Shijoni performancën e avancuar nën ujë deri në 25m me PowerShot D30 të fortë dhe të besueshëm. Ideale për çdo aventurë përjashta, është e pajisur me Sistem HS për shkrepje mahnitëse dhe GPS për të gjurmuar momentet.
Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon PowerShot D30
Kjo kamera kompakte dhe e fortë ofron performancë lider kundër ujit e cila ju lejon të shkrepni nën ujë deri në 25 m. Ndërtuar për kushte të vështira, PowerShot D30 është gjithashtu kundër rrëzimeve nga deri në 2 m¹, kundër ngrirjes për t'u përdorur në temperatura të ulëta deri në -10 °C dhe është plotësisht e mbrojtur nga pluhuri - kështu është ideale për shumicën e aktiviteteve ekstreme jashtë, nga snoubordi deri në zhytje. Gjithashtu është 'kundër fëmijëve' dhe mund t'i rezitsojë trajtimit të ashpër që mund t'i bëjnë fëmijët gjatë aventurave familjare.
Kapni poza të shkëlqyera nën çdo ndriçim me Sistemin HS - një kombinim ekskluziv i një sensori CMOS 12.1 Megapiksel me ndjeshmëri të lartë dhe një procesori të fuqishëm DIGIC 4. Sistemi HS shkëlqen në dritë të ulët - tipik i kushteve nën ujë - ndërsa metoda Nën ujë dhe Balanca e Personalizuar e Bardhësisë ju lejojnë që të rregulloni shpejt ngjyrat natyrale në thellësi, në këtë mënyrë është më e lehtë të kapet atmosfera e vërtetë ujore. Përdorni Makro Nën Ujë për shkrepje të mprehta, të qarta nga afër të botës ujore.
Shkrepni peizazhe panoramike dhe poza të shkëlqyera grupi me këndin 28mm ultra të gjerë dhe përdorni zmadhimin optik 5x për t'u afruar më shumë. IS inteligjent i mban fotografitë dhe videot të mprehta dhe të detajuara edhe në lëvizje, me zmadhim të plotë ose në dritë të paktë, duke rregulluar automatikisht Stabilizuesin e imazhit optik për skenën nga 7 modalitete.
GPS etiketon vendndodhjen e fotografive dhe videove tuaja, ndërsa funksioni Regjistrimi ndjek udhëtimin tuaj. Përdorni softuerin Map Utility për të gjetur vendndodhjet e pozave dhe për t'i ndarë ato me miqtë.
Shijoni shikueshmërinë e shkëlqyer qoftë nëse jeni nën dritën e fortë të diellit ose nën ujë duke përdorur ekranin e madh LCD me 460k pika. Par qartësi më të mirë në kushte shumë të shndritshme, Metoda e Dritës së Diellit aktivizon një dirtë LED më të fortë për ndriçim maksimal. Ekran aktiv me Kontrollin me Takim ofron shikimin e rehatshëm të imazheve dhe kur keni veshur doreza.
Përdorni butonin e filmit për të rregjistruar menjëherë filma me HD të Plotë (1080p) me zmadhimin optik, ndërsa IS inteligjent e mban rregjistrimin të qëndrueshëm. Shijoni rishikimin me cilësi të lartë në një HDTV përmes portës HDMI.
Pa mundim rregjistroni fotografi ose filma me I Zgjuar Automatik, që zbulon skenën dhe zgjedh cilësimet optimale nga 32 të ndryshme (21 në film).
Shijoni më shumë mënyra për të kapur aksinin. Bashkimi i filmave regjistron deri në 4 sekonda të veprimit përpara secilës pozë, duke bashkuar videot e ditës në një film HD shtesë. Lëvizje të ngadalësuara me Filmin me Lëvizje Super të Ngadaltë.
¹Metodat e testimit të qëndrueshmërisë së tronditjes janë unike për këtë produkt dhe nuk garantojnë për dëmtimin ose mosfunksionimin e produktit.
²Përdorimi i GPS mund të kufizohet në disa vende ose rajone. Përdorimi i GPS duhet të jetë në përputhje me ligjet dhe rregulloret e vendit dhe zonës në të cilin përdoret, përfshirë çdo kufizim në përdorimin e pajisjeve elektronike.
Zbuloni më shumë për Canon PowerShot D30, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.
Poza të shkëlqyeshme në dritë të paktë
I shkëlqyer për pishina dhe zhytje
Duron goditjet e rrëzimet
E shkëlqyeshme për ski
Etiketoni pozat dhe rregjistroni udhëtimin tuaj
Zmadhim optik 5 herë me kënd të gjërë
CMOS 12.1 megapiksel
Imazhe dhe video të qëndrueshme në çdo situatë
Përpunimi i fuqishëm DIGIC
Kënd i gjërë i shikimit, kontrast i lartë
Shikueshmëri më e mirë në kushte të ndriçimit të diellit
Takoni ose ktheni pjerrtazi për të kaluar imazhet
Filma 1080p
Modaliteti automatik me zbulimin e 32 skenave
Poza të shkëlqyeshme nga afër nën ujë
Shihni foto dhe video në TV