Me vetëfokusimin e avancuar Dual Pixel CMOS AF II, "EOS R6" i identifikon dhe gjurmon subjektet në lëvizje si asnjë kamerë tjetër pa pasqyra. Qartësia është aty ku duhet dhe do të shihni se mund të shkrepni me konfidencë duke ditur se keni "EOS R6" që vepron në nivel profesional.
Vetëfokusimi i kamerës mundësohet nga procesori i saj "DIGIC X", që përdor inteligjencë artificiale me trajnim të thelluar për të njohur e gjurmuar sytë, fytyrën, kokën dhe trupin e subjektit. Njerëzve u ruhet qartësia edhe në profil apo edhe nëse u duket vetëm njëri sy. Dhe nëse ndodh që subjekti t'ju kthehet diku tjetër për momentin – kur shkrepni p.sh. sporte me ritme të shpejta – "EOS R6" vijon t'ia ndjekë kokën ose trupin në mënyrë që fytyra të jetë sërish e qartë kur të kthehet drejt jush.
Mundësia e gjurmimit të elementeve si p.sh. trupave dhe kokës, dhe jo vetëm e fytyrës, është thelbësore në fotografimin e sporteve ku lojtarët kthejnë befas shpinën – si p.sh. futboll apo hokej – ose kur u kërkohet të kenë kokore që ua errësojnë një pjesë të fytyrës.
Tek "EOS R6" kjo teknologji shkon edhe më tej te macet, qentë e shpendët, duke e bërë mjaft më të lehtë gjurmimin e vazhduar të fokusit në fotografinë e natyrës.