Një blic i fuqishëm për përdorim me kamerën dhe pa të. Shkrehësi i integruar me radio ofron kontrollin nga larg të ndriçimit në largësi prej deri në 30 m.
Hidhini një vështrim më të detajuar Canon Speedlite 600EX-RT
Speedlite 600EX-RT ka një shkrehës të integruar me radio, që siguron blic të besueshëm larg nga kamera në largësi deri në 30 m, edhe rreth cepave. 15 kanale të frekuencës janë në dispozicion, thjesht zgjidhni një me marrjen më të mirë për vendndodhjen ku jeni duke rregjistruar.
Përdorni deri në 15 njësi të Speedlite 600EX-RT së bashku me fotografi dramatike me shumë blice – e përsosur kur rregjistroni objekte të mëdhenj, mjedise të brendshme ose portrete. Blicet mund të vendosen në një nga tre grupe (deri në pesë kur përdoret shkrehja me radio), që mund të kontrollohen individualisht ose së bashku.
Pavarësisht nëse përdorni Speedlite 600EX-RT në kamera ose nga larg, matja E-TTL II e blicit e Canon do të sigurojë ekspozime të sakta çdo herë.
Vendosni EOS tuaj kudo që dëshironi dhe shkreheni atë me Speedlite 600EX-RT nga deri në 30 m larg. Thjesht pajiseni kamerën me një shkrehës me radio me transmetues Speedlite ST-E3-RT ose një blic të dytë Speedlite 600EX-RT për të shijuar këndvështrime dramatike alternative. Deri në 15 kamera mund të shkrehen menjëherë për rregjistrim të sinkronizuar.
Sinkronizimi me shpejtësi të lartë i blicit lejon që Speedlite 600EX-RT të funksionojë me çdo shpejtësi të shkrehësit – e përsosur për blicin e plotë në ditë me diell. Ose pse të mos përdorni blicin e perdes së dytë ose stroboskopik për efekte speciale?
Me një numër udhëzues prej 60 (ISO 100, m), Speedlite 600EX-RT është aq i fuqishëm sa të ndriçojë zona të mëdha, edhe kur drita reflektohet nga muret e tavanet. Katër bateri AA/LR6 sigurojnë rimbushjen e qetë në deri në 0,1 sek.
Drejtojeni kokën e blicit Speedlite 600EX-RT lart ose anash, që blici të reflektohet nga tavenet ose muret, për një metodë më të butë të ndriçimit të portretit. Një kokë e zmadhimit lejon që këndi i mbulimit të përkojë me lentet në përdorim, duke rritur në maksimum efektshmërinë e blicit
Speedlite 600EX-RT shijon të njëjtën shkallë të vulës që i reziston motit si DSLR profesionale EOS-1D X e Canon dhe një ekran të madh LCD të ndriçuar me pika maktriks që siguron përdorimin e shpejtë e të thjeshtë.
Zbuloni më shumë për Canon Speedlite 600EX-RT, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.