Modeli
Gjerësia
Madhësia e depozitës së bojës
Bojë 5-ngjyrëshe me pigment (përfshirë bojën MBK të re)
Bojë 5-ngjyrëshe me pigment (përfshirë bojën MBK të re)
Shpejtësia e printimit
Lidhshmëria
Përmasat (Gjer.xThell.xLart.)
Përfitoni produktivitet të lartë pa ndërprerje, ofroni rezultat teknik më të qartë dhe siguri të fortë me printerët e qëndrueshëm 5-ngjyrësh 36" dhe 44". Projektuar për korporata të mëdha, institucione qeveritare, ofruesit e shërbimeve të printimit në sektorin AEC&M.
Shpejtësi printimi lider në kategori
Saktësi e përmirësuar për vija të holla
Mundëson printim A0/A1 pa ndërprerje
Mbrojtja e informacionit delikat
Seria imagePROGRAF TX ngre nivelin për prodhimtarinë, saktësinë dhe sigurinë në printimin teknik me volum të lartë. Ndërtuar për korporatat e mëdha, institucionet qeveritare dhe ofruesit e shërbimeve të printimit në sektorin AEC&M, këta printerë mbështesin mjediset e printimit me ngarkesë të lartë. Shpejtësitë e printimit A1 lider në sektor, së bashku me një sërë veçorish që rritin prodhimtarinë, ju ndihmojnë të arrini afatin. Saktësia e përmirësuar në dokumentet teknike me bojërat e reja MBK ofron siguri të lartë në çdo printim.
Ruani vazhdimësinë e operacioneve me volum të lartë me konfigurimin me dy rula dhe shpejtësi printimi lider në kategori 3,3 ppm (A1). Kutitë e bojës me ndërrim pa fikje dhe koshi stivues i përmirësuar mundësojnë vazhdimësinë e rezultateve A0 dhe A1, ndërkohë që kalibrimi i ngjyrës së bardhë, monitorimi i kokës së printimt dhe rregullimet automatike i mbajnë në minimum printimet e gabuara.
Boja MBK e re me dendësi të lartë, kombinuar me përpunim të përmirësuar të imazhit, ofron vija të holla të mprehta dhe detaje teknike më të qarta në çdo printim, duke garantuar që vizatimet teknike, rezultati CAD dhe dokumentet GIS të plotësojnë standardet më të larta të saktësisë dhe qartësisë.
Cikël i njësuar i punës me kohë konfigurimi të reduktuar dhe menaxhim të përditshëm, falë ngarkimit automatik të materialeve me cilësime të thjeshtura të mediave dhe një panel ekrani me prekje 4,3” intuitiv për të ruajtur vazhdimësinë e detyrave. Mjetet e dorëzimit të punës pa pagesë, siç janë Direct Print Plus dhe PRISMAproduce Tech ofrojnë shqyrtim me cilësi të lartë për të ndihmuar në minimizimin e printimeve të gabuara.
Duke filluar nga komunikimet e përmirësuara të enkriptuara dhe printimi i sigurt me kod PIN e deri te procesi i avancuar i vërtetimit dhe fshirja e sigurt e diskut, seria imagePROGRAF TX ofron nivelin më të lartë të mbrojtjes për dokumentet, pajisjet dhe rrjetin tuaj.
Përfitoni efikasitetin e energjisë ndërsa arrini objektivat e prokurimit të qëndrueshmërisë dhe nuk humbni në performancë. Ndërtuar me 25% plastikë të ricikluar, 5% metal të ricikluar dhe paketim pa EPS, imagePROGRAF TX-3300 dhe TX-4300 janë të certifikuara nga EPEAT1
Shpejtësi lider në kategori për printim të vazhdueshëm.
Zëvendësimet gjatë punës bëjnë të mundur ndryshimin e depozitave të bojës gjatë printimit. Shkëmbim i shpejtë i medias dhe reduktim i printimeve të gabuara me kalibrim të ngjyrave, monitorim të kokave të printimit dhe rregullim automatik.
Boja e re MBK me dendësi të lartë, kombinuar me përpunimin e përmirësuar të imazhit, ofron vija të holla të mprehta dhe detaje teknike më të qarta në çdo printim, për standardet më të larta të saktësisë dhe qartësisë.
Bojë e re me pigment e zezë mat, e zezë, e kaltër, e verdhë dhe rozë.
Zgjedhje mes depozitave të ndryshme të bojës për të mbështetur kërkesën e printimit me volum të lartë
Ndërfaqe praktike e ekranit me prekje 4,3”, ngarkim automatik i materialeve me cilësime të thjeshtuara të materialeve dhe softuer pa pagesë i dorëzimit të punëve për të minimizuar printimet e gabuara.
Mbështet Apple AirPrint dhe IPP Everywhere, për printim me lehtësi nga pajisjet e Apple dhe ChromeOS. Kjo garanton printim pa drajver në telefona, tabletë dhe kompjuterë.
Mbron të dhënat e ndjeshme me printim të sigurt, brenda hapësirës ruajtëse të printerit dhe gjatë dorëzimit të punës, përmes protokolleve të avancuara të autentikimit dhe enkriptimit.
Stivim skicash A0/A1 CAD për printim të pandërprerë.
Printer efikas në energji me përdorimin e materialeve të ricikluara dhe paketimin pa EPS.
Bëni një udhëtim ndërveprues me ekspozitën virtuale të imagePROGRAF me anë të funksionit të demonstrimit. Mësoni rreth risive të Canon të integruara në printerët tanë të formatit të madh.
Zgjidhni gjithnjë bojëra origjinale Canon LUCIA në vend të bojërave jo të Canon. Mos bëni kurrë kompromise me cilësinë e printimeve.
Një aplikacion i fuqishëm i ciklit të punës dhe një mënyrë e përshtatshme për përdoruesin për të krijuar grupe dokumentesh prej dhjetëra skedarësh dhe për t’i dërguar ato lehtësisht në printerët tuaj plotWAVE, colorWAVE dhe në një përzgjedhje printerësh imagePROGRAF.
Një softuer inteligjent dhe produktiv i dorëzimit të punëve, i projektuar për të integruar printimin e skicave CAD dhe dokumenteve PDF, duke ofruar përpunim të shpejtë dhe të saktë, si dhe ndërfaqe përdoruesi lehtësisht të përdorshme.
Mblidhni të dhëna të detajuara si llojet e medias, përdorimi i bojës dhe datat e printimeve përmes një mjeti të fuqishëm monitorimi, i cili ju ndihmon të gjurmoni dhe menaxhoni me lehtësi kostot e printimit.
Një softuer intuitiv i projektuar për t'i mundësuar përdoruesit kontrollin e faqosjeve. I përkryer për profesionistë që punojnë me skicat CAD ose me imazhe krijuese në format të madh, pasi e integron procesin e përgatitjes së printimit me precizion, fleksibilitet dhe efikasitet.