Kamerat PTZ

Canon CR-N500

Me zmadhimin optik 15x dhe mundësitë e shkrepjes në 4K UHD me opsionin e gjurmimit automatik inteligjent*, CR-N500 ofron kontroll preciz dhe transmetim pa ndërprerje me IP, edhe në kushte ndriçimi të ulët.

Specifikimet

  • 4 K, UHD,

    Sensor CMOS tipi 1.0 për cilësi mahnitëse

  • Zmadhimi optik 15x

    Nga këndi i gjerë tek telefoto

  • Procesor DIGIC DV6

    Procesim i fuqishëm i imazhit për rezultate fantastike

  • Mbështet protokollet kryesore të transmetimit dhe komandim me IP

    RTMP/RTMPS, NDI|HX*, RTP/RTSP, SRT, FreeD dhe protokolli XC nga Canon

    * NDI është markë tregtare ose markë e regjistruar tregtare e NewTek Inc. në SHBA dhe shtete të tjera

  • Vetëfokusim Dual Pixel

    Për fokusim të shtruar, të shpejtë dhe të saktë

  • Stabilizuesi i Imazhit Optik

    Stabilitet i jashtëzakonshëm për funksionim të shtruar të PTZ

  • Funksioni i gjurmimit automatik

    Ndjek një subjekt automatikisht nëpërmjet një aplikacioni shtesë me pagesë

  • Funksioni i ciklit automatik

    Programoni lëvizjet e përsëritura të kamerës, animin dhe zmadhimin në cikël nëpërmjet një aplikacioni shtesë me pagesë

PËRDITËSIM I PROGRAMIT TË INTEGRUAR PËR PROGRAMET E REJA TË GJURMIMIT DHE TË CIKLIT AUTOMATIK

Canon CR-N500 tani mbështet dy programe për gjurmim dhe cikël automatik. Ky përditësim i programit të integruar kërkohet për të instaluar veçoritë e reja të aplikacioneve. Ka dy rograme nga tregtari juaj me kosto shtesë.

  • Auto Tracking

    Programi Auto Tracking RA-AT001. Shkyçni mundësinë e gjurmimit të folësit kryesor me ndjekjen automatike të kokës/fytyrës ndërsa folësi lëviz nëpër skenë. Optimizoni efikasitetin e produksionit për leksione, aktivitetet e korporatës, tempuj, shfaqje skenike dhe transmetime.

  • Auto Loop

    Programi Auto Loop RA-AL001. Programoni panoramimin, animin dhe zmadhimin e përsëritur të kamerës për të gjurmuar veprimet e përsëritura gjatë transmetimeve të drejtpërdrejta, në mënyrë konstante dhe të saktë. Regjistroni pamjet e aktiviteteve në transmetim të drejtpërdrejtë dhe të shfaqjeve muzikore me stil.

Canon CR-N500 PTZ Camera

Funksionet kryesore të CR-N500

Me zmadhimin optik 15x dhe mundësitë e shkrepjes në 4K UHD, CR-N500 ofron kontroll preciz dhe transmetim të njësuar me IP, edhe në kushte ndriçimi të ulët.

  • REZOLUCIONI

    Imazheri e fuqishme në 4K

  • ZMADHIMI OPTIK

    Zmadhues optik 15x me stabilizator

  • INTEGRIM

    Transmetim dhe komandim me IP

  • VETËFOKUSIMI

    Dual Pixel CMOS AF

  • PROCESORI

    Sensori CMOS tipi 1.0 dhe DIGIC DV6

  • LIDHJET

    Fole të shumta

Madhësia e sensorit

Sensori CMOS tipi 1-inçësh
Sensor CMOS tipi 1/2.3-inçësh
Sensori CMOS tipi 1-inçësh
Sensor CMOS tipi 1/2.3-inçësh

Zmadhimi optik

Zmadhimi optik 15x
Zmadhim optik 20x
Zmadhim optik 15x (30x i avancuar)(1)*
Zmadhim optik 20x

Sistemi i fokusimit

Dual Pixel CMOS Auto Focus
Vetëfokusim hibrid
Dual Pixel CMOS Auto Focus
Vetëfokusim hibrid

Dalja e rezolucionit maksimal

4K UHD 30p
4K UHD 30p
4K UHD 60p
4K UHD 30p

Brenda/jashtë

Në ambiente të brendshme
Në ambiente të brendshme
Në natyrë (rezistent ndaj ujit dhe pluhurit, niveli IP55)
Në natyrë (rezistent ndaj ujit dhe pluhurit, niveli IP65)

Të gjitha të dhënat mbështeten në metodat e testimit standard të Canon me përjashtim ku tregohet. Mund të ndryshohet pa paralajmërim.

  1. * Zmadhim i përparuar 30x në FHD

Imazheri e fuqishme në 4K

Sensori CMOS i tipit 1.0 dhe procesori DIGIC DV6 punojnë në unison për të ofruar cilësi të jashtëzakonshme të imazhit 4K UHD/30p, si dhe imazhe të përshkallëzuara në Full HD/60p falë procesimit të mbimoduluar HD.

Zmadhim optik i stabilizuar 15x për t'ju shpënë më afër

Optika e përparuar 4K e Canon siguron kapjen e detajeve më të mëdha dhe të fleksibilitetit, me një zmadhim optik 15x (ekuivalent 25.5-382.5mm 35mm), duke siguruar një fushëpamje nga niveli së gjeri deri në telefoto. Stabilizimi i përparuar i imazhit me katër akse i Canon siguron shkrepjen e imazhit me cilësi të lartë.

Imazheri e fuqishme në 4K

Transmetim dhe komandim me IP për të transformuar produksionin tuaj

Përfshihen një gamë e gjerë protokollesh komandimi dhe transmetimi IP deri në 4K UHD 30p (si NDI|HX*, RTMP, RTP/RTSP, RTMPS, SRT, FreeD dhe protokolli XC nga Canon), duke e bërë CR-N500 një zgjidhje ideale për sistemet e reja ose ekzistuese.

* NDI është markë tregtare ose markë e regjistruar tregtare e NewTek, Inc. në SHBA dhe shtete të tjera

Imazhe të shkëlqyera në dritë të ulët

CR-N500 prodhon imazhe me cilësi të lartë me zhurmë të ulët, madje edhe me një ndriçim minimal prej 1.5 lux. Sensori i madh CMOS i tipit 1.0 dhe procesori DIGIC DV6 sigurojnë që cilësia e imazhit të ruajë integritetin e saj edhe në kushtet më sfiduese të ndriçimit.

Transmetim dhe komandim me IP për të transformuar produksionin tuaj
Dual Pixel CMOS AF i mban gjërat të qarta

Dual Pixel CMOS AF i mban gjërat të qarta

CR-N500 përmban sistemin e njohur Dual Pixel CMOS Auto Focus të Canon i cili siguron fokus jashtëzakonisht të shpejtë dhe të saktë përmes modaliteteve të shumta.

Canon Camera

Udhëzuesi i fokusit me pikselë të dyfishtë

Ofron një paraqitje vizuale qoftë kur subjekti është në fokus, apo kur fokusi komandohet manualisht.

Canon Camera

Vetëfoksim me përparësi fytyrën/vetëm fytyrën

Detekton fytyrat automatikisht dhe ndjek fokusin e subjektit të zgjedhur.

Canon Camera

AF me prekje

Duke punuar me programin Remote Camera Control, përdoruesit mund të zgjedhin një objekt mbi të cilin do të dëshironin të fokusoheshin.

Auto Tracking 4K me precizion*

Shkyçni mundësinë e gjurmimit të folësit kryesor me ndjekjen automatike të fytyrës/kokës ndërsa folësi lëviz nëpër skenë. Mund të marrë rregullime të shumta, cilësime si madhësia e kompozimit, ndjeshmëria e gjurmimit, zonat e përjashtimit, zona e ekranit me përparësi dhe më shumë, që mundësojnë arritjen me lehtësi të konfigurimit ideal për gjurmimin.

* Kërkon licencë me pagesë

Program Auto Tracking
Kuadrot e Auto Loop

Përsëritje automatike inteligjente*

Programoni panoramimin, animin dhe zmadhimin e përsëritur të kamerës për të gjurmuar veprimet e përsëritura gjatë transmetimeve të drejtpërdrejta, në mënyrë konstante dhe të saktë falë mekanizmit të avancuar të motorit të Canon. Përjetoni fleksibilitetin e lëvizjeve të programimit me aftësinë për të inicializuar një cikël para-mbrapa, duke mundësuar përdorimin e kamerës pa operator. Pesë rrugë automatike të lëvizjes mund të regjistrohen dhe krijohen e përshtaten me lehtësi në një ndërfaqe të lehtë për cilësimet.

* Kërkon licencë me pagesë

Fole të shumta për lehtësi përdorimi

CR-N500 përmban një mori lidhjesh për të siguruar fleksibilitet optimal, duke përfshirë daljen e videos 3G-SDI, folenë HDMI me madhësi të plotë (mbështetjen e 4K UHD 30p në 4:2:2 10-bit), hyrjet audio profesionale XLR, si dhe një fole PoE+ LAN për integrim të lehtë të sistemit.

Komandim i shtruar dhe preciz

CR-N500 është i pajisur me një mekanizëm drejtimi me precizion të lartë që mundëson rregullime të imëta të lëvizjes së panoramimit dhe të animit, dhe shpejtësi që sigurojnë shkrepjen perfekte. I pajtueshëm me pultin RC-IP100 dhe pultet softuerike Remote Camera Control, CR-N500 pajtohet gjithashtu me pultet e zgjedhura të palëve të treta.

Pult me komandim të shtruar dhe preciz

Imazhe HDR, me rregullime të gjithanshme të cilësisë së imazhit

Arrini imazhe mahnitëse HDR me Canon Log 3 dhe mbështetje game të gjerë dinamike. Të dyja teknologjitë sigurojnë që imazhet më të mira HDR mund të arrihen për aplikacione ku kërkohet postproduksion ose një kthim i shpejtë. Cilësimet e rregullimit të integruar të imazhit sigurojnë gjithashtu imazhe fleksibël dhe me porosi për t'u përputhur me ngjyrat e kamerave të tjera.

Imazhe HDR, me rregullime të gjithanshme të cilësisë së imazhit

Videotransmetim i shtruar dhe cilësie të lartë në 4K

Me programin drejtues pa pagesë* për kamerat e internetit, mund të përfitoni videotransmetime të shtruara deri në 4K 30p me maksimumi 5 kamera të zgjedhura Canon PTZ** përmes një lidhjeje të thjeshtë Ethernet. Në pajtim me shumicën e platformave të videokonferencës dhe programeve që kërkojnë UVC, ky program për Windows OS është një program drejtues virtual për USB që lejon integrim të lehtë të videotransmetimit, ideal për videokonferencë dhe leksione nga interneti.

* Mund të nevojitet licencë pale të tretë
** Vlen vetëm për CR-N500, CR-N300 dhe CR-X300

Çfarë ka në kuti

Çfarë ka në kuti

  • CR-N500 Kamera

  • Pllakë tavani (me aksesorë)

  • Teli i sigurisë

  • Tel sigurie kamerë-mbërthyese

  • Ushqyesi

  • Telekomanda (WL-N01)

  • Bateri

Aksesorë të ngjashëm

  • Pult softuerik PTZ

    Aplikacioni Canon Remote Camera Control

    Program me shkarkim falas nga Canon për të komanduar e rregulluar cilësimet e deri në 20 kamerave PTZ nga kompjuteri apo tableta.
  • Pult PTZ

    RC-IP100

    Një pult i cilësisë së lartë me levë shumëfunksionale dhe ekran intuitiv me prekje për komandim të lehtë të deri në 100 kamerave të lidhura.
  • Pult PTZ

    RC-IP1000

    Pult profesional PTZ me ekran me prekje 7 inç, i cili ofron kontroll preciz dhe monitorim të videos në rrjet IP për deri në 200 pamje
  • Wall Mount Bracket A-RMB7(Black)

    Aksesorët

    Kllapë montimi në mur A-RMB7 (E zezë)

    Kllapë montimi në mur e krijuar për të mbështetur kamerat PTZ nga Canon të montuara në mur ose sipërfaqe të tjera.
    Kapaciteti maksimal i ngarkesës 7 kg.
  • Wall Mount Bracket A-RMB7(White)

    Aksesorët

    Kllapë montimi në mur A-RMB7 (E bardhë)

    Kllapë montimi në mur e krijuar për të mbështetur kamerat PTZ nga Canon të montuara në mur ose sipërfaqe të tjera.
    Kapaciteti maksimal i ngarkesës 7 kg.
  • Produkte të ngjashme

    • Kamerat PTZ

      CR-N300

      Pajisur me rezolucion 4K UHD, një zmadhim optik 20x, vetëfokusim hibrid me opsionin për gjurmim automatik inteligjent, protokolle të shumta transmetimi dhe komandimi me IP, mund ta angazhoni audiencën tuaj në mënyra të reja.
    • Kamerat PTZ

      CR-N100

      Kamerë e shpejtë 4K PTZ me vetëfokusim të avancuar, zmadhim optik 20x dhe protokolle të shumta IP me opsionin e gjurmimit automatik inteligjent.
    • Kamerat PTZ

      CR-X500

      Me një kasë robuste dhe rezistente ndaj kushteve atmosferike plus rezolucionin 4K UHD, zmadhimin optik 15x, 12G-SDI dhe Dual Pixel CMOS AF, modeli CR-X500 është kamera ideale PTZ për produksion distance dhe monitorim.