Canon CanoScan LiDE 90

Ultra kompakt, skanim i thjeshtë

Përfitimet

  • Më i vogli në botë në kategorinë e tij me mbështetëse vertikale me kapëse

  • Ushqim USB, nuk kërkohet bllok ushqimi i veçantë

  • 2400x4800dpi*; thellësi ngjyre 48 bit

  • A4, skanim 300dpi në afërsisht 14 sek.

  • Skanoni në PC, e-mail dhe PDF

  • 4 butona EZ

  • Korrigjim automatik i imazhit

  • Softuer gjithëpërfshirës

Veçoritë e detajuara

  • Cilësia

    Një sensor 2400x4800dpi* kap detaje të hollësishme, duke siguruar imazhe gjallëruese të përshtatshëm për zmadhim dhe printim me rezolucion të lartë. Thellësia e ngjyrave 48-bit siguron riprodhim të saktë ngjyre.

  • Shpejtësia

    Skanoni një faqe A4 me 300dpi në afërsisht 14 sekonda. Ndërfaqja USB 2.0 High-Speed siguron transferim të shpejtë të imazhit në PC tuaj.

  • Konstruksioni

    Ky është skaneri më i vogël në botë në kategorinë e tij - vetëm 25 x 36.4 x 4 cm - pra ai asnjëherë nuk u pengon. Një mbështetëse kapëse lejon skanim vertikal praktik, duke kursyer akoma më shumë hapësirë. Kapaku Z me kapje të dyfishta i hollë bën që librat, revistat dhe objektet e tjera të vogla 3D të skanohen me lehtësi.

  • Funksionet

    Skanoni dokumente dhe foto direkt në PC, email ose në PDF. Krijoni dokumente PDF me shumë faqe të plotë me kërkim teksti të shpejtë.Softueri i Njohjes Optike të Karaktereve konverton tekstin e printuar duke siguruar dokumente elektronike të modifikueshme pa bezdisjen e rishtypjes.

  • Operim i thjeshtë

    Katër butona skanimi EZ ofrojnë funksionim të vetëm me një prekje. Ata janë konfiguruar që të trajtojnë punët që ju përdorni më shumë; të tilla si kopjimi, skanimi PDF ose dërgo në email.

  • Regjim shumë foto

    Skanoni deri në 10 imazhe të ndarë me një kalim të vetëm, me secilin të skeduar më vete. Multi-foto identifikon, pret dhe drejton automatikisht shumë imazhe, duke kursyer kohën dhe bezdisjet.

  • Korrigjim automatik i imazhit

    Teknologjia QARE Niveli 3 automatikisht rikthen fotot e gërvishtura, të dëmtuara ose të venitura - duke u kyrsyer orë të tëra të modifikimit manual. Softueri ScanGear mundëson kompensimin dhe ul kokrrizat.

  • Ushqim nga USB

    Ky skaner i zgjuar e merr të gjithë energjinë që i nevojitet nga lidhja e vetme USB - që do të thotë më shumë komoditet dhe më pak kabllo. Ai është ultra i lehtë dhe i lëvizshëm, për përdorim kudo.

  • Softueri

    Softueri i ardhur përfshin ArcSoft PhotoStudio, OmniPage dhe Presto! PageManager (vetëm PC). Softueri MP Navigator EX e bën të thjeshtë përdorimin e skanerit tuaj dhe kryerjen e veprimeve komplekse të skanimit të thjeshtë nga kompjuteri juaj.* shihni specifikimet