Fotografi të jashtëzakonshme me stil dhe filma në Full HD me lehtësi, dhe provoni ndarjen e lehtë nëpërmjet Wi-Fi dhe NFC - kudo ku ju çon jeta juaj - me këtë kamerë IXUS me zmadhim 12x, të hollë dhe elegante dhe me performancë të lartë.
Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon IXUS 275 HS
Me një model ultra të hollë që mund të mbahet në xhep dhe me një strukturë metalike elegante përpara, kamera elegante IXUS 275 HS përfshin të gjitha veçoritë që ju duhen për të nxjerrë dhe ndarë fotografi dhe filma me cilësi të shkëlqyer.
Një lente zmadhimi e fuqishme 12x me ZoomPlus 24x ju afron vërtet afër subjekteve në largësi, pa e humbur qartësinë ose detajet. Këndi 25 mm ultra i gjerë përfshin më shumë në kuadër - i përsosur për të nxjerrë fotografi të grupeve me shumë persona dhe të panoramave të gjera.
Ndani me lehtësi krijimet tuaja me të gjithë botën me Wi-Fi dhe transferojini ato me lehtësi te smartfoni ose tableta juaj nëpërmjet NFC-së dinamike. Përdorni aplikacionin Canon Camera Connect për të kontrolluar në distancë kamerën nga smartfoni juaj dhe provoni ruajtjen e lehtë dhe të sinkronizuar të një kopje rezervë në kompjuter, në renë kompjuterike dhe në smartfonin tuaj me Image Sync. Kombinojeni me një "Canon Connect Station" dhe mund t'i ndani me lehtësi fotot e filmimet në rrjetet sociale dhe albumet në internet, si dhe t'i shikoni me familjen e shoqërinë në televizorë HD.
Provoni cilësinë e jashtëzakonshme, imazhet e detajuara. Vendosini në kuadër dhe pritini fotografitë tuaja me elasticitet ose krijoni printime mahnitëse me madhësi posteri falë 20,2 megapikselëve.
Falë Stabilizuesit inteligjent optik të imazhit nuk ka nevojë të shqetësoheni për dridhjet e kamerës të cilat ju prishin rezultatet. Kjo kamerë përshtatet automatikisht dhe siguron fotografi dhe video të qarta dhe të detajuara - për çdo gjë që regjistroni.
Ditën ose natën imazhet tuaja do të jenë tamam ashtu siç i mbani mend Sistemi HS i Canon shkëlqen në dritë të dobët në mënyrë që të jetë e lehtë të kapni atmosferën reale të momenteve të çmuara pa përdorur flesh ose tripod.
Lëreni kamerën të gjejë dhe të ndjekë fytyrat në shkrepjet tuaja. Thjesht shtypni buton një Zmadhimi automatik do ta rregullojë automatikisht zmadhimin për inkuadrimin optimal të një ose disa personave në skenën përkatëse.
Krijimi i filmave të shkëlqyer është e lehtë dhe argëtuese. Me një prekje të një butoni mund të regjistroni me lehtësi filma pa dridhje në Full HD në 30 kns në formatin MP4 duke përdorur zmadhimin optik
Thjesht drejtojeni dhe shkrepeni për të nxjerrë fotografi ose filma fantastikë me opsionin Inteligjent automatik, i cili zgjedh parametrat e përsosur të kamerës për ju - sido që të jetë skena. Argëtohnji me përmbledhjen e filmave HD (720p) të gjithë pozave të ditës me Hybrid Auto.
Habisni familjen dhe shokët tuaj me aftësitë tuaja krijuese. Thjesht nxirrni një fotografi dhe Shkrepja krijuese merr automatikisht pesë imazhe të tjera të subjektit origjinal në mënyra artistike dhe befasuese.
Zbuloni më shumë për Canon IXUS 275 HS, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.
Zmadhim optik 12x me kënd ultra të gjerë
Zmadhim deri në 24x me cilësi të shkëlqyer
CMOS 20.2 megapiksel
Përpunim i fuqishëm DIGIC
Imazhe dhe video të qëndrueshme në çdo situatë
Ndani imazhet me valë
NFC thjeshton ndarjen në smartfonë
Modaliteti automatik me zbulimin e 32 skenave
6 imazhe unike nga një pozë
Filma 1080p
Poza të shkëlqyeshme në dritë të paktë
Rregjistrimi i thjeshtë me një përmbledhje të filmit
Kontrollojeni kamerën me një smartfon
Zmadhimi automatik varet nga numri i subjekteve
LCD 7,5 cm (3,0")
Shihni foto dhe video në TV
Transferoni te Canon Connect Station me një trokitje të vetme
Ruani, shijoni dhe ndani fotografitë dhe filmat tuaj nga një vend i vetëm