Këtyre ditëve ne nuk jemi kurrë larg teknologjisë. Qoftë nëse bëhet fjalë për shfletimin nga smartfoni për të kaluar kohën në një rrugë autobusi, duke punuar në laptop në ndonjë kafene, apo duke kaluar një mëngjes të qetë me emisionin tonë të preferuar në ndonjë tabletë, aksesorët janë bërë pjesë e jona, kështu që ka dhe kuptim që të reflektojnë personalitetin tonë.
Mbase jeni thjesht në universitet dhe dëshironi ta mbani veten të rrethuar nga fotot e shoqërisë nga vendlindja, ose doni ta dekoroni laptopin me mesazhe motivuese që t'ju frymëzojnë sa herë që e hapni. Në vend që të mbeteni me një pajisje gri pa karakter, tabletë të çfarëdoshme, apo të shpenzoni para në kapakë smartfonësh që nuk ju shprehin tamam juve, personalizimi i teknologjisë suaj mund të jetë mundësia ideale për të shprehur individualitetin tuaj. Përdorni ngjyrat e preferuara, kujtimet e udhëtimeve, autoportretet e grupit ose citime frymëzuese. Ju ndihmon gjithashtu që t'i keni pajisjet të dallueshme me lehtësi dhe mund të jetë dhe një akullthyes bisedash.
Gama e printerëve kompaktë të Canon e bën të shpejtë dhe të lehtë printimin nga smartfoni dhe zgjedhja e letrave me shpinë ngjitëse ju mundëson krijimin e ngjitëseve dhe të etiketave të personalizuara në pak sekonda, të cilat mund t'i vendosni menjëherë nëpër pajisje.
PRINTIM KRIJUES
Personalizoni aksesorët me ngjitëse të printuara
Ju duhet
- Printer dhe letër Canon Zoemini ose Canon SELPHY
- Pamjet dhe dizajnet tuaja të preferuara
1. Zgjidhni një disenjo
Projektimet tuaja mund të ndryshojnë në varësi të asaj që personalizoni. Ka më shumë hapësirë në një laptop se sa në një smartfon, ndaj mendoni nëse dëshironi të zgjidhni një imazh individual - një pozë grupi nga ndonjë festival, një foto të bukur qeni apo ndonjë autoportret të arrirë - apo edhe ndonjë koleksion imazhesh që mund të kthehen në kolazh. Canon SELPHY Square QX10 nxjerr printime katrore me një bordurë të përshtatshme për diçitura, që do të ishte ideale për pajisjet më të mëdha, si p.sh. laptopin apo tabletën. Gama Canon Zoemini ka dy lloje letre ngjitëse, një drejtkëndore dhe një opsion më të vogël rrethor, që do të ishte ideal për personalizimin e kufjeve dhe të smartfonave.
2. Modifikojini fotot
Pasi të keni në mendje dizajnin, ka shumë mënyra për ta personalizuar më tej. Me programet e fotos dhe të printimit të Canon mund të provoni opsione të ndryshme në telefon përpara se t'i printoni.
Canon SELPHY Square QX10 dhe SELPHY CP1500 janë të pajtueshëm me programin Canon SELPHY Photo Layout, që ju mundëson të eksperimentoni me faqosje dhe finicione. Mund të përdorni gjithashtu shabllonet multifoto të programit për të vendosur disa pamje në një ngjitëse dhe pastaj t'i prisni për të krijuar dizajne më të vogla.
Gama Canon Zoemini është e pajtueshme me programin Canon Mini Print, që ju mundëson të bëheni krijues me filtrat, kornizat, ngjitëset dhe vizatimet, si dhe mjetet e kolazhit e të animacionit.
Canon Zoemini S2 është kamerë si dhe printer çasti. Pasqyra e integruar për autoportrete dhe drita rrethore i kanë bërë fotot tuaja tashmë ideale, por mund të luani ende me to në programin Canon Mini Print.
3. Zgjidhni fotoletrat ngjitëse të Canon dhe printoni
Në vijim, duhet të vendosni se cilat letra ose ngjitëse mund të përdorni dhe vendosini në printerin tuaj portativ. Gama Canon Zoemini përdor Canon ZINK™ Photo Paper që ofron printime pa bordura dhe me shpinë ngjitëse, që janë rezistente ndaj ujit dhe grisjes, dhe mund të priten në çfarëdo forme apo përmase. Ose pse të mos provoni ngjitëset e gatshme rrethore? Është një mënyrë pa telashe për të printuar miningjitëse, që të mund të shkrepni një autoportret me shoqërinë e ngushtë dhe t'i ruan kujtimet në kapakun e smartfonit në pak sekonda.
Canon SELPHY Square QX10 përdor letër ngjitëse me bordurë me njërën anë më të trashë për diçiturë ku mund të shtoni datën, emrat ose citime frymëzuese. Për më shumë zgjedhje, printeri më i madh Canon SELPHY CP1500 mund të printojë në një sërë përmasash, duke përfshirë ngjitëset e vogla dhe ngjitëset e madhësisë së kartave të kreditit. SELPHY CP1500 lidhet gjithashtu përmes USB nëse dëshironi të printoni nga një pajisje tjetër. Thjesht vendosni letrën dhe i keni printimet në dorë në pak sekonda.
Plus, ZINK™ Photo Paper dhe gama e letrave ngjitëse SELPHY mund të hiqen pa lënë gjurmë, ndaj nëse ju mërzitet ndonjë nga dizajnet, thjesht mund t'ia nisni nga e para.
4. Ngjitini dhe argëtohuni
Tani është radha e shqitjes së fletës së pasme dhe e ngjitjes së printimit nëpër pajisje. Mund të ndihmojë në pastrimin e sipërfaqes së pari për t'u siguruar që të jetë e lëmuar dhe pa mbetje. Hiqni me kujdes pjesën e pasme dhe kryeni lëvizje të ngadaltë. Vizorja mund të jetë praktike këtu për t'ju ndihmuar në shqitje e ngjitje në vija të drejta, duke lëvizur shtruar mbi ngjitëse.
Pasi pajisjet të duken mirë, do të vini re gjëra të tjera që mund të përdoren për një personalizim të vogël. Nëse i keni dhënë celularit një pamje të re, po sikur ta vazhdoni me një stil të ngjashëm me kufjet? Madje mund t'i personalizoni pajisjet posaçërisht për ndonjë festë apo aktivitet - si për shembull për ditëlindje apo për festivale. Bashkërendoni me shoqërinë ose bëni gjënë tuaj. Procesi është i shpejtë dhe i lehtë dhe mundësitë janë të pafundme.
Shkruar nga Kat Halstead dhe Angela Nicholson
Produktet e lidhura
-
Printerë për shtëpi
Canon Zoemini 2
Nxirrni printime çasti nga smartfoni kudo që të jeni dhe në çdo kohë, me printerin e xhepit me bateri Zoemini 2. -
Kamera-printerë çasti dhe xhepi
Canon Zoemini S2
Çoni autoportretet një shkallë më tej me printerin-kamerë në madhësi xhepi, të kompletuar me pasqyrë, unazë drite, shkrehës distance dhe pamje direkte. -
Printerë për shtëpi
SELPHY SQUARE QX10
Ruajini kujtimet tuaja të veçanta si printime të punuara me hijeshi që mund t'i merrni kudo, në lidhje me valë.
Artikujt e lidhur
-
PRINTIMI
Printerët më të mirë për studentë
Çdo student ka nevojë për një printer – zbuloni opsionet më të mira ekonomike për t'iu përshtatur nevojave tuaja.
-
PRINTIME KRIJUESE
Printerët më të mirë portativë të Canon
Eksploroni gamën e printerëve kompaktë të Canon për të mësuar se cili është i duhuri për ju.
-
PRINTIME KRIJUESE
Vizualizoni jetën në tabelë
Përkoni hapësirën tuaj me stilin tuaj me anë të Canon SELPHY Square QX10.
-
PRINTIM KRIJUES
Bëhuni krijues me gamën "Canon Zoemini"
Çlirojeni krijimtarinë kudo që të jeni me anë të një kamere çasti dhe printeri xhepi.