Mjeti i konfigurimit të medias

Projektuar për të plotësuar kërkesat e fotografëve profesionistë dhe ofruesve të shërbimit të printimit, mjeti i konfigurimit të medias menaxhon dhe konfiguron me lehtësi cilësimet e ndryshme të medias.

Optimizoni cilësinë e printimit nëpërmjet menaxhimit inteligjent të medias

Menaxhoni lehtësisht cilësimet e medias - regjistroni dhe përsosni gamën e gjerë të llojeve të medias, duke përshtatur parametrat kryesorë për të garantuar riprodhim me saktësi ngjyrash dhe për të optimizuar cilësinë e printimit. Importoni profile të medias për të thjeshtuar procesin e parametrizimit dhe për të pasur mbarëvajtje të përvojës së printimit.

Cilësi printimi e përmirësuar

Përsosni cilësimet, duke përfshirë nivelet e bojës, trashësinë e letrës dhe profilet ICC, për të arritur rezultate optimale të personalizuara sipas llojit të medias.

Menaxhimi i thjeshtuar i medias

Regjistroni dhe menaxhoni me lehtësi gamën e gjerë të mediave, duke përfshirë letrat e mediave të Canon-it dhe ato të personalizuara, si dhe mbani gjithmonë një nivel të lartë cilësie.

Importimi i shpejtë i profilit

Importojini direkt në printer profilet e medias të ofruara nga prodhuesi, për të thjeshtuar procesin e parametrizimit, kursyer kohë dhe pasur mbarëvajtje të përvojës së printimit.

Përputhshmëri e saktë ngjyrash

Profilet ICC mundësojnë përputhje precize midis medias, bojës dhe kokës së printimit, duke garantuar vazhdimisht një cilësi të shkëlqyer.

Shkarkoni përmbajtjen

Zbuloni mënyrën se si mjeti i konfigurimit të medias arrin printim të cilësisë së lartë me media të ndryshme.

Shihni përfitimet e plota të mjetit të konfigurimit të medias.

Eksploroni softuerin në fjalë

Printim dhe faqosje profesionale

Një mjet i fuqishëm i projektuar për fotografë, që mundëson përshtatjen e çdo printimi me qëllimin e fotografisë. Arrini saktësi, detaje dhe kontroll mbresëlënës të tonalitetit të ngjyrave.

Menaxheri i llogarisë

Mblidhni të dhëna të detajuara si llojet e medias, përdorimi i bojës dhe datat e printimeve përmes një mjeti të fuqishëm monitorimi, i cili ju ndihmon të gjurmoni dhe menaxhoni me lehtësi kostot e printimit.

Direct Print Plus

Një softuer inteligjent dhe produktiv i dorëzimit të punëve, i projektuar për të integruar printimin e skicave CAD dhe dokumenteve PDF, duke ofruar përpunim të shpejtë dhe të saktë, si dhe ndërfaqe përdoruesi lehtësisht të përdorshme.

Programi Free Layout Plus

Një softuer intuitiv i projektuar për t'i mundësuar përdoruesit kontrollin e faqosjeve. I përkryer për profesionistë që punojnë me skicat CAD ose me imazhe krijuese në format të madh, pasi e integron procesin e përgatitjes së printimit me precizion, fleksibilitet dhe efikasitet.

Zbuloni se si Canon mund t'ju ndihmojë me rritjen e biznesit.