Canon Speedlite 270EX II

Filloni të eksploroni anën krijuese të ndriçimit me një blic kompakt, por përsëri të lehtë në përdorim.

Përfitimet

  • Dizajn kompakt me peshë të lehtë

  • Numri Udhëzues 27 (m, ISO100)

  • Kokë e blicit me rrotullim

  • Funksioni I varur me valë për blic jashtë kamerës

  • Shkrehni kamerën tuaj EOS me butonin Shkrehja nga Larg

  • Kënd i ndryshueshëm i mbulimit

  • Rimbushje e shpejtë, e heshtur

Veçoritë e detajuara

  • Dizajn kompakt me peshë të lehtë

    Canon Speedlite 270EX II peshon vetëm 155g (pa bateri) dhe dizajn kompakt i tij nënkupton se do të gjejë një hapësirë edhe në çantat më të vogla të kompleteve.

  • Prodhim me fuqi të madhe

    Pavarësisht nga madhësia e vogël e tij, Speedlite 270EX II ka mjaft fuqi, me një numër udhëzues prej 27 (m, ISO100), që lejon fotografinë me blic në largësi të mëdha. Matja E-TTL II me kamerat e pajtueshme jep ekspozim të saktë të blicit në të gjitha gjendjet, edhe kur drita rikthehet nga një mur apo tavan.

  • Kokë e blicit me rrotullim

    Një kokë me rrotullim lejon që prodhimi i blicit Speedlite 270EX II të rikthehet nga tavani për ndriçim të butë dhe pa hije.

  • Blic jashtë kamerës i thjeshtë për t'u përdorur

    Speedlite 270EX II mund të shkrehet nga larg përmes një kamere ose blici të pajtueshëm Speedlite dhe është aq i thjeshtë për t'u përdorur në modalitetin jashtë kamerës sa është në këmbëz, duke hapur, mundësi të pafundme të ndriçimit krijues.

  • Rregjistrimi nga larg

    Eksperimentoni me pozicione të ndryshëm të ndriçimit shpejt dhe thjeshtë duke përdorur butonin Shkrehja nga Larg për të shkrehur kamerën nga larg deri në 5 m largësi, ndërsa rregulloni ndriçimin.

  • Koka e zmadhimit

    Përshtatjuni mbulesës së prodhimit të 270EX II me një kënd të shikimit të lentës duke rregulluar kokën e zmadhimit në cilësimin 28mm ose 50mm.

  • Rimbushje e shpejtë, e heshtur

    Dy AA/LR6 bateri fuqizojnë Speedlite 270EX II, duke lejuar që ai të rimbushet në heshtje pas një shkarkimi të plotë të energjisë në 3,9 sekonda.