Kompakt Dixhital

Canon IXUS 145

Vetëm drejtoni dhe shkrepni dhe kjo IXUS e hollë, tërheqëse 16 Megapiksel me Smart Auto do të kujdeset për cilësimet e kamerës - kështu mund të shijoni fotografitë e bukura dhe filmat HD të cilësisë Canon në çdo kohë.

Përfitimet

  • Shijoni rezultatet e cilësisë Canon me një IXUS të hollë, elegant.

  • 16 Megapiksel për printime të mëdha dhe prerje të lehtë.

  • Shkrepni gjerë me 28mm ose zmadhoni deri në 16x më afër pa humbur cilësinë

  • Vetëm drejtoni dhe shkrepni dhe lëreni Smart Auto që të përfitojë maksimumin nga çdo shkrepje për ju.

  • Shikim dhe ndarje e lehtë me LCD 6.8 cm (2.7")

  • Shtojini prekjen tuaj personale fotografive me Kontrollin me Shikim të Drejtpërdrejtë

  • Kapni menjëherë të gjithë aksionin me filmat HD (720p) dhe butonin e filmit

  • Shkrepje të shkëlqyera të njerëzve falë Zbulimit të Fytyrës

  • Bëhuni kreativë me Efektet Miniaturë, Syri i Peshkut dhe Kamera Lodër

  • Për shumë poza për një karikim baterie me Modalitetin Eko

Veçoritë e detajuara

  • Kapni çdo detaj në stilin IXUS

    IXUS 145 i hollë, kompakt dhe elegant kap imazhe me cilësi mahnitëse, të detajuara që janë perfekte për printime të mëdha (A3+) ose prerje kreative - falë sensorit 16 Megapiksel dhe një procesori të fuqishëm DIGIC 4+, i cili ofron shpejtësi, performancë dhe funksionalitet më të mirë për rezultate të shpejta brilante.

  • Shkrepni larg dhe gjerë

    Shkrepni çdo moment me lehtësi duke përdorur elasticitetin e një lenteje 28mm të gjerë me zmadhim optik 8x. Afrohuni më shumë me subjektet e largëta duke përdorur zmadhimin optik 8x ose afrohuni edhe më shumë pa ndonjë humbje cilësie me ZoomPlus 16x.

  • Drejtim dhe shkrepje pa mundim

    Kushdo mund të shkrepë me lehtësi fotografi ose filma me cilësi të lartë me Smart Auto, që zbulon skenën dhe zgjedh automatikisht cilësimet e përsosura nga 32 elementë të ndryshueshëm. Shtypni butonin Automatik për t'u kthyer menjëherë tek I Zgjuar Automatik nga secili modalitet tjetër. Përdorni butonin e ndihmës për udhëzime të shpejta, të thjeshta për t'u ndjekur për të përdorur kamerën tuaj dhe funksionet e saj.

  • Kuadrim i lehtë, kontroll me Shikim të Drejtpërdrejtë

    Kuadroni dhe shikoni pozat tuaja me lehtësi dhe kënaquni duke i ndarë ato me miqtë duke përdorur ekranin LCD 6.8 cm (2.7"). Mund të eksperimentoni me cilësimet e figurës si ndriçimi dhe intensiteti i ngjyrave dhe të shikoni rezultatet ndërsa kuadroni duke përdorur Kontrollin me Shikim të Drejtpërdrejtë.

  • Filma HD të menjëhershëm me butonin e filmit

    Rregjistroni menjëherë filma me cilësi të lartë me HD (720p) me zmadhimin optik thjesht duke shtypur butonin e përkushtuar të filmit.

  • Foto të shkëlqyera për njerëzit

    Shijoni shkrepjet e shkëlqyera të njerëzve me teknologjinë e Zbulimit të Fytyrës. Zbulon shumë fytyra në një kuadër të vetëm, duke siguruar se mbeten në fokus dhe me shkëlqimin optimal. Balancimi i të Bardhës në Zbulimin e Fytyrës siguron tone natyrale të lëkurës edhe në kushte të pazakonta të ndriçimit.

  • Efekte argëtues dhe krijues

    Eksperimentoni dhe argëtohuni me një sferë të modaliteteve krijuese si Efekti i Syrit të Peshkut, Super i Gjallë ose Monokrom. Efekti i Miniaturës i bën skenat në fotografi ose filma që të duken si modele të shkallës së miniaturës.

  • Modaliteti Eko

    Kapni më shumë poza nga një karikim i vetëm i baterisë me Modalitein Eko, i cili pakëson konsumin e baterisë.

Specifikimet

  • 16,0 megapiksel

  • Zmadhim optik 8 herë me kënd të gjërë

  • Zmadhim 16 herë cilësi të shkëlqyer

  • Përpunim i fuqishëm DIGIC

  • Modaliteti automatik me zbulimin e 32 skenave

  • Filma 720p

  • Optimizon pozat e njerëzve

  • Rregjistroni menjëherë filma

  • Kursimi i energjisë për më shumë poza

  • Ndihmë e menjëhershme

Çfarë ka në kuti

  • Kamera digitale IXUS 145

  • Rripi i kyçit WS-800

  • Paketa e baterisë NB-11L

  • Ngarkuesi i baterisë CB-2LFE

  • Kabllo AC

  • Takëmi i manualit të përdoruesit