Objektivat RF
Canon RF 400mm F2.8L IS USM
SpecifikimetPër rendiment të jashtëzakonshëm në ndriçim të ulët dhe kontroll të thellësisë së qartësisë
Fotostabilizuesi i integruar optik ofron mbrojtje 5.5-nivelëshe kundër turbullimit nga lëkundja e kamerës
Një njësi fokusimi USM tipi me unazë, me korrent të dyfishtë mbështetet nga një procesor i shpejtësisë së lartë dhe algoritme të optimizuara vetëfokusimi për fokusim të shpejtë dhe të heshtur
RF 400mm F2.8L IS USM përdor xham fluoriti në konstruktin e vet për rezolucion dhe kontrast më të lartë të figurës
Edhe në kushte të vështira ndriçimi, hijezimi dhe vezullimi minimizohen falë teknologjisë sonë Air Sphere Coating
Ofrohen tri shpejtësi fokusimi manual, për kontroll preciz. Full Time MF mundëson rregullime pa ndërruar modalitetet e fokusimit
Ruani dy profile fokusimi për përdorim të shpejtë, duke kursyer kohë kur ju duhet të reagoni shpejt dhe duke lejuar tërheqjen e fokusit kur filmoni
RF 400mm F2.8L IS USM lidhet drejtpërdrejt me kamerën e serisë EOS R pa nevojë adaptori, duke ju mundësuar shfrytëzimin e cilësisë së saj të avancuar të figurës
Ndonëse objektivi vjen me konstruksion pluhur- dhe ujëdurues, ky nuk e ndalon dot tërësisht hyrjen e grimcave të pluhurit apo të pikave të ujit në objektiv.