Shndërrimi i fotografive në printime të bukura që zgjasin me SELPHY CP810 është kaq i thjeshtë. I vogël, elegant dhe portativ, me një LCD të pjerrët dhe ndërfaqe që kushdo mund t'a përdorë, mund të printojë kudo nën 1 minutë.
Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon SELPHY CP810
Me një dizajn tërheqës, që kursen hapësirën, printeri portativ
fotografik SELPHY CP810 është ideal për çdo shtëpi.
Kushdo mund të printojë fotografi me cilësi profesionale në më pak
se 1 minutë thjesht duke shtypur një buton. Teknologjia e përhapjes
së bojës siguron thellësi të shkëlqyeshme dhe shkallëzimin e
ngjyrës për një pamje dhe ndjenjë të ngjashme si printimet
tradicionale laboratorike pa mundim dhe pritje. Një printim i
madhësisë së kartolinës, për shembull, kërkon afërsisht 46
sekonda.
Dizajn miqësor për përdoruesin përfshin një LCD 6,8 cm (2,7") me
një funksion të pjerrët për përdorimin dhe shikimin e lehtë.
Udhëzimet në ekran janë të thjeshta për t'u ndjekur dhe
përfshijnë ndihmë për 13 gjuhë.
Për printime të shpejta thjesht lidhni kamerën tuaj të përdorshme
me PictBridge drejtpërdrejt në printer ose futni një kartë të
kujtesës në lexuesin e integruar të kartës - të pajtueshëm me një
sferë të gjërë të kartave të kujtesës, përfshirë SDXC. Gjithashtu
mund të printoni nga USB flash memory sticks për fleksibilitet edhe
më të madh..
Pavarësisht nëse është për përdorim personal ose profesional,
Printimi i fotografisë së identifikimit ju lejon të krijoni dhe
printoni fotografi të identifikimit në madhësi standarde të
pranuara gjerësisht ose të caktoni një madhësi të personalizuar.
Printoni fotografi të identifikimit të shumta në të njëjtën madhësi
ose në madhësi të ndryshme në një fletë për të kursyer letër.
SELPHY CP810 ofron shumë mënyra të ndryshme për të ndarë kujtimet
tuaja. Mund të prodhoni printime të madhësive kartolina (148 x
100mm), L (119 x 89mm) ose karta e kredisë (86 x 54mm) në kohën
super të shpejtë.
Optimizimi automatik i imazhit dhe Skenën dhe Zbulimin e fytyrës
siguron rezultate të shkëlqyera. Ai zbulon dhe korrigjon elementët
jo të përsosur të imazhit, duke rregulluar shkëlqimin dhe ngjyrën e
skenave dhe fytyrat, ndërsa pakëson zhurmën e padëshiruar, duke u
dhënë printimeve tuaja qartësi dhe pasuri.
Printime me jetë të gjatë janë bërë të mundur falë një shtresë
speciale mbrojtëse, e cila vendoset në sipërfaqe të secilin printim
për t'a mbrojtur atë nga spërkatjet, derdhjet dhe zbehja dhe
zgjat deri në 100 vjet kur ruhet në një album.
Printoni në lëvizje në mjedise të jashtme me Paketën e baterisë
opsionale të ringarkueshme NB-CP2L (kërkon Përshtatësin e Ngarkimit
CG-CP200). Një ngarkim i vetëm jep mbi 36 printime të madhësisë së
kartolinës.
Programi kompjuterik i printimit fotografik të SELPHY ju lejon të
krijoni lehtësisht kalendarin tuaj, të zgjidhni korniza dekorative
ose të shtoni artin dhe flluska të fjalëve në printimet tuaja me
modalitetin Printimi krijues.
Zbuloni më shumë për Canon SELPHY CP810, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.
Opsione të përparuar të madhësisë për fotografitë e identifikimit
Korrigjim intelegjent
Cilësi e Canon që zgjat kohë të gjatë
Printimi në lëvizje
Printime të madhësisë së kartolinës
Printime me madhësi karte kredie
Ngjitësa me madhësi karte kredie
Printimi i mini-ngjitësave krijuese