Direct Print Plus
Bëjini punët komplekse të printimit më të lehta për t'u menaxhuar me një program intuitiv për dorëzimin e punëve, i projektuar për të përmirësuar printimin e vizatimeve CAD dhe dokumenteve PDF, duke ofruar përpunim të shpejtë dhe të saktë dhe një ndërfaqe praktike.
Dorëzim pune inteligjent dhe i thjeshtë për vizatime CAD
Manipulim i shpejtë dhe i saktë i skedarëve
Mundësuar nga motori i përparuar për PDF nga Canon, Direct Print Plus siguron që të gjitha shtresat e skedarëve të ruhen dhe të printohen me saktësi, madje edhe në skedarët CAD me detaje shumë të larta.
Thjeshtësi me komandën "tërhiq-lësho"
Dorëzojini punët brenda pak sekondave me një ndërfaqe praktike me komandën "tërhiq-lësho". Pa instalim apo konfigurim të ndërlikuar.
Mbështet formate të shumta
Printoni me lehtësi vizatime teknike dhe plane arkitekturore të pajtueshme me formatet standarde të sketorit si PDF, JPEG, TIFF dhe HP-GL/2.
Pamje paraprake të besueshme të printimit
Përdorni pamjet paraprake për të identifikuar problemet e mundshme të printimit me vizualizimin. Përdoruesit njoftohen kur imazhet tejkalojnë madhësinë e letrës, duke ju lejuar të dalloni dhe korrigjoni shtrirjen për të shmangur gabimet në printim dhe për të reduktuar firot në letër.
Shkarkoni përmbajtjen
Zbuloni se si Direct Print Plus mund ta thjeshtojë printimin e vizatimeve CAD.
Shikoni përfitimet e plota të Direct Print Plus.
Shkarkoni softuerin për printerë të përputhshëm
Eksploroni softuerin në fjalë
Programi Free Layout Plus
Një softuer intuitiv i projektuar për t'i mundësuar përdoruesit kontrollin e faqosjeve. I përkryer për profesionistë që punojnë me skicat CAD ose me imazhe krijuese në format të madh, pasi e integron procesin e përgatitjes së printimit me precizion, fleksibilitet dhe efikasitet.
Menaxheri i llogarisë
Mblidhni të dhëna të detajuara si llojet e medias, përdorimi i bojës dhe datat e printimeve përmes një mjeti të fuqishëm monitorimi, i cili ju ndihmon të gjurmoni dhe menaxhoni me lehtësi kostot e printimit.
Printim dhe faqosje profesionale
Një mjet i fuqishëm i projektuar për fotografë, që mundëson përshtatjen e çdo printimi me qëllimin e fotografisë. Arrini saktësi, detaje dhe kontroll mbresëlënës të tonalitetit të ngjyrave.
Mjeti i konfigurimit të medias
Ndihmon fotografët profesionistë dhe ofruesit e shërbimeve të printimit që të menaxhojnë dhe konfigurojnë me lehtësi cilësimet për media të ndryshme. Përputh parametrat kryesorë me media specifike, si dhe garanton riprodhimin e saktë të ngjyrave për të optimizuar vazhdimisht cilësinë e printimit.