EOS R3 është programuar për të njohur makinat dhe motorët e garave, nga makinat e Formulës deri tek ato të GT dhe Rally.
© Vladimir Rys / Canon Ambassador
INFORMACIONI I PRODUKTIT
Vetëfokusimi më i shpejtë, më instinktiv në botë.¹
EOS R3 është programuar për të njohur makinat dhe motorët e garave, nga makinat e Formulës deri tek ato të GT dhe Rally.
© Vladimir Rys / Canon Ambassador
EOS R3 ofron një mënyrë krejt të re dhe natyrale fokusimi: zgjidhni një pikë AF ose subjekt për t'u gjurmuar, thjesht duke i hedhur sytë. Një gjysmëshkrepje e butonit të shkrehësit të kamerës ose e fokuson pikën e zgjedhur AF ose fillon gjurmimin e vazhdueshëm të subjektit të zgjedhur. Me pak fjalë nuk ka asgjë tjetër të ngjashme me këtë.
Kombinimi i Eye Controlled AF dhe i Focus Tracking e bën EOS R3 një kamerë mahnitëse për aksion. Po shkrepni atletikë në pistë? Thjesht zgjidhni vrapuesin që dëshironi duke e parë me sy. Shtypni butonin dhe EOS R3 do ta gjurmojë atletin, duke e veçuar nga turma. E njëjta magji mund të bëhet me gjithçka tjetër nga politikanët në konferenca shtyp, motorët në pistat e garave dhe deri dhe zogjtë në qiell.
Sistemi Eye Controlled AF kalibrohet me lehtësi dhe cilësimet e kalibrimit mund të ruhen për përdorim në çast dhe madje edhe të ndërrohen mes aparateve përmes kartës së memories. Një kamerë e vetme mund të programohet për fotografë të ndryshëm ose për të njëjtin fotograf që mban ose syze ose lente kontakti. Natyrisht, zgjedhja e pikave AF është e mundur dhe duke përdorur ose Multi Controller të kamerës ose Smart Controller tonë unik.
Shikojeni Eye Control AF në veprim teksa fotografi zgjedh motorin e dytë me sy, dhe kamera fokuson në një subjekt të ri.
EOS R3 njeh dhe sytë dhe gjurmon fokusimin për t'i mbajtur sytë të mprehtë.
Gjurmimi i fokusit ndihmon në mbajtjen e syve të lojtarit të mprehtë teksa bën goditjen.
R3 mund të gjurmojë kokoret e motorëve në kuadro prej 30fps
Duke përdorur të njëjtën teknologji AI vetëmësimi të thelluar të zbatuar tek EOS R5 dhe R6, ne e kemi sjellë AF e EOS R3 një shkallë më tej. Kamera dallon njerëzit, kafshët dhe tani edhe automjetet e sporteve motorike.
Qindra mijëra imazhe nga fotografë dhe agjenci janë përdorur për t'i mësuar kamerës saktësisht se si duket bota reale – dhe se si lëviz.
• Njërëzit. Kamera dallon dhe fokuson te sytë e subjektit që gjurmon. Nëse sytë nuk janë të dukshëm, përparësi merr fytyra në vend të tyre. Nëse asnjëra nuk është e dukshme (për shembull kur një futbollist kthehet beftas), EOS R3 i jep përparësi kokës së subjektit e në fund trupit. Kapacitet njerigjurmues i kamerës është optimizuar për gjurmim më të mirë të subjekteve që mbajnë një helmetë ose maskë – ideale për pamje spektakolare nga sportet.
• Kafshët. Qentë dhe macet njihen nga teknologjia subjektgjurmuese e kamerës, si edhe shpendët – edhe kur janë në fluturim.
• Automjetet. EOS R3 është programuar për të njohur makinat dhe motorët e garave, nga makinat e Formulës deri tek ato të GT dhe Rally. Mund dhe të diferencojë mes automjeteve me kabinë të hapur dhe mbyllur, duke u fokusuar te kokorja e pilotit kur është e dukshme. Motorët e garave njihen gjithashtu dhe edhe këtu ofrohet mundësia e gjurmimit të kokores së motoristit, duke e mbajtur në fokus të mprehtë gjatë garës.
Gjurmimi i subjekteve tani mbështetet për të gjitha cilësimet e zonës AF. Dhe falë shpejtësisë së sensorit me nivele dhe ndriçim të pasmë të EOS R3, fokusi modulohet deri në 60 herë në sekondë kur përdoret shkrehësi elektronik në 30fps, duke garantuar gjurmimin tonë më të arritur ndonjëherë AF në kamerat e Canon.
Teknologjia Dual Pixel CMOS AF II e kamerës e kthen secilin prej 24 milionë pikselëve të saj në një sensor fokusimi, që grupohen së bashku për të dhënë 4779 pika të zgjedhshme AF dhe zona të përmasave të ndryshme. Këto mund të vendosen absolutisht kudo në kuadër për mbulim 100%. Edhe pikselët që nuk përdoren për pikën e zgjedhur të fokusimit vijojnë të përcjellin informacion te motori AF Tracking i kamerës, për saktësi të pabesueshme.
Teknologjia Dual Pixel CMOS AF II në EOS R3 është sistemi më i shpejtë dhe më delikat AF në botë për kamerat me sensor kuadërplotë, me mundësinë për t'u fokusuar për vetëm 0.03sek1 dhe në ndriçim deri në min. -7.5EV.2 Ky është aq i errët sa është thuajse e pamundur të shihet përmes inkuadruesit optik dhe EVF e EOS R3 e mundëson dhe shkrepjen në këto kushte.
Kjo pozë është nxjerrë në -7.5 EV, duke treguar se si fokuson EOS R3 në prag errësire.