Laura Bingham pictured from behind, facing dense jungle, as she films a vlog with a Canon PowerShot G7 X Mark II.

Videoblogimi i udhëtimeve

Si të publikoni një aventurë në videoblog: njihuni me gruan që pushtoi Amazonën me kamerën e saj

Në 2018, eksploruesja britanike Laura Bingham udhëhoqi ekspeditën e parë botërore në burimin e Lumit Esekibo në Guajanë, së bashku me kolegët e saj eksplorues Ness Knight dhe Pip Stewart, mandej lundroi me kajak përgjatë lumit deri në Oqeanit Atlantik. Si një nënë e re, Laura ndjeu nevojën të bënte diçka të jashtëzakonshme për të ruajtur statusin e saj të fituar me mund si eksploruese. Gjatë sfidës së saj 72-ditore iu desh të përballej me rrëpira, ujëvara dhe gjarpërinj helmues, dhe të gjithë këtë e ka dokumentuar me kamerën Canon PowerShot G7 X Mark II.*

Lumi Esekibo është më i madhi i Guajanës dhe i treti për nga madhësia në Amerikën e Jugut, duke përshkuar mbi 1000 km nga burimi në grykëderdhje teksa endet përmes pyjeve tropikale dhe fushave të hapura. Ai është jetik për banorët indigjenë vajvaj të cilët e ndihmuan Laurën dhe ekipin e saj në udhëtimin e tyre, si dhe për të gjitha llojet e faunës së egër, mes të cilëve dhe xhaguarin e pakapshëm. Për 72 ditë ai i dha mbështetje edhe Laurës, teksa ajo fjeti në një shtrat të varur në brigjet e tij ndanë kaimanit grabitqar tremetrosh dhe gjuajti peshk në të për ushqim.

Duke qëndruar e fokusuar në sfidën fizike e emocionale të kryerjes së udhëtimit, Laura dhe ekipi i saj arritën të tregojnë një histori të rezistencës së njeriut dhe të një udhëtimi të natyror të mbështetur në forcat e grupit. Ata u shoqëruan nga një fotograf dhe një regjisor për disa pjesë të udhëzimit, por iu desh të mbështeten në aftësitë e veta të shkrepjes dhe në tri kamera Canon PowerShot G7 X Mark II për të dokumentuar çastet më private direkt para kamerës.**

Këtu do të mësojmë se çfarë nevojitet për të dokumentuar një aventurë në videoblog kur je i sfilitur, çfarë kompleti ia del mbanë një sfide të tillë dhe përse ia vlen t'i kushtosh kohën e duhur rrëfimit të historisë.

A group photograph by Jon Williams of the expedition members in the Guyana jungle.

Çfarë ju frymëzoni të përballeni me Esekibon?

"Pasi linda një djalë së bashku me tim shoq," – bashkeksplorues dhe teleprezantuesi Ed Stafford – "pata frikë se mos humbja identitetin tim. U frikësova se mos eksplorimet e mia do të harroheshin e do të mbeteshin në të kaluarën dhe do të përhumbesha në rolin tim si nënë. E fola këtë me Edin dhe ai ashtu natyrshëm më tha, 'E di që Esekibon se ka bërë njeri tjetër më parë, dhe është fantastik – si ato xhunglat e Disney.' Sapo dëgjova fjalët 'Disney' dhe 's'e ka bërë njeri tjetër më parë', i thashë "rrofsh për idenë, tani është e imja!' Dhe ashtu duke qeshur me ngazëllim, u shkëputa prej tij dhe iu drejtova zyrës për të nisur me kërkimin."

Laura photographs her husband Ed Stafford playing with their son on a beach.

Çfarë historie deshe të tregosh nga ky vend?

"Ness, Pip dhe unë kemi motive të njëjta për eksplorimet tona - na pëlqen shumë përvoja me forcat e njeriut. Po përpiqeshim të vinim në dukje të mirat e një udhëtimi të qëndrueshëm dhe alternativ gjatë të cilit dhe sfidojmë fizikisht vetveten. "Gjithashtu dëshironim të nxirrni në pah pasojat e impaktit që ka njeriu mbi mjedisin. Lumi niste udhën e tij në pyjet e virgjëra tropikale, por teksa vazhduam gjatë rrjedhës ai kalonte në pjesë të këtyre pyjeve që njeriu i ka cenuar përmes punimeve minerare dhe prerjes së druve. Në këto vende uji bëhej nga i pastër në të qelbur - fekalet e njeriu dhe plehrat ndotnin ujërat dhe të gjithëve na dolën urtikarie dhe abscese në trup. Ishte e rëndësishme për ne që ta dokumentonim këtë sa më hollësisht të ishte e mundur."

Artikujt e lidhur
Vlogging how-to: winning vlogging tips

VIDEOBLOGIMI

Si të bëheni videoblogues

Lexoni këshillat dhe teknikat tona për fillestarë se si të krijoni një videoblog për të regjistruar pamje të bukura për kënaqësinë e shikuesve eklektikë. Mëso më shumë.

Vlogger Matt Adlard sat at a kitchen table filming a video on the EOS M50 Mark II.

VIDEOBLOGIMI

Kamerat më të mira nga "Canon" për videoblogime

Këto kamera fantastike për videobloge nga "Canon" jua bëjnë shumë të lehtë t'i jepni jetë videoblogut tuaj, me më shumë kontroll e cilësi videoje.

Laura and Ness Knight use a Canon PowerShot G7 X Mark II to film themselves in front of a tent in the jungle, inside which Pip Stewart is sitting.

Si menduat ta rrëfeni historinë?

"Të gjithë së bashku kemi diku te 150 a 160 mijë ndjekës në rrjetet sociale, ndaj dhe e dinim që kishim një audiencë të mirë që do të përgjigjej ndaj këtij hapi, por dëshironim gjithashtu të përcillnim dhe vetë emocionin tonë të pastër direkt para kamerës dhe për këtë përdorëm Canon PowerShot G7 X Mark II," thotë Laura, e cila shkruan në Instagram me nofkën @laurabingham93.

"Secilit na duhej një kamerë e vogël me vete që të mund të shkëputeshim një moment kur s'e kishte njeri mendjen dhe të filmonim atë që ndjenim në atë çast. Kjo e bëri dhe përvojën më të sinqertë se sa po të jepnim intervista përpara grupeve të xhirimit. Kamerat tona i mbanim në xhepa ose në çantat e ditës që t'i nxirrnim lehtë dhe të shfrytëzonim çdo rast për të filmuar."

Cilat ishin sfidat më të mëdha në krijimin e videove në natyrë gjatë eksplorimeve tuaja?

"Kur investohesh kaq emocionalisht dhe fizikisht në përfundimin e një sfide, harron shumë lehtë se duhet të ndalosh një çast e të nxjerrësh foto ose video. Kjo vlen sidomos për rastin tim, sepse unë vërtet desha t'ia dal mbanë kësaj sfide dhe të kthehesha pranë familjes. E pavarësisht këtyre, ne kishim shkuar në udhëtim për të rrëfyer një histori dhe për të krijuar përmbajtje jo vetëm për veten por dhe për financuesit tanë, kështu që na duhej t'i jepnim dum gjërave. Mundësia për ta nxjerrë PowerShot G7 X Mark II drejt e nga xhepi për ta vënë në çast në punë ishte thelbësore për ne, që në pjesën tjetër të kohës të ulnim kokën e të vazhdonim sa më fort e sa më shpejt të mundeshim."

Ness Knight sits on a sandy riverbank filming a vlog with a Canon PowerShot G7 X Mark II.

Cilat ishin pikat tuaja kyçe në zgjedhjen e kamerave?

"Kam vënë re se pesha që mban me vete është në përpjesëtim të zhdrejtë me se sa do të zbavitesh. Nëse ke një kamerë të vogël PowerShot G7 X Mark II me vete që arrin të nxjerrë pamje fantastike, kjo veçse e bënë edhe më zbavitës udhëtimin.

"Ne i kamerat i mbanim në çantat ditore, që qëndronin para nesh nëpër kajakë, së bashku me kremin e diellit, syzet e diellit dhe ushqimin tonë të ditës. Ato rezultuan robuste dhe rezistente, dhe i bënë shumë mirë ballë lagështisë, në dallim nga laptopi që kishim marrë me vete për të ruajtur filmimet. Nëse kishim frikë se kamerat kishin marrë shumë lagështirë, thjesht i fusim nëpër qese orizi për t'i përtharë. Na duhej të kujtoheshim t'i nxirrnim nga qeset para se të hanim oriz, por ja që funksionoi!"

A përdorej lehtë kamera?

"Për shkak të natyrës së asaj që po bënim, ishte aq rëndësishme të kishim një kamerë që të funksiononte pa shumë konfigurim nga ana jonë. Bazoheshim shumë mbi modalitetin e shkrepjes automatike, pasi s'kishim dhe shumë kohë për të ndenjur e ndërruar konfigurimet. Në modelin PowerShot G7 X Mark II, konfigurimi automatik është aq i mirë saqë nëse nuk ia ke idenë nga kamerat dhe nëse nuk ke kohë të shohësh konfigurimet për të zgjedhur skenat dhe profilet e përshtatshme, ky ka inteligjencë të mjaftueshme për ta bërë vetë gjithë këtë. Ia doli vërtet mirë me ambiente me ndriçime të ndryshme, duke ekspozuar skenën siç duhet, qoftë nëse ishim në lumë, apo nëpër shtretërit tanë të varur nën kurorat e xhunglës gjatë natës.

"Një funksion vërtet i mirë i PowerShot G7 X Mark II është dhe se ekranin mund ta kthesh për lart, që të mund ta kapësh shumë mirë veten. Ky të tregon nëse je në fokus ose jo dhe se çfarë ke në sfond. Kjo të ndihmon së tepërmi për videoblogimet dhe e bën edhe kamerën më të lehtë në përdorim kur je në lëvizje."

Adventurer Laura Bingham stands chest deep in the Essequibo River, holding a machete aloft. Photograph by Jon Williams.

Ju pëlqen rezultati pas përpjekjeve për të shkrepur foto dhe video?

"Çdo çast ishte aq intens në udhëtim saqë shumë i harruam edhe rrugës. Është thjesht e pamundur të kujtosh çdo gjë, dhe gjithmonë është ai rreziku se mos harron ato çastet e bukura aty-këtu. Tani që jemi kthyer në shtëpi, të gjitha kujtimet janë shkrirë një lloj turbullire të përbashkët, dhe është pikërisht përmes fotove që mund ta rikëndellim udhëtimin për veten sa herë që të dëshirojmë."

Cilat do të ishin këshillat tuaja për ata që mund të duan t'i rrëfejnë aventurat e tyre përmes videoblogimit?

"Nëse synimi juaj është filmoni videoblogime për rrjetet sociale, Canon PowerShot G7 X Mark II është fantastik. Është një kamerë ideale e gjithanshme për videoblogime që do t'ju ndihmojë dhe nuk do t'ju pengojë në aventurat tuaja.

"Për sa i përket përmbajtjes, mbani mend që asnjëherë nuk keni më shumë se ç duhet. Edhe kur të mendoni se keni bërë mjaftueshëm, mund të vazhdoni të eksperimentoni e të provoni me kënde të reja derisa të gjeni diçka që ju bën punë. Ndjehuni të lirë sa të kuptoni se cilat janë aftësitë dhe mangësitë tuaja dhe të kërkoni për ndihmë nëse ju nevojitet."

Shkruar nga Matthew Bowen

* Modeli Canon PowerShot G7 X Mark II është krijuar për ambiente me 0-40°C dhe lagështi në 10-90%. Funksionimi normal në kushte ekstreme nuk mund të garantohet. Këllëfi ujëdurues (40 m) WP-DC55 ofrohet si aksesor më vete.

** Videoja e spikatur në këtë artikull ndërthur filmimet e videoblogut të shkrepura nga Laura, Ness dhe Pip me Canon PowerShot G7 X Mark II me filmimet e shkrepura nga regjisori profesionist Peiman Zekavat me Canon EOS C300 Mark II, Canon EOS 5D Mark IV dhe objektiva të serisë L.

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur

"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.

Kthehu tek të gjithë artikujt