Canon Speedlite Transmitter ST-E2

Speedlite Transmitter ST-E2

I vogël, me peshë të lehtë dhe portativ, ST-E2 është një transmetues i përkushtuar infra i kuq për të kontrolluar nga larg dy grupe të Speedlites të varur me valë. Ai funksionon gjithashtu si një llampë e ndihmës së fokusimit në dritë të paktë.

Përfitimet

  • Kontrolli i blicit E-TTL II
  • Raporti i kontrollit mbi dy grupet e bliceve
  • Sinkronizimi me shpejtësi të lartë
  • Sfera deri në 10m në mjedise të jashtme
  • Rrezja e Ndihmës AF

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon Speedlite Transmitter ST-E2

Kontrolli i blicit E-TTL II


Duke punuar me sistemin e matjes E-TTL II të blicit, ST-E2 siguron se ekspozimet e blicit me valë janë të sakta dhe konsistente në të gjitha gjendjet. Në kushtet e ndërlikuara të ndriçimit përdorni kompensimin e ekspozimit për më shumë kontroll të prodhimit të dritës.

Raporti i kontrollit


Kontrolloni raportin e prodhimit të dritës të dy grupeve të blicit për rezultate krijuese duke përdorur raportin e kontrollit të disponueshëm në ST-E2. Kontrollimi i raportit ndërmjet 1:8 dhe 8:1 për të dy grupet e Speedlites siguron një sferë të gjërë të rregullimit.

Sinkronizimi me shpejtësi të lartë


Sinkronizoni blicin me shpejtësi të shkrehësit më shpejt sesa shpejtësia maksimale e sinkronizimit të aparatit fotografik duke përdorur sinkronizimin e blicit me shpejtësi të lartë. Kjo ju lejon të rregjistroni përsëri me apertura të gjëra në dritë dite të shkëlqyeshme dhe kështu të përdorni lentat kryesore më të shpejta.

Sfera e kontrollit


Për punë në mjedise të brendshme, ST-E2 siguron një sferë pune ndërmjet 12m dhe 15m. Për punë në mjedise të jashtme, sfera është ndërmjet 8m dhe 10m.

Rrezja e Ndihmës AF


Kur rregjistroni në kushte me dritë të paktë, ST-E2 mund të lëshojë një rreze fokusimi për të siguruar rezultatet më të mprehta. Kjo rreze ndihmon fokusimin dhe mbulon të gjitha pikat e fokusimit në të gjithë aparatët fotografikë EOS.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon Speedlite Transmitter ST-E2, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

  • Canon
  • Speedlite Transmitter ST-E2