Regjistroni, krijoni dhe ndani jetën nga çdo këndvështrim me kamerën unike PowerShot N2. Shijoni krijimtarinë me lehtësi, regjistrimin "në çdo drejtim", imazhet mbresëlënëse dhe lidhshmërinë e lehtë me Wi-Fi - të gjitha në një kamerë minimaliste.
Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon PowerShot N2
Habisni familjen dhe shokët tuaj me aftësitë tuaja krijuese. Shkrepja krijuese regjistron me zgjuarsi pesë imazhe shtesë të subjektit origjinal në një larmi mënyrash artistike dhe të mahnitshme. Ose mund të regjistroni me lehtësi filma argëtues me efektet e ndryshme të zgjuara krijuese, për të cilat do të jeni krenarë kur t'i ndani me Filmin e shkrepjes krijuese.
Nxirrni selfin më të mirë me sfondet e bukura të shfokusuara dhe efektet e ëmbla të lëkurës me Modalitetin e autoportretit, i cili hapet automatikisht kur e ktheni ekranin deri në fund.
Bëni përshtypje me një dizajnë unik. Kjo kamerë simetrike me trup metali është shumë ndryshe me një stil ultramodern minimalist - mjaft e vogël për ta mbajtur në xhep dhe mjaft elegante për ta marrë kudo me vete.
Eksploroni këndet krijuese të regjistrimit. Falë Unazave të zmadhimit dhe shkrepjes së kamerës, mund të regjistroni "në çdo drejtim", thjesht rregulloni zmadhimin duke e rrotulluar dhe nxirrni fotografinë duke shtypur në çdo drejtim. Shikimi paraprak i pamjeve në kënde është i lehtë falë një ekrani me prekje 7,1 cm (2.8”) me anim lart 180°, i cili lejon një përdorim të lehtë dhe intuitiv me prekje.
Ditën ose natën imazhet tuaja do të jenë tamam ashtu siç i mbani mend Sistemi HS i Canon shkëlqen në dritë të dobët në mënyrë që të jetë e lehtë të kapni atmosferën reale të momenteve të çmuara pa përdorur flesh ose tripod.
Falë Stabilizuesit inteligjent optik të imazhit nuk ka nevojë të shqetësoheni për dridhjet e kamerës të cilat ju prishin rezultatet. Kjo kamera përshtatet automatikisht dhe siguron fotografi dhe video të qarta dhe me detaje edhe kur regjistroni detajet e subjekteve në largësi me zmadhimin opotik të plotë 8x ose me kamerën në dorë në një ndriçim të ulët.
Shkrepni pa mundim foto ose filma fantastik me Smart Auto. Argëtohnji me përmbledhjen e filmave HD (720p) të gjithë pozave të ditës me Hybrid Auto.
Bërja e filmave është e lehtë. Me një prekje të butonit mund të shkrepni filma mahnitës Full HD në 30fps me zë stereo. Regjistroni në lëvizje dhe shijoni përsëri rezultate mahnitëse dhe të qarta.
Provoni lirinë e Wi-Fi Transferoni me lehtësi imazhet dhe filmat te smartfoni ose tableti juaj me Butonin e lidhjes së pajisjes celulare dhe me NFC. Ose ngarkojini imazhet dhe filmat në rrjetet sociale - drejtpërdrejt nga kamera. Përdorni aplikacionin "Canon Connect" për ta telekomanduar kamerën nga celulari dhe për të përfituar kopje praktike rezervë nga kompjuteri dhe celulari me anë të "Image Sync".
Zbuloni më shumë për Canon PowerShot N2, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.
6 imazhe unike nga një pozë
Zmadhim optik 8 herë me kënd të gjërë
CMOS 16.1 megapiksel
Ndaj dhe ruaj imazhe me valë
Zmadhoni dhe rregjistroni në çdo mënyrë lart
Përkuleni për të rregjistruar lart ose poshtë
Nxirrni autoportrete të shkëlqyera
Imazhe dhe video të qëndrueshme në çdo situatë
Modaliteti automatik me zbulimin e 58 skenave
Filma 1080p
NFC thjeshton ndarjen në smartfonë
Kontrollojeni kamerën me një smartfon
Rregjistrimi i thjeshtë me një përmbledhje të filmit
Përpunim i fuqishëm DIGIC
Poza të shkëlqyeshme në dritë të paktë
Zmadhim 16 herë cilësi të shkëlqyer
Në përputhje me Canon Connect Station