Canon EF 40mm f/2.8 STM

Një lente kompakte "pjatë" me një hapje të shpejtë të diafragmës, e shkëlqyer për udhëtime dhe fotografinë e përgjithshme

Përfitimet

  • Dizajn portativ rrethor

  • Fokusim STM i butë, i qetë kur rregjistrohen filma në kamera të përputhshme

  • Apertura e shpejtë maksimale f/2.8 për rregjistrimin në dritë të paktë

  • Fokusimi nga afër 0,3 m

  • AF i shpejtë, i qetë për rezultate mjaft të mprehta

  • Cilësi e shkëlqyer e imazhit anembanë kuadrit

Veçoritë e detajuara

  • Dizajn jashtëzakonisht kompakt dhe portativ

    Mos jini kurrë pa EOS tuaj. STM EF 40mm f/2.8 STM kompakte, rrethore është shumë e hollë, kështu që gjithnjë do të jeni në gjendje të merrni DSLR-në tuaj me vete.

  • AF i butë dhe i qetë, fokusimi STM për filma

    Fokusimi i shpejtë, i saktë, automatik siguron imazhe mjaft të mprehta edhe në kushte të vështira. AF Servo e Filmit me STM përdor teknologjinë e motorrit me hapa për fokusimin e butë, të qetë, automatik kur filmohet në DSLR-të Canon të përputhshme.

  • Rregjistrim i dobishëm në dritë të paktë

    Një sferë e aperturës f/2.8–22 siguron kontroll mbi thellësinë e fushës, duke ju dhënë lirinë për të kufizuar ose zgjeruar fokusin siç kërkohet. Një aperturë e shpejtë maksimale lejon rregjistrimin duke e mbajtur kamerën në duar në dritë të paktë pa përdorur blicin.

  • Cilësi e shkëlqyer e imazhit e krijuar për gjithanshmërinë e udhëtimit

    Një gjatësi e gjithanshme e fokusit prej 40mm është e shkëlqyeshme për udhëtim. Trajtoni gjithçka, nga portrete tek peisazhe dhe fotografi në rruga. Cilësi e shkëlqyer e imazhit anembanë kuadrit, falë një dizajni të lentës asferike dhe veshjeve Super Spectra.