Kamera DSLR
Aventuara juaj EOS fillon këtu
Me rezolucionin 18 megapiksel udhëheqës të kategorisë, dizajn miqësor për përdoruesin dhe të gjithë familjen e lentave dhe pajisjeve shtesë EOS në dispozicionin tuaj, EOS 600D nuk lejon që asgjë të pengojë fotografinë tuaj.
Shikoni specifikimet e plotaSensor CMOS prej 18 megapiksel
Modaliteti i Skenës Intelligjent Automatik
Filmi HD të Plotë EOS
Udhëzues, në ekran i tipareve
Fotografim të vazhdueshëm deri në 3,7 kns
AF i zonës së gjërë me 9 pika
Ekran 1.040k pika me kënde të ndryshëm 7,7cm (3,0”)
Basic+ dhe Filtra Krijues
Kontrolli i intergruar me valë i blicit
Një sensor CMOS i madhësisë APS-C 18 megapiskel rregjistron imazhet që janë të mbushura me hollësi dhe qartësi. Një rezolucioni i lartë i tillë lejon madhësi të mëdha të printimit dhe fleksibilitetin për të prerë fotografitë për kompozime alternativë.
Një sferë ISO 100-6400, e zgjerueshme në ISO 12.800, lejon rregjistrimin me cilësi të lartë duke e mbajtur kamerën në duar në kushte të dritës së paktë, pa nevojën për blic.
Në qendër të Canon EOS 600D është një përpunues i imazhit DIGIC 4 14-bajt që siguron riprodhimin e jashtëzakonshëm të ngjyrës, shkallëzimin e butë të toneve dhe një kontroll të fuqishëm mbi zhurmën.
Skena Intelligjente Automatike analizon secilën skenë me hollësi dhe zgjedh cilësimet e duhura të kamerës çdo herë dhe gjithnjë, duke ju lënë të lirë që të përqëndroheni në atë që është e rëndësishme – fotografinë tuaj.
Udhëzuesi i tipareve në ekran të EOS 600D siguron përshkrime të shumë prej funksioneve të kamerës, si dhe këshilla sesi t'i përdorni ato në fotografinë tuaj.
Rregjistroni video HD të Plotë me kontrollin manual të normës së kuadrove, ekspozimit dhe tingullit. Teknologjia e Videos së Çastit lejon që videoklipet e shkurtër prej 2, 4 ose 8 sekonda të bashkohen në një skedar të vetëm filmi, për rregjistrim që duket sikur të jetë redaktuar në mënyrë profesionale, ndërsa Zmadhimi Digital i Filmit lejon zmadhimin 3-10x.
Nëntë pikat AF, që përfshijnë një sensor qëndror të tipit kryq, të përhapura në të gjithë kuadrin për fokusim të shpejtë, të saktë, edhe me subjekte larg nga qendra. Matja iFCL me 63 zona siguron ekspozimet e saktë kohë pas kohe.
Rregjistroni nga këndet unikë me një ekran LCD 7,7cm (3,0”) 3:2 Clear View LCD, që përmban 1.040.000 pika për qartësinë e rritur.
Teknologjia Basic+ u lejon fotografëve që të personalizojnë cilësimet automatike thelbësore sipas kushteve të ndriçimit ose të mjedisit.
Efektet e Filtrit Krijues mund të përdoren për skedarët Raw dhe JPEG pas rregjistrimit, përfshirë simulimet Aparati Fotografik Lodër, Fokusi i Butë, Miniaturë, Bardhë e Zi me Grimca dhe Syri i Peshkut.
Një kontrollues i integruar me valë i blicit Speedlite dhe teknologjia E lehtë me valë lejojnë blicin TTL jashtë kamerës pa patur nevojë për pajisje shtesë të tjera.
EOS 600D mbështetet nga sistemi i plotë: blice, shkrehës nga larg dhe mbi 60 lenta të cilave u besojnë fotografët profesionistë nga e gjithë bota.