Canon support for Universal Print by Microsoft

Mbështetja e Canon për Universal Print nga Microsoft

Teknologji novatore printimi përmes resë kompjuterike për thjeshtësi, siguri dhe më pak infrastrukturë IT

Përmirësoni kapacitetet e Universal Print me uniFLOW Online


Stema e Microsoft365




Universal Print, e zhvilluar nga Microsoft është një zgjidhje printimi me bazë reje kompjuterike që mundëson printime të thjeshta dhe të sigurta, ndërsa redukton kohën dhe përpjekjet për IT.

Universal Print e kalon infrastrukturën thelbësore të printimit të Windows Server në renë kompjuterike të Microsoft 365 dhe ofron kapacitete robuste dhe të centralizuara në menaxhimin e printimit. Përdoret vetëm një drejtues bazë softuerik, pavarësisht modelit të printerit, ndaj nuk ka nevojë për menaxhim dhe konfigurim të drejtuesve softuerikë. Printerët identifikohen me lehtësi nga pajisjet e Windows dhe përdoruesit vijojnë të printojnë siç kanë bërë gjithmonë.

Për profesionistët IT që menaxhojnë printimin, Universal Print ofron:

  • Një zgjidhje printimi për të mundësuar kalimin në renë kompjuterike dhe mbështetje printimi për përdoruesit e Azure AD.
  • Printim i menaxhuar në rrjete me zero besim.
  • Eliminon nevojën për menaxhimin e serverëve të printimit ose nevojën për zgjidhje komplekse hibride printimi.
  • Një portal i centralizuar që mundëson kapacitete robuste menaxhimi.
  • Vizibilitet dhe statistika në printimin tuaj me raportim.
  • Të dhënat e printimit të ruajtura në të njëjtën mënyrë si të dhënat e tjera të Microsoft Office, në përputhje me udhëzimet e menaxhimit të të dhënave të Microsoft.
  • Instalim i printerëve dhe konfigurim bazë i printerëve në pajisjet e përdoruesit fundor me anë të Microsoft Endpoint Manager (Microsoft Intune).

Përfitimet e kombinimit të Canon me
Universal Print

100% Cloud 100% Cloud

100% në re kompjuterike

Krijoni një sistem tërësisht pa server dhe reduktoni kostot.

Improve IT workflow Improve IT workflow

Përmirësoni ciklin e punëve të IT

Lehtësoni ngarkesën e IT dhe të menaxhimit të infrastrukturës me një proces të thjeshtuar regjistrimi dhe një drejtues të vetëm bazë.

No end-user training No end-user training

Nuk ka nevojë për trajnim të përdoruesit fundor

Përvoja e përdoruesit mbetet e njëjta, pa qenë nevoja për trajnime të mëtejshme.

Simplify print management Simplify print management

Thjeshtoni administrimin e printimeve

Funksione të zgjeruara me uniFLOW për sigurinë, autentikimin dhe kontabilitetin.

Zgjerim i funksioneve me uniFLOW Online Express dhe uniFLOW Online

Universal Print nga Microsoft Universal Print nga Microsoft + uniFLOW Online Express Universal Print nga Microsoft + uniFLOW Online
Nuk nevojiten
serverë lokalë
100% me bazë reje kompjuterike 100% me bazë reje kompjuterike 100% me bazë reje kompjuterike
Mbështetje për Windows 10 Mbështetje e brendshme (pa softuer) Mbështetje e brendshme (pa softuer) Mbështetje e brendshme (pa softuer)
Autentikim me pajisje  Jo Po (PIN, kartë, imazh) Po (PIN, kartë, imazh)
Llogaritja Shumë bazike (3 pika të dhënash) E avancuar (60+ pika të dhënash) E avancuar (60+ pika të dhënash)
Raportim printimi/fotokopjimi/faksi/skanimi Jo Po Po
Lidhje pajisjesh në grup Jo – regjistrim individual Jo – regjistrim individual* Po – regjistrim në grup
Mac, Chrome, email,
Internet
Jo Jo Po
Secure Printing Jo Jo Po
Kontroll i politikës së printimit  Jo Jo Po
Punon me çfarëdo printeri  Jo – nevojitet firmuer i ri Jo Po – çfarëdo printeri PCL

* Universal Print nga Microsoft kërkon regjistrim të pajisjeve individuale, ndërsa pajisjet mund të aktivizohen në grup tek uniFLOW Online Express

Çlironi fuqinë e plotë të Universal Print me pajisjet Canon

Si funksionon

Mbështesni menaxhimin e printimeve në normalitetin e ri

Mësoni ekskluzivisht nga Canon, Microsoft dhe NT-ware në seminarin tonë të internetit se si Universal Print by Microsoft dhe uniFLOW Online mund t'ju ndihmojnë të printoni nga çfarëdo vendndodhjeje, drejt cilësdo pajisjeje, në çfarëdo kohe.

SHIKONI SEMINARIN NË INTERNET

Support Print Management in the New Normal

Filloni sot me Universal Print by Microsoft

Ristrukturoni kapacitetet tuaja të printimit me Universal Print by Microsoft. Mësoni se sa i thjeshtë dhe i lehtë mund të të jetë konfigurimi me pajisjen tuaj Canon, përmes këtij udhëzuesi falas.

SHIKONI DEMON

uniFLOW Online

Lidhuni më mirë dhe shfrytëzoni energjinë e resë kompjuterike me një zgjidhje të vetme të integruar. "uniFLOW Online" thjeshton menaxhimin e printimit dhe redukton kostot me inspektim, ekonomizim dhe raportim inteligjent. Punoni më zgjuar duke skanuar disa artikuj së bashku me cilësimet e prerjes dhe redaktimit gjatë skanimit n pajisje, për rezultate të përpikta.

Njihuni me përfitimet e "uniFLOW Online"

SHIKONI BROSHURËN "uniFLOW ONLINE EXPRESS"

uniFLOW Online and uniFLOW Online Express