Cilësia e Imazhit

Cilësi fantastike figure në kushte jo dhe aq fantastike

Në zemër të "EOS R6" do të gjeni teknologji të përbashkëta për kamerën tonë kryesore "EOS-1D X Mark III". Një sensor CMOS 20,1-megapikselësh dhe procesori DIGIC X punojnë së bashku për të realizuar cilësi të shkëlqyer figure, si dhe pikselët përmasëmëdhenj të sensorit ofrojnë një balancë ideale mes rezolucionit, rendimentit në ndriçim të ulët dhe diapazonit dinamik, që do t'jua bëjë fotografinë të këndojë. Qoftë kur shkrepni portrete, peizazhe, natyrë apo udhëtime, "EOS R6" ofron figurë që është dukshëm më e mirë.

Nivelet e zhurmës dixhitale mbahen të ulëta përgjatë diapazonit normal ISO të kamerës, deri në një maksimum ndjeshmërie ISO prej 102,400 (e zgjerueshme deri në ISO 204,800), duke ju ndihmuar të shkrepni pamje mahnitëse edhe nëse nivelet e ndriçimit janë të dobëta. Një diapazon i gjerë dinamik ndihmon të ruani detajet në pjesët shumë të shndritshme dhe më të errëta të një skene kur shkrepni në kushte kontrasti të lartë.
Shkrepja e tonaliteteve të lëkurës me "EOS R6" në kushte ndriçimi të ulët

Tonalitetet e lëkurës shkrepen në detaje dhe ngjyra të jashtëzakonshme, edhe në kushte ndriçimi të ulët.

© Wanda Martin / Ambasador i Canon

vajzë në pozë të hijshme baleti në një ambient me ndriçim të zbehtë

"Canon EOS R6" shkrep detaje të jashtëzakonshme të zonave në dritë dhe në hije, falë diapazonit të lartë dinamik të sensorit.

© Javler Cortes / Ambasador i Canon

Fotostabilizim i fuqishëm për mënyra të reja shkrepjeje

"Canon EOS R6" vjen me fotostabilizim të integruar me pesë akse (shkurtimi: IBIS) që ofron mbrojtje ndaj lëkundjeve të kamerës gjatë shkrepjes me objektiva të montuar në të. Sensori ofron korrigjim të rrotullimit anash, majtas-djathtas dhe lart-poshtë, ndaj të gjithë objektivat EF dhe RF përfitojnë nga ky korrigjim i ri me 5 akse si për filmuesit, ashtu edhe për fotografët. Por, kur vendoset një objektiv i pajtueshëm RF1 me fotostabilizim, kamera dhe sistemet e stabilizimit të objektivit kombinohen, kompensojmë së bashku për lëvizjen lart-poshtë dhe krijojnë një sistem inteligjent stabilizimi që ofron performancë figure të niveleve të reja.

Mbërthyesja RF vjen me diametër të gjerë, duke i mundësuar sensorit brenda EOS R6 të lëvizë më tej brenda rrethit të figurës të krijuar nga objektivi. Për pasojë objektivë të caktuar pa fotostabilizues optik mund të përfitojnë nga sistemi me deri në 8 nivele.

Kur përdorni objektivë RF me fotostabilizator1, fotostabilizatori i integruar komunikon në kohë reale me shpejtësi të lartë me mbërthyesen për të bashkëpunuar dhe për ta korrigjuar dridhjen me efikasitet dridhjen e kamerës, duke përfshirë rastet si pasojë e frymëmarrjes, ecjes apo thjesht mbajtjes së kamerës. Korrigjimi i lëvizjes së frekuencës së ulët dhe të lartë në këtë mënyrë arrin nivele të reja stabilizimi dhe mund të japë avantazh mahnitëse me deri në 8 nivele2.
Shkrepja e lëvizjeve të baletit me anë të fotostabilizimit të fuqishëm të "Canon R6"

Ky ekspozim katërsekondësh është shkrepur me mbajtje dore, duke demonstruar fotostabilizimin e arrirë të integruar, në bashkëpunim me "RF 15-35mm f2.8L IS USM" dhe stabilizimin e këtij të brendshëm.

© Wanda Martin / Ambasador i Canon

Skedarë figure të gjeneratës së re

Së bashku me skedarët JPEG dhe CR3 RAW tani mund të shkrepni në skedarë High Efficiency Image Format (HEIF) të gjeneratës së re me anë të "Canon EOS R6". Skedarët HEIF ofrojnë cilësi më të mirë se skedarët JPEG, por me afro të njëjtën madhësi skedari dhe me më pak artefakte. Ky format që do t'i rezistojë së ardhmes lejon ngjyra 10-bitëshe për diapazon më të lartë dinamik, si dhe shkrepjen e pamjeve HDR PQ.

Mbështetja për skedarët HEIF po rritet me kalimin e kohës. Ato mund të modifikohen me aplikacione të mirënjohura imazherie në kompjuter/Mac po njësoj si skedarët JPEG. Skedarët HEIF mund të procesohen dhe brenda kamerës për të nxjerrë skedarë standardë JPEG që në vijim i ruani në kartën SD.
pamje ajrore shkrepur me "EOS R6"

Procesim figure që ju jep një avantazh

Procesori i figurës "DIGIC X" tek "EOS R6" luan një rol thelbësor në realizimin e një shpejtësie dhe cilësie mbresëlënëse të figurës së kamerës, duke u mundësuar fotografëve të përdorin procesim të sofistikuar në kamerë gjatë shkrepjes ose edhe më pas.

Fokusohuni në çfarë ka më shumë rëndësi

Me vetëfokusimin e avancuar Dual Pixel CMOS AF II, "EOS R6" i identifikon dhe gjurmon subjektet në lëvizje si asnjë kamerë tjetër pa pasqyra.

Citim

"U impresionova nga performanca e kamerës në ndriçim të ulët - riprodhimi i ngjyrave ishte fantastik. Ngjyra është e rëndësishme për mua."

Canon Camera

Shkruar nga Javier Cortes

Ambasador i Canon


Rregullimi i qartësisë

Është shtuar një opsion "Clarity" në menynë "Picture Styles" të kamerës dhe në funksionin e procesimit të RAW brenda kamerës. Ky rregullon mikrokontrastin në foto e video, duke përforcuar (ose zbutur) relievin dhe qartësinë e kontureve. Qartësia mund të rregullohet me ±4 nivele dhe është sidomos efikase në përforcimin e detajeve në peizazhe apo në zbehjen e tipareve të fytyrës, si p.sh. rrudhat, në portrete.

Optimizuesi dixhital i lentes

Teknologjia e optimizuesit të integruar të objektivit elektronik (DLO) ndihmon që objektivi të arrijë maksimumin e vet duke reduktuar efektin e dukurive optike natyrore, si p.sh. shmangien dhe rënien e dritës, si dhe efektin e lehtë zbutës të filtrin optik me kalim të ulët tek "EOS R6". Rezultatet janë spektakolare dhe mund të përdoren si në kamerë (gjatë shkrepjes apo më pas) ose dhe pas produksionit, duke përdorur programin "Digital Photo Professional". Ofrohen dy nivele DLO: standard dhe i lartë.
Çift në mendime shkrepur me "EOS R6"

Diapazon i zgjeruar dinamik

Teknologjitë e përmirësuara "Auto Lighting Optimizer (ALO)" dhe "Highlight Tone Priority+" u mundësojnë fotografëve të shkrepin skedarë JPEG dhe HEIF me diapazon të zgjeruar dinamik. Kjo është fantastike për ruajtjen e detajeve në pjesët me ndriçim të lartë dhe hijet e errëta në fotot që dalin drejtpërdrejt nga kamera. Kur shkrepni portrete, fytyrat mund të ndriçohen me lehtësi në kamerë pas shkrepjes së fotos, për rezultate fantastike.

Artikujt e lidhur

Eksplorojini këta artikuj për të mësuar se si shkëlqen "Canon EOS R6" në kaq shumë drejtime.

  • Fokusimi në atë që ka rëndësi përmes "EOS R6"

    VETËFOKUSIMI

    Fokusohuni në çfarë ka më shumë rëndësi

    Me vetëfokusimin e avancuar Dual Pixel CMOS AF II, "EOS R6" i identifikon dhe gjurmon subjektet në lëvizje si asnjë kamerë tjetër pa pasqyra.

  • Javier Cortes duke shkrepur lëvizjet e vallëzimit me "EOS R6"

    HIBRIDE ME VIDEO

    Një kamerë për foto dhe video

    Përveç fotove të cilësisë së jashtëzakonshme, "EOS R6" realizon dhe video të jashtëzakonshme.

  • Burrë në pozë baleti

    SHPEJTËSI

    EOS R6 - Shkrepje e qetë, e vazhduar

    Përdoreni "EOS R6" për të shkrepur vazhdueshëm deri në shpejtësinë mahnitëse prej 20 kuadrosh në sekondë.

  • Fotograf duke rregulluar "Canon EOS R6" për pozë

    MANOVRIMI DHE LIDHJET

    Krijuar nga "Canon", për ju

    Dizajni i "EOS R6" do t'ju duket tejet familjar që nga çasti i parë që e merrni në dorë.

    1. Përveç RF 800MM F11 IS STM / RF 600MM F11 IS STM
    2. 8 nivele sipas standardit CIPA me "RF 24-105mm F4 L IS USM" në gjatësi fokale prej 105 mm