Canon PowerShot SX530 HS

PowerShot SX530 HS

Regjistroni në çdo rast me detaje të mahnitshme me një kamerë me zmadhim 50x që e bën më të lehtë regjistrimin dhe ndarjen e imazheve. Provoni lehtësinë më të fundit ose përmirësoni aftësitë tuaja fotografike dhe shprehuni me kontrollin kreativ.

Përfitimet

  • Një kamerë kompakte me zmadhim 50x për çdo situatë regjistrimi
  • Rezultate me cilësi të lartë për të cilat do të jeni krenar t'ua tregoni të tjerëve
  • Lidhuni me lehtësi duke përdorur Wi-Fi me NFC
  • Regjistroni me lehtësi të gjitha shkrepjet dhe filmat në Full HD që doni
  • Eksperimentoni me modalitetet krijuese dhe kontrollin manual

Veçoritë e detajuara

Hidhini një vështrim më të detajuar Canon PowerShot SX530 HS

Kapni çdo detaj në çdo drejtim


Kapni çdo gjë nga distancat e largëta me detaje mahnitëse deri në fotot e shkëlqyera në grup dhe peizazhet mahnitëse me këtë kamerë kompakte 'bridge'. Ajo ka një zmadhim të madh optik 50x në një trup të vogël, të lehtë e që mund të merret me lehtësi kudo me shkoni.

Rezultate të mprehta në çdo rast


Falë Stabilizuesit inteligjent optik të imazhit nuk ka nevojë të shqetësoheni për dridhjet e kamerës të cilat ju prishin rezultatet. Kjo kamera përshtatet automatikisht dhe siguron fotografi të mprehta, të detajuara dhe video të njëtrajtshme kur shkrepni në zmadhim të plotë apo me kamerën në dorë në ndriçim të ulët.

Lidhuni me lehtësi me Wi-Fi


Provoni lirinë e Wi-Fi Ngarkoni fotografitë dhe filmat në rrjetet sociale drejtpërdrejt nga kamera ose transferojini ato me lehtësi te smartfoni ose tableta juaj me NFC. Përdorni aplikacionin e dedikuar për pajisjet inteligjente për të kontrolluar në distancë kamerën nga smartfoni juaj dhe provoni ruajtjen me lehtësi të një kopje rezervë në kompjuter, në smartfon dhe në renë kompjuterike me Image Sync. Kombinojeni me një "Canon Connect Station" dhe mund t'i shikoni fotot e filmimet me familjen e shoqërinë në televizorë HD, si dhe t'i ndani me lehtësi me botën në rrjetet sociale dhe në albumet në internet.

Mbani në vëzhgim subjektin pa u munduar.


Mund t'i gjurmoni me lehtësi subjektet në distancë me zmadhim të lartë. Thjesht shtypni një buton dhe "Zoom Framing Assist" e zvogëlon skenën që të mund ta rigjeni subjektin duke e zmadhuar sërish në çastin që e lëshoni. Modaliteti automatik i përmirësuar e zvogëlon kur subjekti del nga kuadri dhe ju ndihmon t'i mbani subjektet në një madhësi të caktuar paraprakisht.

Shkrepje të qartë në çfarëdo ndriçimi


Ditën ose natën imazhet tuaja do të jenë tamam ashtu siç i mbani mend Sistemi HS i "Canon" sjell rezultate më të qarta, edhe në dritë të dobët, duke e bërë më të lehtë shkrepjen e atmosferës së vërtetë të momenteve të çmuara, pa përdorur blicin apo stativin. 16.0 Megapiksel do të thotë që mudn të provoni cilësinë e jashtëzakonshme, imazhe me detaje dhe printime me përmasë posteri.

Imazhe mahnitëse me lehtësi


Shkrepja e fotove ose filmave fantastikë është e thjeshtë me Smart Auto, e cila zgjedh parametrat perfekte të kamerës - në çfarëdo skene. "Hybrid Auto" krijon një përmbledhje argëtuese filmike HD (720p) të të gjitha shkrepjeve të ditës.

Filma realistë në majë të gishtave tuaj.


Bërja e filmave është e lehtë. Me një prekje të butonit mund të shkrepni filma mahnitës Full HD në 30fps me zë stereo. Falë Stabilizuesit inteligjent të imazheve mund të regjistroni në lëvizje dhe të keni përsëri rezultate të qarta, të mrekullueshme.

Përmirësoni aftësitë tuaja krijuese


Mahnitni familjen dhe miqtë me aftësitë tuaja kreative. Eksperimentoni me dritën që hyn në kamerë duke përdorur kontrollin Manual të plotë për të përmirësuar aftësitë tuaja krijuese. Ose përdorni Shkrepjen krijuese për të regjistruar me zgjuarsi pesë imazhe shtesë të subjektit origjinal me efekte të ndryshme artistike.

Kapni gjithmonë momentin.


Jeta fluturon. Mos humbisni asnjë çast të vyer dhe shkrepni aksionin e shpejtë mahnitës me këtë kamerë tejet reaguese që vjen me shpejti të lartë shkrepjeje fotosh në seri.

Shkrepje e rehatshme, palëvizur


E ndërtuar duke patur parasysh rehatinë tuaj, mund të provoni shkrepje edhe më të qëndrueshme në zmadhim të plotë dhe të shkrepni rehat për periudha më të gjata falë kapjesë të mirë ergonomike.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon PowerShot SX530 HS, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

50x ultrazoom with ultra-wide-angle

Zmadhim ultra 50 herë me kënd ultra të gjërë

Zoom to 100x with great quality

Zgjeruar për 100x me cilësi të mëdha

Great low-light shots

Poza të shkëlqyeshme në dritë të paktë

16MP_CMOS

CMOS 16.0 megapiksel

Digic4 Plus

Përpunim i fuqishëm DIGIC

Find your subject easily at full zoom

Gjeni subjektin tuaj me lehtësi në zmadhimin e plotë

Creative Shot

6 imazhe unike nga një pozë

Steady shots in every situation

Imazhe dhe video të qëndrueshme në çdo situatë

1080p movies

Filma 1080p

7.5 cm (3.0") LCD

LCD 7,5 cm (3,0")

Share and backup images wirelessly

Ndaj dhe ruaj imazhe me valë

NFC simplifies smartphone sharing

NFC thjeshton ndarjen në smartfonë

Extra control

Kontroll shtesë

Hybrid Auto

Rregjistrimi i thjeshtë me një përmbledhje të filmit

Auto mode with 32-scene detection

Modaliteti automatik me zbulimin e 32 skenave

High-speed shooting

Rregjistrimi me shpejtësi të lartë

Aperture and shutter speed control

Kontrolli i aperturës dhe shpejtësisë së shkrehësit

Instantly capture movies

Rregjistroni menjëherë filma

Remote Shooting WiFi

Kontrollojeni kamerën me një smartfon

Transfer to Canon Connect Station with one tap

Transferoni te Canon Connect Station me një trokitje të vetme