ARTIKULLI

Lidhjet super të shpejta ju sjellin në vend të parë

Kur çdo sekondë është e vyer, EOS R3 ju sjell në ballë të aksionit. Lidhjet perfekte ju mundësojnë transmetimin e shpejtë të fotove te klienti, qoftë nëse jeni me Wi-Fi, Ethernet apo celularë. Jo thjesht që do të arrini afatin, por do ta mposhtni me diferencë.
EOS R3

Transmetojini imazhet teksa shkrepni

Përdorni Wi-Fi ose Ethernet për t'i transmetuar imazhet drejt agjencisë ose klientit tuaj në kohë reale, falë mbështetjes për FTP. Mbështeten protokollet e sigurta SFTP1 dhe FTPS, që imazhet t'i keni të sigurta në çdo kohë. EOS R3 mbështet standardin 802.11ac Wi-Fi, duke shfrytëzuar të dy bandat 2.4GHz dhe 5GHz2 për rreze më të gjatë dhe reduktim të interferencës. Është implementuar gjithashtu standardi i sigurisë WPA3 Wi-Fi.

Kur shkrepni nga ambiente që kanë Ethernet, foleja RJ-45 e kamerës siguron lidhjen më të shpejtë dhe qëndrueshme të mundshme (deri në 1000BASE-T), duke ju ndihmuar t'i çoni imazhet dhe videot atje ku duhet sa më shpejt të jetë e mundur.

EOS R3 i merr shumë prej kapaciteteve të veta të rrjetit nga modeli i nderuar me çmime EOS-1D X Mark III. Në fakt të dy kamerat mund t'i shkëmbejnë cilësimet e rrjetit përmes kartës së memories, ndaj agjencitë mund të ofrojnë konfigurime të gatshme përpara një aktiviteti.

Për ta përshpejtuar edhe më tej konfigurimin, sidomos në ambiente ku keni punuar më parë, mund të ruhen deri në 20 grupe cilësimesh rrjeti në kamerë për përdorim çasti, të cilat mund të jenë për serverë FTP, kompjuterë lokalë apo dhe smartfonë.

Kur EOS R3 transmeton skedarë foto apo video, transmetohen edhe vlerësimet me yje dhe rregullimet e prerjes brenda kamerës, duke kursyer kohë për fotoeditorët që përpiqen ta çojnë të parët në internet punën tuaj.

Në partneritet me smartfonin tuaj


Një lidhje gjithnjë aktive Bluetooth Low Energy v5 me pajisjen tuaj inteligjente lejon transferimin e imazheve automatikisht tek telefoni apo tableta teksa shkrepni. Transmetojini të gjitha drejt klientëve ose ndajini në internet për ndjekësit tuaj.

Aplikacioni ynë Mobile File Transfer lejon transferimin e imazheve në serverë FTP kur nuk ka rrjete Wi-Fi. Qoftë nëse shkrepni me pajisje me Android apo iOS, thjesht lidhni me Wi-Fi ose një kabllo USB për të filluar ngarkimin. Imazhet mund të etiketohen dhe të vendosen metadata – një mënyrë e mëtejshme se si ju ndihmon EOS R3 të dilni përpara konkurrencës.

Aplikacioni Camera Connect tani ofron një funksion shtesë për të përditësuar firmuerin e kamerës nga aplikacioni, duke e pasur më të lehtë ta mbani kamerën të përditësuar.

EOS R3

Ekrani kryesor i aplikacionit MFT

Shqyrtoni, transferoni ose etiketoni imazhe. Zbatoni një shabllon metadata tek imazhet.
EOS R3

Lidheni smartfonin me EOS R3 për integrim me aplikacionet ku përfshihet aplikacioni MFT për transferim efikas të skedarëve.

Mbështetje për disa GNSS

GPS i integruar i EOS R3 gjeoetiketon çdo imazh me vendndodhjen tuaj dhe e mban të saktë orën e brendshme. Ai mbështet disa sisteme satelitësh duke përfshirë GPS, GLONASS, si dhe satelitët MICHIBIKI Quasi-Zenith për të dhëna më fleksibël pozicionimi.

Kontrolli me telekomandë

Pajisja juaj inteligjente mund të përdoret gjithashtu për të telekomanduar EOS R3, duke ju ndihmuar të shkrepni nga këndvështrime emocionuese por që përndryshe arrihen me vështirësi. Do të keni mundësi të rregulloni cilësimet, të shikoni çfarë shikon kamera dhe të shkrepni foto e video nga i gjithë ekrani i telefonit apo i tabletës suaj. EOS R3 është gjithashtu i certifikuar me Apple MFI, ndaj mund të lidhet drejtpërdrejt me iPhone përmes një kablloje USB- Lightning. Pajisjet me Android mund të lidhen përmes USB 3.

Softueri ynë falas EOS Utility lejon gjithashtu telekomandimin e kamerës nga një Mac apo kompjuter – thjesht lidhuni duke përdorur USB 3.2, Wi-Fi ose Ethernet. Imazhet mund të ruhen në kartën e memories, kompjuter ose të dyja – ideale për punë në kushte të kontrolluara.

Ju duhet më shumë rreze? Funksioni Remote Browser i EOS R3 (ofrohet kur lidheni me Ethernet) mundëson kontrollin përmes rrjetit. Imazhet mund të shkrepen në distancë dhe të shkarkohen skedarë. Cilësimet (duke përfshirë detajet e FTP) mund të rregullohen edhe kur është në përdorim kamera.

Mbroni transferimin e imazheve

I dobishëm për shumë fotografë të lajmeve dhe të sporteve është opsioni për të "mbrojtur" automatikisht imazhet që janë dërguar në një server FTP. Mbrojtja e imazheve do të thotë që kyçen dhe nuk mund të fshihen aksidentalisht dhe mund të identifikohen lehtësisht se cilat imazhe i janë dërguar një klienti, kur të transferohen të gjitha në kompjuterin tuaj pas shkrepjes.

Mbështetje për renë kompjuterike

EOS R3 mbështet dhe platforma ruajtjeje në renë kompjuterike, falë portëkalimit tonë novator image.canon. Kamera madje i ngarkon automatikisht skedarët foto dhe video, që të jenë gati në ciklin tuaj të punës me imazhet kur ktheheni nga terreni.

Ruani foto të palimituara (duke përfshirë skedarët RAW) në internet tek image.canon për deri në 30 ditë përpara se të vendosni cilat të zhvendosni në ndonjë shërbim tjetër reje kompjuterike si p.sh. Google Drive ose Adobe Cloud.

EOS R3
  1. Mbështetja për 5GHz nuk ofrohet në të gjitha rajonet
  2. SFTP ofrohet vetëm përmes Ethernet

Artikujt e lidhur

  • ARTIKULLI

    A mund të garojë Canon EOS R3 me vrapuesin e vogël e të rrufeshëm gushëbardhë?

    Fotografi italian i kafshëve të egra, Bruno D'Amicis, vë EOS R3 në provë duke fotografuar një zog të rrallë dhe me shpejtësi marramendëse në brigjet e Abrucos.

  • ARTIKULLI

    Dalja në terren të çrregullt me Canon EOS R3

    "Tejperformon mbi gjithçka tjetër që kam punuar në të kaluarën!" Fotografi i sporteve motorike, Vladimir Rys, provon Canon EOS R3 në shkrepjen e tij të parë të makinave elektrike Rally.

  • ARTIKULLI

    Jeta në korsinë e shpejtësisë me objektivat supertelefoto nga Canon

    Fotografi i sporteve motorike, Vladimir Rys, merr timonin e objektivave Canon RF 400mm F2.8L IS USM dhe RF 600mm F4L IS USM në një fotografim makinash të shpejta Rally me modelin Canon EOS R3.

  • ARTIKULLI

    Shpjegimi i Eye Control AF

    Mësoni detajet e sistemit mahnitës Eye Control AF nga Canon, që cakton apo ndërron pikën AF duke pikasur se çfarë po shikoni ju.

  • Regjistrohuni tani

    Jini të parët që merrni përditësimet e fundit për EOS R3 dhe ruani kontaktin për lajme të mëtejshme teksa zhvillohen.