Printerë për shtëpi

Canon PIXMA TS305

Printer ekonomik, kompakt me Wi-Fi për printim të lehtë me valë për dokumente dhe foto 4x6” pa bordura, nga pajisjet inteligjente dhe shërbimet e reve kompjuterike.

  • Lidhjet inteligjente

    Printoni me valë, me lehtësi nga pajisjet inteligjente dhe retë kompjuterike falë lidhjes me Bluetooth®*, aplikacionit Canon PRINT dhe mbështetjes për Apple AirPrint®/Mopria®.

  • Funksion për kopjim të shpejtë

    Bëni kopje shpejt dhe lehtë nëpërmjet kamerës së telefonit inteligjent, modelit novator në formë rrjete të printerit dhe funksionit të shkrepje-kopjimit të celularit inteligjent në aplikacionin Canon PRINT.

  • Printime me cilësi të lartë

    Printoni dokumente të qarta dhe foto dinamike 4x6” pa bordura, falë teknologjisë FINE dhe bojërave hibride nga Canon. Gëzoni shpejtësi printimi të dokumenteve A4 prej 7,7 ipm mono ose 4,0 ipm me ngjyra.

  • Kompakt, i thjeshtë dhe ekonomik

    Shfrytëzoni përdorim të thjeshtë e të shpejtë me pajisjet inteligjente, falë butonat të thjeshtë të komandimit. Kompakt, elegant dhe funksional, ky printer ekonomik është ideal për çdo shtëpi.

  • Krijoni dhe ndani foto argëtuese

    Krijoni printime argëtuese fotosh me mesazhe të fshehura me anë të aplikacionit “Message in Print” të Canon për pajisje iOS. Dërgoja një shoku me kod QR aplikacioni - që të mund të shohin surprizën.

Specifikimet

  • Printimi me Wi-Fi

  • Aplikacioni Canon PRINT

  • Printimi pa bordura

  • Fisheku FINE

  • Fisheku FINE

  • Bojërat XL

Çfarë ka në kuti

Gjithçka që ju duhet për printime të thjeshta, ekonomike, me valë - thjesht shtoni letër dhe materiale fotografike.

  • Printer njëfunksionësh - PIXMA TS305

  • 2 fishekë FINE:

  • Kordoni elektrik

  • Disku CD-ROM i konfigurimit

  • Manualet dhe dokumentet e tjera

Merrni më shumë nga printeri juaj Canon.

Nga media sociale dhe printimi në renë kompjuterike e deri tek albumet e kolazheve dhe kartolinat me reliev. Eksploroni krijimtarinë tuaj me aplikacionin Canon Print dhe softuerin Creative Park.

Produktet që kanë lidhje

  1. *Equipped with Bluetooth® low energy technology. (Bluetooth print is only available on Android devices). The functions available with Bluetooth communication and the Canon PRINT Inkjet/SELPHY app are not guaranteed on all Android smartphones. The Bluetooth® word mark and logos are registered trademarks owned by the Bluetooth SIG, Inc. and any use of such marks by Canon Inc. is under license. Other trademarks and trade names are those of their respective owners.