Kompakt Dixhital

Canon PowerShot SX620 HS

Ndani fotografi dhe filmime me këtë kamerë Wi-Fi me një zmadhim të pabesueshëm 25x brenda një trupi elegant.

Përfitimet

  • Një kamerë e vogël me një zmadhim të madh që mund të merrni kudo

  • Lidhni, ndani dhe regjistroni me lehtësi në largësi me Wi-Fi dhe NFC

  • Krijoni video mahnitëse në Full HD me prekjen e një butoni

  • Kapni me lehtësi cilësinë që meritojnë kujtimet tuaja

  • Luani dhe eksperimentoni me krijimtarinë tuaj

Veçoritë e detajuara

  • Një zmadhim i madh në një kamerë të vogël

    Afrohuni me detajet mahnitëse në largësi kudo ku shkoni me këtë kamerë të vogël xhepi që përfshin një zmadhim optik mjaft të madh 25x në një trup kamere që është vetëm 27,9 mm i trashë. Regjistroni fotografi të bukura, të pastra dhe të qarta në çdo dritë falë sistemit HS dhe regjistroni peizazhe emocionuese me këndin ultra të gjerë 25 mm.

  • Lidhuni dhe ndani

    Wi-Fi* me NFC-në dinamike e lidh kamerën tuaj me pajisjet inteligjente të përputhshme me vetëm një trokitje. Përdorni aplikacionin Camera Connect për t'i ndarë krijimet tuaja në median sociale dhe realizoni autoportrete të shkëlqyera me Regjistrimin në largësi pa tela. Përdorni "Image Sync" për t'i kopjuar automatikisht imazhet e reja në shërbimet e resë kompjuterike.

  • Video mahnitëse në Full HD

    Bërja e filmave është e lehtë dhe e thjeshtë. Me prekjen të një butoni mund të regjistroni me lehtësi video të shkëlqyera në Full HD (1080p) në formatin MP4. Provoni elasticitetin krijues në regjistrimin e videove me zmadhimin optik dhe lëreni kamerën të zgjedhë automatikisht inkuadrimin më të mirë për ju falë Zmadhimit automatik. Shijoni rezultatet e qarta dhe të qëndrueshme në çdo rast falë Stabilizuesit dinamik të imazhit.

  • Cilësi me lehtësi

    Thjesht drejtojeni dhe regjistroni për të realizuar fotografi ose video fantastike me veçorinë Automatike hibride, e cila kujdeset për parametrat e kamerës për ju, dhe më pas përdorni Theksimet e historisë për të krijuar një video përmbledhëse për ditën ose ngjarjen tuaj. Një Stabilizues optik inteligjent i imazhit siguron fotografi të qarta dhe video të qëndrueshme në çdo situatë, ndërkohë që ekrani i madh LCD 7,5 cm (3,0”) ju lejon të regjistroni dhe t'i rishikoni me lehtësi.

  • Lojë kreative

    Me prekjen e obturatorit, Shkrepja krijuese realizon automatikisht 5 imazhe të tjera unike të fotografisë tuaj origjinale, ndërsa Shkrepja automatike në video shton automatikisht një ndryshim unik duke zgjedhur shpejtësi të ndryshme të kuadrove për ju. Përdorni Filtrat krijues për t'u shtuar një pamje dhe një ndjesi unike fotografive dhe skenave të videove, si Syri i peshkut, Miniatura, Super gjallëri dhe më shumë. * Lidhshmëria dhe veçoritë e Wi-Fi ndryshojnë sipas modelit dhe rajonit.

Specifikimet

  • Zmadhim optik 25x me kënd ultra të gjerë

  • Zmadhimi deri në 50x me një cilësi të shkëlqyer

  • CMOS 20.2 megapiksel

  • Filma 1080p

  • Zmadhimi automatik varet nga numri i subjekteve

  • Rregjistrimi i thjeshtë me një përmbledhje të filmit

  • Akses i thjeshtë në funksionet e Wi-Fi

  • Ndaj dhe ruaj imazhe me valë

  • NFC thjeshton ndarjen në smartfonë

  • Imazhe dhe video të qëndrueshme në çdo situatë

  • Modifikon një album videoje në mënyrë inteligjente me një prekje

  • 6 imazhe unike nga një pozë

  • Poza të shkëlqyeshme në dritë të paktë

  • Përpunim i fuqishëm DIGIC

  • Modaliteti automatik me zbulimin e 32 skenave

  • Kontrollojeni kamerën me një smartfon

  • LCD 7,5 cm (3,0")

  • Rregjistroni menjëherë filma

  • Kursimi i energjisë për më shumë poza

  • Transferoni te Canon Connect Station me një trokitje të vetme

PowerShot_SX620_HS

Çfarë ka në kuti

  • Kamera dixhitale PowerShot SX620 HS

  • Rripi i kyçit WS-800

  • Paketa e baterisë NB-13L

  • Karikuesi i baterisë CB-2LHE

  • Kabllo AC

  • Paketa e manualit të përdoruesit