Zhvilloni dhe shpërndani me shpejtësi dhe me lehtësi komunikime tregtare tërheqëse dhe të personalizuara të integruara në kanalet dixhitale dhe të printimit.
Me një paketë mjetesh të fuqishme për të ndihmuar në automatizimin dhe personalizimin e angazhimit të klientëve tuaj. Me integrimin e kanaleve të printimit, emailit, uebit, celulare dhe sociale, MarketDirect ofron një platformë për angazhimin e klientëve ekzistues dhe për nxitjen e kërkesës për klientët e rinj.
Eksperti i fushatës ofron lehtësi për fushatat e shpeshta me përdorimin e modeleve të personalizueshme që krijohen me vetëm disa klikime të miut të kompjuterit. Nuk kërkohet aftësi në dizajn ose programim.
Krijoni me shpejtësi dhe me lehtësi faqet e destinacionit, emaile dhe dokumente VDP. Të gjitha në një mjet në HTML të lehtë në përdorim - nuk keni nevojë të përdorni zgjidhje të shumta për kanale të ndryshme.
Përdorimi i shpejtë i temave inteligjente aplikon një markë dhe një dizajn të njëjtë në të gjitha materialet krijuese të fushatave, duke kursyer kohë dhe duke mbështetur integritetin e markës.
Redaktori i skenarit të MarketDirect është i thjeshtë dhe i fuqishëm. Ai siguron një përmbledhje të elementeve dhe të rrjedhmërisë së fushatës, duke bërë të mundur që të kuptoni se si lidhen të gjithë përbërësit e fushatës.
Rezultatet e fushatës mund të maten në kohë reale dhe ndryshimet mund të bëhen në çast në rast se kërkohet. Tabelat e thjeshta të kontrollit paraqesin informacionet kryesore në mënyrën grafike për aktorët përkatës.
Marketingu i drejtpërdrejtë
Internet
Besnikëria e klientëve
Mbështetja e shitjeve
Analiza e tregut
Marketingu për ngjarjet