Canon imageFORMULA DR-M160II

imageFORMULA DR-M160II

imageFORMULA DR-M160II është një skaner tavoline që rrit produktivitetin. Me një konstruksion të fortë, shpejtësi të lartë dhe trajtim të besueshëm të mediave, është ideal për skanimin intensiv të letrës.

DR-M160II_detail_image

Përfitimet

  • Shpejtësi skanimi me ngjyra deri në 120ipm.
  • Konstruksion i fortë për të trajtuar deri në 7.000 skanime në ditë
  • I pajtueshëm me Windows, Mac dhe Linux
  • I ndërtuar në mënyrë kompakte dhe mjaft me rendiment
  • Besueshmëria e shkëlqyer e trajtimit të letrës përfshin ripërsëritjen e ndarjes së letrës

Veçoritë e detajuara

Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon imageFORMULA DR-M160II

Skanim i shpejtë për mjediset intensive të letrës


I bërë për mjedise skanimi me kërkesa të larat, ky imageFORMULA DR-M160II sjell skanimin shumë produktiv deri në 120ipm. Është ideal për përpunim OCR në mjediset Windows dhe Mac.

Konstruksion i fortë për dhënien e shpejtë


Konstruksioni i fortë përfshin një ushqyes mbresëlënës me 75 fletë, që lejon dokumentet e grupeve të përzierë, për të ndihmuar në rritjen e rendimentit të punës. DR-M160II është krijuar për të siguruar futjen dhe ndarjen mjaft të besueshme të llojeve të ndryshëm të medias; nga fletët e trasha tek ato të holla dhe nga kartat e stampuara te dokumentet tre metra të gjatë. I ndërtuar për të trajtuar deri në 7000 skanime në ditë, DR-M160II përfshin cilindra rrotullues të futjes për shumë përdorim dhe një transport të fortë të letrës, që e bëjnë atë jashtëzakonisht të fortë dhe të aftë për të trajtuar ngarkesa pune më të mëdha.

Trajtimi pa probleme i letrës


Një sistem unik i ripërsëritjes së ndarjes i lejon skanerit që të rifusë dokumentet automatikisht në rastin e rrallë kur ndodh një zbulim i futjes së dyfishtë, duke ndihmuar në minimizimin e ndonjë nevoje për ndërhyrjen e përdoruesit. Butoni i fillimit të futjes së dyfishtë i lejon përdoruesit që të shpërfillë shpejt një zbulim të futjes së dyfishtë dhe të vazhdojë skanimin.

Program kompjuterik intutiv shoqërues për lehtësinë e përdorimit


imageFORMULA DR-M160II vjen me program kompjuterik që është i thjeshtë për t'u përdorur për skanimin dhe administrimin e përkryer të dokumenteve. CaptureOnTouch ka një ndërfaqe intuitive të përdoruesit që përfshin një funksion të Modalitetit Automatik të Plotë për përdorimin e thjeshtëzuar të skanimit; dhe gjithashtu lejon skanimin në skedarë me shumë formatë (PDF, PDF-A, TIFF, JPEG, BMP dhe PowerPoint) dhe lidhje me SharePoint. CapturePerfect është ideal për skanime në grupe që janë më kritike për misionin, pasi siguron më të fundit në kapacitetet e shikimit dhe metodat e dërgimit - përfshirë drejtpërdrejt në dosje, e-mail dhe SharePoint. Gjithashtu të përfshirë janë programet kompjuterikë të përpunimit të imazhit kryesues të industrisë Kofax VRS (me AIPE) dhe eCopy PDF Pro Office, për krijimin, modifikimin dhe shndërrimin e shpejtë të dokumenteve PDF.

Opsione dhe softuerë praktikë


Për të skanuar me lehtësi materiale të lidhura, lidhni DRM-M160II me skanerin A3 Flatbed 201 ose A4 Flatbed 101 të Canon. Opsione të tjera përfshijnë Modulin e Barkodit III dhe Modulin e Barkodit 2D.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon imageFORMULA DR-M160II, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

60ppm

Shpejtësia e skanimit A4 (në një anë)

icon

Futës automatik i dokumentit

Daily Scanning Volume

Vëllimi i përditshëm i skanimit

Double-sided scanning

Skanim dyanësh

Windows & Mac compatible

I përputhshëm me Windows dhe Mac

icon

Skanimi efikas në grup

Tilting control panel

Skanim i lehtë dhe me intuitë

eCOPY

Krijimi dhe modifikimi i skedarëve PDF

USB connection

Cilësi e përmirësuar e imazhit

  • Skaneri
  • Tabakaja e furnizimit
  • Disku i parametrizimit
  • Disku Kofax VRS
  • Disku eCopy PDF Pro
  • Dokumentacionet
  • Kabllo USB
  • Adaptori AC
  • Kabëll energjie

Softueri i përfshirë

Mësoni më shumë mbi softuerët e përfshirë me këtë skaner.

Aplikacionet e Canon

CaptureOnTouch Pro

CaptureOnTouch Pro

Ky skaner vjen me CaptureOnTouch Pro, softueri i skanimit i lehtë në përdorim dhe me cilësi profesionale nga Canon. Regjistroni dhe klasifikoni me lehtësi skanime në grupe, integroni skanerin tuaj Canon me flukset e punës dhe dokumenteve dhe biznesin tuaj, dhe rritni produktivitetin tuaj.

Përputhshmëria: Windows

Mësoni më shumë >

Capture Perfect

Një aplikacion i fuqishëm që ju lejon të skanoni me shpejtësi dhe me efikasitet dokumente në grupe. Ai ofron opsione të përparuara për rezultatin bashkë me pamjet në shumë dritare dhe në miniaturë.

  • Merrni gjithmonë dokumente dixhitale me precizion të lartë me një gamë veçorish që drejtojnë faqet, që përmirësojnë lexueshmërinë dhe qartësinë
  • Skanoni drejtpërdrejt në email, PDF, skedarë ose prezantime me prekjen e një butoni
  • Regjistroni punët rutinë dhe modifikoni, risistemoni ose menaxhoni me lehtësi skedarët
  • Mbështetja e Kofax VRS

Përputhshmëria: Windows

Mësoni më shumë >
capture_perfect.jpg

Aplikacionet nga zhvillues të tjerë të softuerëve

eCOPY

Një aplikacion i fuqishëm dhe i lehtë në përdorim për shikimin, krijimin, modifikimin dhe konvertimin e skedarëve PDF. eCopy ofron aftësitë e plota për udhëzimin, shënimin dhe modifikimin, duke përfshirë krijimin e formularëve plotësues me njohjen automatike të fushave të formularëve. Përfshihet po ashtu një paketë e plotë e mjeteve të sigurisë dhe të nënshkrimit të dokumenteve.
Përputhshmëria: Windows



Kofax VRS

Softueri i përpunimit të imazheve VRS, kryesor në këtë industri, zvogëlon kohën e duhur për përgatitjen manuale të dokumenteve, përmirëson cilësinë e imazheve të skanuara dhe maksimalizon rendimentin e skanerëve me vëllime të larta. Përmirësimi i lexueshmërisë dhe vlerat më të larta të njohjes OCR rrisin produktivitetin.
Përputhshmëria: Windows

Paketa e zhvilluesit të softuerëve

BSDP

Programi ynë për zhvilluesit e zgjidhjeve të biznesit (BSDP) është i përcaktuar për t'ju dhënë akses në një gamë informacionesh teknike për të ndihmuar në zhvillimin e aplikacioneve për gamën e produkteve të biznesit. Për më shumë informacione për paketat tona SDK, vizitoni faqen e uebit të Programit të zhvilluesve të Canon.