëm.
Hidhini një vështrim më të detajuar Canon EOS C100
Një super sensor 8,3MP 35mm CMOS, i krijuar dhe prodhuar nga Canon
pikërisht për rregjistrimin e videove, siguron përpunimin RGB me 3
kanale për rregjistrimin me HD të Plotë. Sjell imazhe me rezolucion
të lartë të jashtëzakonshëm me ndjeshmëri të lartë, zhurmë të ulët,
ulje të ndikimeve të rrokullisjeve në shkrepje dhe thellësi fushe
të bukur.
Ndjeshmëri e përparuar, imazhet me zhurmë të paktë mund të
regjistrohen deri në ISO 80000, duke lejuar përdorimin në pothuajse
të gjitha kushtet e regjistrimit.
Regjistroni dosjet MPEG-4 AVCHD/H.264 në 24Mbps (4:2:0) në dy karta
memorje SD/SDHC/SDXC - me opsione ritransmetimi dhe regjistrimi të
njëkohësishëm.. Daljet përfshijnë HDMI me funksion kyçjeje, AV dhe
USB.
Gama e Integruar e Regjistrit Canon jep cilësi neutrale imazhi me
lartësi 12 ndalesa (800% gamë dinamike) në një parametër baze prej
ISO 850. Një opsion i Gamës të Gjerë Dinamike sjell regjistrime me
të njëjtën lartësi të gjerë por nuk kërkon gradimin.
Zgjeroni opsionet tuaja kreative me anë të një game të gjerë me
lenta të shkëmbyeshme. Montimi EF është i pajtueshëm me lentat 4K
EF Cinema plus më shumë se 60 lente EF përfshirë Macro dhe Fish
Eye. 3 filtra elektronikë të integruar ND rrisin gjithanshmërinë e
regjistrimit.
Kamera EOS C100 ultra-kompakte dhe e lehtë është ideale për
përdorim në hapësira të ngushta. Një bazë regjistrimi me peshë prej
vetëm 1020g (pa lente), ndërsa hiqni kapësen, dorezën dhe
kontrollin e shumë-këndeve për të siguruar manovrueshmërinë
maksimale. Trupi i fortë, rezistent është i pajisur me përbërës
magnezi për fortësi dhe ngurtësi të fortë.
Për të lehtësuar përdorimin vetëm me një person, funksionet
automatike përfshijnë One-Shot Auto Focus, Push Auto Iris dhe Auto
White Balance. Kontrolli i plotë manual është i disponueshëm kur
kërkohet me një funksion të fuqishëm Focus Assist për të ndihmuar
fokusimin manual dhe për të siguruar imazhet e mprehta të
detajuara.
Opsione audio të regjistrimit profesional përfshijnë LPCM ose Dolby
AC3. Doreza e sipërme përfshin dy hyrje XLR dhe mikrofon
stereo.
Suporti Broad NLE lejon integrimin e lehtë në punimet
ekzistuese.
EOS C100 kualifikohet për mbështetje falas nga Shërbimet
Profesionale Canon (SHPC) me mundësi ekskluzive për një sërë
dobish: asistencë SHPC për ndodhitë kryesore, një shërbim i madh
riparimi (subjekt i disponueshmërisë) dhe SHPC lokale në vendet e
zgjedhura Europiane.
Kamera juaj EOS C100 mund të përditësohet që të përfshijë fokusin
automatik unik Dual Pixel CMOS AF nga Canon, i cili ofron një
lehtësi përdorimi të pabesueshme dhe një kontroll krijues mbi
fokusimin. Është e lehtë që të ndiqni subjektet në mënyrë të
vazhdueshme në qendër të kuadrit, duke i mbajtur në fokus të qartë.
Një funksion bllokimi i fokusit AF-Lock ju lejon një kontroll më të
lartë. Fokusimi me një shkrepje me një saktësi dhe shpejtësi më të
lartë e bën po aq të lehtë të fokusoni subjektet jashtë qendrës së
kuadrit.
*Kërkon një përditësim shërbimi me tarifë në një qendër
shërbimi të Canon.
Zbuloni më shumë për Canon EOS C100, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.
Inspiracion,arsimi, produkt informatat dhe lajmet më të reja për të ofruar mbulimin definitiv për Canon fotografë profesionistë dhe viodeografë, si dhe entuziastë të përparuara, rreth botës.