Qëndrueshmëria në Canon

Ne po transformojmë mënyrën se si operojmë dhe prodhojmë për të krijuar një botë më të qëndrueshme për njerëzit dhe planetin tonë.

Gjithashtu jemi të fokusuar në të qenit një partner i përgjegjshëm për klientët tanë duke i ndihmuar ata të përmbushin angazhimet e tyre të qëndrueshmërisë.

Canon Picturing a Sustainable Future
Botë e qëndrueshme

Reduktimi i CO2

Ne synojmë të arrijmë zero emetime neto të karbonit deri në 2050, në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Parisit. Kjo përfshin veprime të qëndrueshme në të gjitha linjat e biznesit tonë, duke filluar nga operacionet, prodhimi dhe transportimi deri te projektimi dhe paketimi i produktit.

Ne kemi përcaktuar objektiva afatshkurtra për vitin 2030 dhe ia kemi dërguar SBTi-së (Iniciativa për Synimet e Bazuara në Shkencë) për transparencë dhe verifikim.

Biznes me model qarkullues

Synimi ynë është të bëhemi një biznes me model qarkullues. Një biznes ku çdo produkt dhe material projektohet, krijohet, ripërdoret, riparohet dhe riciklohet në një qark të mbyllur.

Përmes prodhimit novator ne eliminojmë mbetjet duke kontribuuar në përdorimin më afatgjatë të produkteve dhe materialeve tona.

20220331 MK

Programe për të rinjtë dhe programe edukative

Të rinjtë meritojnë dhe duhet të kenë të drejtën e pjesëmarrjes aktive në formësimin e të ardhmes së botës sonë.

Ne i nxitim të rinjtë të ndajnë historinë e tyre përmes imazheve, në bashkëpunim me organizatat jo-qeveritare (OJQ-të) dhe me mbështetjen e Përfaqësuesve të nderit të Canon si partnerë ekzekutivë të programit.

Mbështetja për komunitetet lokale

Aktivitetet tona të qëndrueshmërisë gjithashtu fokusohen tek iniciativat për të krijuar një ndikim pozitiv social dhe mjedisor në komunitetet tona lokale.

Flisni me ekipin tonë të qëndrueshmërisë

Ndani mendimet dhe pyetjet tuaja me ekipin tonë të qëndrueshmërisë

Partneritetet dhe programet

Ne bashkëpunojmë me klientët tanë dhe me partnerët e biznesit dhe të industrisë për të ndihmuar në një kontribut pozitiv për masat për ndryshimet klimatike.

  • Pyjet e vegjël

    Sipërfaqe të vogla toke në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar po transformohen në të ashtuquajturit "pyjet e vegjël", si pjesë e projektit të organizuar nga Earthwatch Europe që Canon është krenar që e mbështet.

  • Coral Spawning Lab

    Coral Spawning Lab në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë udhëheq një projekt studimor novator për riprodhimin e koraleve për të zhvilluar teknika që stimulojnë riprodhimin e koraleve. Me realizimin e këtij studimi madhor shkencor ata synojnë përfitime të mirëfillta ekologjike. Përmes punës së tyre, ata do të mbrojnë koralet e rrezikuara dhe do të ruajnë shkëmbinjtë koralorë nëpër botë, si dhe do të trajnojnë ambientalistët.

Njohja dhe çmimet vlerësuese

  • Iniciativat tona për mjedisin janë njohur nga organizata ndërkombëtare jofitimprurëse për mjedisin CDP, që në vitin 2014, në fushat e ndryshimit të klimës dhe sigurisë së burimeve të ujit. Ne jemi renditur në listën A të CDP në të dyja kategoritë.

    CDP vlerëson përpjekjet e kompanive kryesore në të gjithë botën për të ndaluar ndryshimin e klimës.

  • Shumica e produkteve të Canon janë vlerësuar me etiketën eko Blue Angel nga Qeveria Federale e Gjermanisë

  • Qe nga viti 2020, certifikimi i konsoliduar ISO 14001 mbulon Canon Inc. si dhe 124 kompani të grupit në 40 shtete (593 vende operative) dhe në rajone në të gjithë botën

Eksploroni më tej

  • Article

    Reaching out across Africa with Wild Shots

    Meet Mike Kendrick, the conservationist and educator who has been introducing communities to South African wildlife through photography since 2015.

    08 Aug 2022

  • Imazhi: simboli i shpresës në Konferencën e Pestë të Kombeve të Bashkuara mbi Vendet më Pak të Zhvilluara

    "Si mund të kesh shpresë dhe begati, nëse nuk planifikon të ardhmen?", - pyet Louise O’Driscoll, i cili mori pjesë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara mbi Vendet më Pak të Zhvilluara në Doha.

    01 May 2023

  • Article

    Different lives, same love: teaching the young photojournalists of Jordan

    What happens when you put a Pulitzer Prize winning photojournalist in a room with 30 teenagers who love photography? They bond and they learn.

    10 Nov 2022

  • ARTICLE

    The importance of sustainability and the circular economy

    Discover our approach to sustainability and our commitments to responsible consumption, production and climate action.

    09 Jun 2021

  • Bashkohu me bisedën në Kanalet tona Sociale

    NA KONTAKTONI

    Na kontaktoni

    Ndani mendimet dhe pyetjet tuaja me ekipin tonë të qëndrueshmërisë