Canon PowerShot S200

PowerShot S200

Sistem HS dhe një lente e shndritshme f/2 sigurojnë performancë mahnitëse në çfarëdo ndriçimi PowerShot S200 vendos kontrollin artistik në xhepat e fotografëve që u pëlqen të shkrepin në mënyrë kreative, dhe të ndajnë imazhet e tyre ndërsa janë në lëvizje.

PowerShot S200

Përfitimet

  • Rezultate të shkëlqyera në dritë të ulët, falë një lenteje të shndritshme f/2 dhe Sistemit HS me procesorin DIGIC 5.
  • Shkrepni një sërë subjektesh me një lente me zmadhim 5x, me kënd ultra të gjerë dhe ZoomPlus 9x.
  • Kapni imazhe të detajuara me një sensor 10.1 Megapiksel me ndjeshmëri të lartë.
  • IS Inteligjent i mban imazhet të qarta dhe filmat të qëndrueshëm, edhe kur përdorni zmadhimin e plotë.
  • Merrni kontrollin me një Unazë Kontrolli të Lentes të personalizueshme dhe metodat manuale.
  • Lidhuni me lehtësi me smartfonë me Wi-Fi dhe ndani dhe ruani imazhet tuaja
  • Shikim i lehtë me LCD të madh 7.5 cm (3.0") PureColor II G
  • Kapni imazhe mahnitëse dhe filma HD në çdo situatë me Smart Auto
  • Bëni një deklaratë të fotografive tuaja, duke përdorur Kontrollin e Shikimit të Drejtpërdrejtë dhe Filtrat Kreativë

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon PowerShot S200

Imazhe me cilësi që shkëlqyer pavarësisht cilat janë kushtet


Për imazhe me cilësi të shkëlqyer në çfarëdo ndriçimi, PowerShot S200 përdor Sistemin HS të Canon: një kombinim unik i sensorit me ndjeshmëri të lartë dhe procesorit DIGIC 5. Një lente e shndritshme f/2 dhe ISO 6400 ju ndihmon të vazhdoni të shkrepni edhe kur bie niveli i dritës, duke kapur ambientin e rastit pa përdorur blic ose tripod.

Lentë të gjithanshme


Zmadhimi 24mm 5x ofron elasticitet jashtëzakonsht kreativ. Kapini ata qiej të mëdhenj së bashku me çdo detaj në sfond kur shkrepni peizazhe, ose zmadhoni për të kapur subjekte individuale dhe afrohuni më shumë me aksionin. ZoomPlus ju afron edhe më shumë, duke rritur fuqinë e zmadhimit tuaj ndërkohë duke ruajtur mprehtësinë dhe qartësinë.

Kontroll manual i bërë i lehtë


Merrni kontrollin e imazheve tuaja me një sërë veçorish manuale dhe gjysmë-manuale. Personalizojeni Unazën e Kontrollit të Lentes të PowerShot S200 për rregullim të lehtë të parametrave të imazhit si apertura, shpejtësia e shkrehësit dhe fokusimi.

IS inteligjent


Luftoni dridhjet e kamerës dhe kapni imazhe e filma të mprehtë, të detajuar. Stabilizuesi optik i imazhit me IS Inteligjent të Canon luftojnë kundër lëvizjeve të padëshiruara të kamerës, dhe kapin automatikisht një nga shtatë metodat sipas kushteve të shkrepjes.

Wi-Fi dhe Image Sync


Lidhni dhe ndani imazhet tuaja me smartfonin ose tabletin duke përdorur Wi-Fi ose dërgojini ato direkt në site të famshme të rrjeteve shoqërore si Facebook dhe Twitter me anë të image.canon. Lidhni dhe printoni pa tela fotografitë tuaja me printerët e pajtueshëm për fotografi PIXMA ose SELPHY. Image Sync mundëson ruajtje të mirë në PC dhe site të memorieve cloud si Flickr™*

LCD 7,5 cm (3,0") PureColor II G


Një ekran LCD i madh, me cilësi të lartë me shikueshmëri të shkëlqyeshme ofron kalimin pa mundim përmes menysë, ju lejon të kuadroni dhe të shihni pozat tuaja me lehtësi dhe e bën ndarjen e tyre një kënaqësi.

I Zgjuar Automatik


Thjesht kalojeni PowerShot S200 në Smart Auto dhe lëreni kamerën të zgjedhë në mënyrë inteligjente cilësimet e duhura të kamerës për ju, duke u përshtatur në 36 skenda (21 kur shkrepni filma) për rezultate optimale.

Filma HD


Regjistroni filma HD me cilësi të lartë në rezolucion 720p, me zmadhim optik dhe tingull stereo. Një buton filmi i dedikuar lejon akses të shpejtë dhe intuitiv në kapjen e videove. Një lidhje HDMI-CEC mundëson që regjistrimi të shikohet dhe kontrollohet në televizorin e shtëpisë.

Filtra Krijues


Shtojini pamjen dhe ndjesinë tuaj një imazhi me Filtrat Kreativë të PowerShot S200. Zgjidhni mes efekteve fotografike, si Syri i peshkut, Miniaturë dhe Kamera lodër, deri në filtrat më tradicionalë Monokrom dhe Theks Ngjyre.

*Ndihma për Wi-Fi ndryshon sipas pajisjes dhe rajonit. Për më shumë informacion vizitoni www.canon-europe.com/wirelesscompacts
Ndarje Interneti direkte, Image Sync dhe Dërgo me anë të serverit kërkojnë një llogari në image.canon. image.canon nuk mund të suportohet në disa shtete ose zona. Ju lutem vizitoni www.canon-europe.com/cig për më shumë informacion.
Facebook dhe logoja F janë marka tregtare të regjistruara të Facebook Inc.
Twitter është një markë tregtare e regjistruar e Twitter Inc.
Marka FLICKR është një markë tregtare e regjistruar e Yahoo! Inc.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon PowerShot S200, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

Wide aperture

Aperturë e gjërë

5x optical zoom, ultra wide-angle

Zmadhimi optik 5 herë me kënd ultra të gjërë

9x ZoomPlus

Zmadhim deri në 9x me cilësi të shkëlqyer

Great low-light shots

Poza të shkëlqyeshme në dritë të paktë

Powerful DIGIC processing

Përpunim i fuqishëm DIGIC

10.1MP high sensitivity CCD

CCD 10.1 Megapiksel me ndjeshmëri të lartë

Steady shots in every situation

Imazhe dhe video të qëndrueshme në çdo situatë

Quick manual control

Kontroll i shpejtë manual

Share and backup images wirelessly

Ndaj dhe ruaj imazhe me valë

SmartAuto 36

Modaliteti automatik me zbulimin e 36 skenave

Enhanced strength and visibility

Fortësi dhe shikueshmëri e përmirësuar

Aperture and shutter speed control

Kontrolli i aperturës dhe shpejtësisë së shkrehësit

High maximum ISO sensitivity

Maksimale të lartë ndjeshmëria ISO

Easy image adjustment

Përshtatje e thjeshtë e imazhit

Various effects for more creativity

Efekte të ndryshme për më shumë krijueshmëri

720p movies with stereo sound

Filma 720p me tingull stereo

  • PowerShot S200

  • Rripi i kyçit WS-D11

  • Paketa e baterisë NB-6LH

  • Karikuesi i Baterisë CB-2LYE

  • Kabllo AC

  • Takëmi i manualit të përdoruesit