Tailored solutions for faster, more efficient in-house printing.

Prodhimi i dokumenteve sipas kërkesës

Zgjidhje të personalizuara për një printim më të shpejtë dhe më efikas brenda kompanisë.

Nëse shërbimi juaj i printimit nuk mund të përballojë vëllimet në rritje ose një kërkesë për një cilësi më të lartë, kjo mund të sjellë kosto të panevojshme për nënkontraktimin.

Përveç se janë të kushtueshme, proceset jo efikase në prodhim e ngadalësojnë organizatën tuaj - duke ju penguar të përmbushni afatet e shkurtra për realizimin e punës.

Përfitimet e Prodhimit të dokumenteve sipas kërkesës

Benefits Benefits

Mbajini punët brenda kompanisë

Një sallë printimi më dinamike dhe elastike zvogëlon nënkontraktimin

Benefits Benefits

Realizoni afate të shkurtra

Proceset dixhitale të punës rrisin produktivitetin dhe zvogëlojnë gabimet

Benefits Benefits

Kontrolloni rezultatin tuaj të printuar

Gjurmimi i automatizuar i punës përmirëson dukshmërinë dhe sigurinë

Benefits Benefits

Optimizoni kostot e prodhimit

Teknologjia më efikase zvogëlon kostot, gabimet dhe vonesat

Zhvillimi i një shërbimi printimi më të shpejtë dhe me më shumë zgjuarsi

Canon understands our ambition to have a valuable in-house print department
Canon e kupton ambicien tonë për të pasur një departament printimi brenda kompanisë që të jetë sa më shumë i vlefshëm për organizatën.

Një kompani kryesore e shërbimeve financiare

Sfida

Një kompani kryesore e shërbimeve financiare po kërkonte të përmirësonte rendimentin dhe reputacionin e ndërmarrjes së printimit brenda kompanisë së tyre. Objektivi ishte automatizimi i proceseve manuale dhe të ngadalta të punës, kështu që të mund të funksiononte me efikasitet në kosto si dhe të ofronte përditësime në kohë reale për statusin e printimeve.

Canon understands our ambition to have a valuable in-house print department
As well as improving in-house print technology, we introduced a streamlined print management.

Zgjidhja

Përveç përmirësimit të teknologjisë së printimit brenda kompanisë, ne prezantuam një sistem modern të menaxhimit të printimit duke përdorur softuerin e fluksit të punës PRISMA, i cili automatizoi çdo fazë të procesit, nga marrja e punës dhe përpunimi e deri te realizimi dhe faturimi.

Përfitimet

Shërbimi i printimit i kompanisë tani është më i shpejtë dhe më efikas, me kohë përpunimi para shtypit 30% më të ulët dhe 15% më pak gabime për shkak të gabimeve njerëzore. Përveçse ofron produkte me 25-50% më pak se çmimet e tregut, sistemi ka kursyer po ashtu para duke siguruar një transparencë për koston totale të prokurimeve të brendshme.

The company's print service is now faster and more efficient.

Zhvilloni një sallë printimi më të shpejtë dhe më elastike për të kursyer para dhe për të përmirësuar komunikimet.


FLISNI ME EKIPIN TONË

Si funksionon



Zgjidhjet kryesore

Take digital colour printing to the next level with these high-performance

imagePRESS

Kaloni në një nivel tjetër të printimit dixhital me ngjyra me këto presa topografike me rendiment të lartë që ndërthurin një produktivitet, cilësi dhe elasticitet të jashtëzakonshëm në një gamë të gjerë aktivitetesh.

VarioPrint Series

Çlironi fuqinë e plotë të printimit me këto presa topografike dixhitale monokrom, me shpejtësi të lartë dhe vëllime të larta - me rendimentet më të larta në kategorinë e tyre në kuadër të produktivitetit, qëndrueshmërisë, administrimit të medias dhe lehtësisë së përdorimit.
Unleash the full power of print with these high speed, high volume digital monochrome presses
Print in stunning quality with this breakthrough range of high-performance wide format printers

imagePROGRAF

Printoni me cilësi mahnitëse me këtë gamë revolucionare të printerëve të formatit të gjerë me rendiment të lartë që siguron spektrin e jashtëzakonshëm të ngjyrave dhe saktësinë e nevojshme për ambiente të artit grafik me kërkesa të larta.

PRISMA Suite

Një gamë revolucionare e zgjidhjeve të softuerëve që ju ndihmon të modernizoni dhe të automatizoni flukset e punës në çdo fazë të procesit të prodhimit të printimit.
A breakthrough range of software solutions that help you streamline and automate workflows.
Jepuni një ndikim maksimal komunikimeve tuaja të printuara, ndërkohë që kurseni kohë dhe para.